Servil me të huajin, kapadai me kosovarin

20 Korrik 2017, 11:43Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Ndoshta nuk u ka rënë në sy. Ndoshta është bërë situatë aq e zakonshme, sa nuk bën më përshtypje. Ndoshta jemi shndërruar. U bënë disa javë që mediat ngazëllehen nga rrëfime të ndonjë të huaji që shkruan në blogje se sa mirë ia ka kaluar në Shqipëri, sa pak paguhej, sa të virgjëra i kishim vendet etj.

Rrëfime të tilla që gjen kudo, edhe kur njerëzit shkojnë në Kongo, Bangladesh a Kirgistan. Do kënaqesha më shumë sikur të shkruanin se çfarë ofrojnë shqiptarët dhe jo natyra, por gjithsesi tani për tani mjaftojnë që ndonjëherë shkruajnë mirë. Nuk do të qëndrojmë tek ata-ato që shkruajnë, për një, dy, apo tre ditë që kanë kaluar në vendin tonë sa për të hedhur një sy; do të doja që të paktën një prej këtyre shkrimeve të niste: “ishte hera e dytë që kthehesha në Shqipëri…”

Nejse! Nuk më vret qëndrimi dhe sjellja jonë gati gati e përulur, servile as që diskutohet, ndaj këtyre blogistëve, apo udhëtarëve. Jo, aspak. Më vret surrati ynë i dytë. Nuk e përdor dot fjalën fytyrë. Ajo sjellja jonë karshi shqiptarëve të Kosovës. Një dikush shkruante: “Mos hajdeni se na bëni pis plazhin”. Për kosovarët. Një tjetër i mbante ison diku tjetër: “Këta janë si tufat”. Dikush në një vend tjetër: “Fshatarët e pagdhendur…”, e plot të tjera. Ishin në të njëjtat vende, ku pak më sipër komentohej plot ëmbëlsi, dashuri e pekule një amerikane se kishte shkruajtur që në Shqipëri haheshin prodhimet e detit shumë lirë. Një kontrast kaq i rëndë në ndyrësinë e tij.

Më kujtohen kosovarët pas luftës, pasi vendi u çlirua. Vinin në rradhë të gjata në “nanën Shqipni” për të pushuar. Pa ankesa. A e dini se cila ka qenë fjala më e përdorur në Durrës përgjatë viteve 2000-2005? “I rrasa”. Po, po. Dhe përdorej për kosovarët kur i fusnin familje-familje, nga gjashtë-shtatë persona në ca dhoma ku s’kishte energji, uji me orar, e gati asnjë orendi. E mbani mend situatën energjitike në ato vite? E pra, shqiptarët e Kosovës nuk ankoheshin. Nuk mund ta kuptoj ç’ndjenin këta njerëz që pranonin ato kushte, veç të rrinin e pushonin në Shqipëri?!

Çfarë malli a halli i shtynte? Çfarë dashurie? Ata vazhdonin me stoicizëm, vit pas viti, të vinin në vendin tonë, të derdhnin paratë pa marrë asnjë shërbim dhe të ktheheshin andej nga erdhën, duke marrë me vete edhe të qeshurat tona tallëse. Madje pa harruar të thoshin përherë: “Nana Shqipni!”. Ne nuk i falënderuam kurrë. Ardhja e tyre masive, verë pas vere, pushimet në Shqipëri, atëherë kur vendi ynë sapo kishte dalë nga shkatërrimi financiar, kërkesat minimale të tyre, mbajtën në jetë minibizneset familjare në bregdetet shqiptare. Një fije oksigjen edhe për vetë Shqipërinë. Turizëm patriotik u quajt. Do ta quaja heroik…

Sot e kemi kapur veten. Presim amerikanen e rradhës që pasi ka vizituar gjithë Mesdheun; vjen e kalon një ditë edhe në një vend që quhet Shqipëri, për ta hedhur si shkrim interesant në blogun e saj, njësoj si herën e parë kur pa luanë në Afrikë. Dhe ne egzaltohemi pa masë. E nga ana tjetër, shtyjmë me këmbë atë familjen kosovare që ka 15 vjet që vjen në bregdetin tonë, duke harxhuar pa hesap, veç të jetë në dheun e “nanës Shqipni”. Por sigurisht që një ditë edhe ata do të mërziten prej nesh, teksa lexojnë përditë e përherë këto fjalët tona të idhta e të pavendtta, e shohin këto mediat tona që nuk ua presin hovin të paditurve të tillë, që barazojnë dy lëkurë bananesh të hedhura në rërë, me 200 euro që harxhon në ditë ai kosovari.

Dhe mos kujtoni se në terren situata është më e lehtë. Është akoma më e rëndë… Më e pakta të kuptojmë më të thjeshtën: amerikanë, evropianë, aziatikë vijnë e ikin, kosovarët janë tanët dhe po ikën ata, turizmin dhe bregdetin nuk e mbajnë dot veç drejtorat e Tiranës dhe skifterat e Laçit. Të mos bëhemi hipokritë. Nuk krahasohemi dot as me Greqinë, as me Kroacinë, as me Malin e Zi. Nëse do ishte kështu, edhe tek ne do vinin miliarderët, por vijnë vetëm aventurierët me çanta shpine. Ndaj mos i ofendoni kosovarët. Mos u tregoni kapadainj me ta. Mirënjohja është falas.

42 komente në “Servil me të huajin, kapadai me kosovarin”

  1. Lugati says:

    ate qofte hallall buka qe ke honger.,artikull i dobishem me edukate ..pa ofendu njeri vetem kritika te pranueshme..bravo edmond

    1. DinPak says:

      E para, ky nuk eshte artikull per tu botuar ne gazete, ky dhe te tjere diskutime te kesaj natyre. Shume shume, keto lloj opinionesh dhe percmimesh midis krahinash te ndryshme, jane llogje dhe biseda tavolinash, dhe egzistojne ne cdo vend te botes, por asnjehere nuk behen tema te rendesishme per artikuj e kryeartikuj gazetadh si ketu tek ne. Ky eshte treguesi me I qarte I degjenerimit te shtypit shqiptar.

    2. zuzari says:

      AI Berat Buzhaa eshte koqe, po i vuri prape shqiptaret ne sherr.
      Ne lidhje me shkrimin me duket dhe sentimental dhe larg realitetit.
      Eshte e vertete se kosovaret nuk jane ankuar, por ne u a\ofruam gjithmone cfare kishim dhe ata moren cfare patem ne. Si e tha dhe Mero Baze dhe Buzhala, nuk erdhen ketu per patriotizem, por sepse ishte lire. Ndaj dhe sot vazhdojne e vijne, sic do lloj turisti tjeter, per shakk te cmimeve. Ajo llappa e bukur, Sonila, tha qe iken jashte shtetit per pushime se ketu eshte skandal, por ama nuk eshter tradhtare, kushdo i harxhon paret ku i do qejfi. Nese ka shqiptare, kosovare apo te huaj qe vijne ketu u duhet thene nje falemendrit, por jo kaq mirenjohje sa pershkruan artikullshrkuesi, s ei mbetet te provojme tezen e tij, qe qenkemi servila ndaj dikujt qe shkruan per ne.
      Per kosovaret, pervec shume gjerave pozitive qe kemi mesuar prej tyre, duhet te pranojme qe vijne me disa zakone qe ne kemi nja 30-40 vjet qe i kemi lene pas. Te besh kafene ne mes te reres, te hash 3 here ne dite groshe apo ku di une cfare, nuk eshte ndonje motiv krenarie. Disa komentues i vene ne dukje keto dukuri dhe thone qe kosovaret e bene plazhin pis. Jo te gjithe, ka shume njerez nga Kosova qe jane dhe me te kulturuar se ne, ashtu sic ka dhe koqe e krykoqe si puna e Buzhales qe thote se vangjushi i Durresit duhet te pyese Kosovaret nese autobuzet me turiste duhen lejuar te hyjne ne plazhe apo qytet. Ky o Edmond kerkon jo qe t’i behesh servil, po t’i lash edhe kembet, sic ndoshta vete ben me ata qe a paguajne. Si perfundi, eshte nje debat i hapur artificialisht nga Buzhala & Co. Kosovaret, serbet, kinezet e kushdo qofte lete vije ne plazh ne Shqiperi dhe mos te shkruaj neper blogje per Shqiperine, por ne i bejme rregullat se ku parkohet, ku flihet dhe ku behet kafeja. Kujt nuk i pelqen, udhe e mbare..bota eshte e madhe.

  2. mira says:

    Nuk duhet pergjithesuar. Te dy palet duhen mes veti. Keto spica i fusin ca gazetare si Berat Buzhala ne Kosove e ndonje tjeter ketu tek ne dhe pastaj tarallaket e pa arsimuar nga qefi se kane mesuar te perdorin fb argetohen ne kete menyre. Ne jemi nje popull dhe kush nuk e di kete. Arritjet e Kosoves jane dhe arritjet tona e anasjelltas.

  3. Faro says:

    Ti shkrues tregou vete shqiptar ne rradhe te pare. Keshtu i sherben me mire Shqiperise dhe Kosoves bashke.
    Me kete neveri qe paske per vendin tend, na trego se ose je akoma ne moshe feminore ne njohjen e vendit tend, ose je ze perforcues per ato qe gjoja kritikon

  4. Taqka says:

    Ooo shoku , të them të drejtën lexova 1/4 E shkrimit tend dhe e lashë fare.
    Me shkruan për kosovarë e të huaj qe vizitojnë kete vend. Pjeserisht ke te drejte. Pjesërisht. Pse ?
    Shumë kanë të drejtë për shqiptarët e kosoves. I kam parë vete, zënë vendin në plazh si bagëti, ca lahen me rroba, hanë e hedhin mbeturinat perreth vendit qe jane ulur ! Ne fakt kur shikon rrethin e plehrave ne rërë, e kupton direkt se aty kane qene plazhiste nga kosove ! Por, me e keqja eshte se lahen e dhjesin ne det ! ( nuk them se të gjithë janë njësoj)

    Të huajt, vijnë, bëjnë qejfin e tyre duke u përmbajtur rregullave, pa bërë rrëmujë e plehra e pa dhjere ne det !

    Tani është e drejtë që njerzit i shajnë? Natyrisht që jo ! Këtu hyn në punë policia bashkiake që ty shpjegojë rregullat e vendit ë të shpërndajë gjoba në rast shkelje !
    Mënyra se si disa gazetarë përpiqen ta transformojnë këtë fenomen në nje fare mospranimi publik të kosovarëve në shqipëri, është e gabuar.

    1. lapi says:

      Edhe uns si ty mendoja mo Taqka por kur ti si shtet nuk vendos asnje banje publike ne gjithe vijen bregdetare mos prit qe tjetri te permbahet. Ne itali per struktura te ngjashme me plazhet tona ke me norme 1 banjo per 20 cadra keshtuqe nuk e ka fajin ai qe vjen nga kosova apo ne tjeter vend. Tema tjeter jane mbeturinat, sa kosha plehrash ke vendosur per cdo 20 cadra? Shume shpesh asnje kosh nuk ke vendosur, keshtuqe ca faji te ka ai nga kosova apo maqedonia apo shqiperia se je shtet pa organizim me kryetare bashkie (ky i durresit) qe jane mafioze e injorante…

    2. Emigranti_Boston says:

      Avash o Taqi! Jeni brumosur me shkrimet lavdi-thurese te kohes se xhaxhit dhe nuk pranoni kundershtime. Nuk quhet sukses turizmi “low-cost”. Puna eshte qe turisti te kaloj 2 jave dhe te rikthehet. Dhe me turist nuk i referohem vetem shtetasvet e huaj, por dhe atyre vendas. Normale qe i duket lire 8 euro pjata se gjetke e paguan trefish a katerfish me shume. Mos krahaso rrogen e nje amerikani me ate te nje shqiptari. Te parit i duket shume lire, por te dytit i duket shume shtrenjte ( edhe amerikani po te fitonte 250 usd ne muaj ashtu do i dukej). Po mire tani tallni kosovaret, po kur t’ju lene shendetin ata, ke do tallni? Me duket se e keni harruar veten para 30 vjetesh qe merrnim ne plazh dhe tenxheret me gjelle. Eh sa shpejt i heq njeriu nga kujtesa gjerat qe nuk i pelqejne….

      1. eka semi says:

        Tenxheret me gjelle jane shume mire. Ke patur Elbasanllinj – 2 ore me tren larg – qe nuk kane shkuar KURRE ne bregdet, kurre, edhe pas 1990.

    3. klodi says:

      Taqka ti qenke komplet idiot.

  5. Adi says:

    Plotesisht dakort me shkrim. Gazetat qe publikojne komente duhet to shikojne komente ofenduese dhe to blolojne para se ti publikojne. Eshte skandal se si fyejne e ofendojne njerzit ne portalet shqiptate.

    1. seaside says:

      Shkrimi ka parasysh, pervec gazetave, opinionin e pergjithshem te bizneseve te bregdetit. Eshte shume i sakte, ne jemi kapadai me shqiptaret e Kosoves. Eshte e cuditshme pse.

  6. dyli says:

    bukur shkurt dhe sakte

  7. romeo says:

    SHKRIM SHUME I DREJTE

  8. Fiamuri Arberit says:

    Nje shkrim shume domethenes dhe objektiv.
    E pergezoj z. Arizaj per guximin…

  9. Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë. says:

    Një shkrim i vonuar do thosha.Pavarësisht se këta persona janë minorancë,fjalët e tyre të shkruara vrasin shumë,vrasin ndërgjegjen,zhgënjejnë mijra të rinj e të vjetër nga vëllezërit tanë të përtej kufirit,të cilët na imagjinojnë si vëllezër,po aq të kulturuar sa ata.Populli ka një shprehje:”I ligu të shan”Në shumicën tonë jemi pa kulturë,injorantë dhe pjesa tjetër që dua të besoj se është më e paktë,jemi të liq,gjak prishur që kemi humbur çdo normë mirësjellje.Injoranca nuk na lë të shikojmë.Nuk jemi në gjëndje të kuptojmë se Dardanët janë shumë e shumë më tepër të kulturuar se sa ne.Kjo nuk mund të mohohet.Dhe kjo ka shkakun e vet.Ata e panë botën,civilizimin shumë më herët se sa ne.Në Kosovë u rritën artistë me famë botërore si Bekim Fehmiu.Ata ishin në europë kur ne ishim të rrethuar me tela me gjëmba.Ata jetonin më mirë,hanin më mirë,visheshin më mirë se ne.Dhe ne që e jetuam atë kohë e quanim me fatë dikë që kishte një të afërm nga Kosova a Maqedonia e kishte mundësi të mbante një orë dore ose një këmishë najloni.Është vërtetë për tëardhur keq kur lexon shkarravina të tillaharbutësh injorantë.

  10. Drenica says:

    Te lumt pena o i nderuar!
    Une qe nga perfundimi i luftes vij rregullisht ne bregdetin shqitar jo pse skam mundsi me ban diku tjeter pushime por e dua vendin tim edhe pse jame nga veriu i shqiperis Drenice. Tash e 30 vite jetoj ne Skandinavi dhe kame mundsi ku du ne bot me ban pushime por qe nga perfundimi i luftes pushimet i bej atu ku i thuhet bukes buk e ujit uji.
    Me daten 11qershor mbrrijta me makin nga skandinavija ne shengjin dhe kisha nda mendjen me pushu se paku 10 dit por per fat te keq u detyrova me ik ne diten e 4 sepse ku une qendroj ne diten e 3 ne mesdit shkoja ne hotel kur kthehem pas dreke qadren time dhe te gras me kishin nxan 3 djem diku rreth te 30 u them ky eshte vendi im sepse atu ishin peshkirat ata ma ktyen oooo komandant a spo te nxan shengjini a? gruaja afrohet qe ti marr peshkirat dhe te vendosemi dikun tjeter ata e kercojn dhe fyejn nje grua mbi te 60 .
    Ika ne Kosove me pyten familjaret pse kaq pak nejte ne deti u thash se isha merzit shume per ju dhe nuk tregova per arsyen e vertet.
    Pas 5 ditesh kthehem prap ne Shqiperi ne Elbasan ne Lligja kalova super mire jo me kushte por me pritje vllezrore atu qendrova 9 dite pastaj shkova ne Durres edhe atu u knaqa sepse kisha edhe niq vendas .
    Kurr nuk ja kthej shpinen vendit qe e dua me se shumti ne bot.

    1. alba pride says:

      Sa mire qe je kthyer dhe qe ke kaluar mire ne Elbasan dhe Durres! Fatmiresisht ka njerez te mire kudo, edhe pse shembulli keq te vret shume.

  11. Mik says:

    Nje kendveshtrim brilant.
    Gjithashtu dihet : ” Urrejtja ” per shqiptaret e Kosoves, nuk asht ne natyren e shqiptareve te Shqiperise, por e manipuluar.
    Ndryshe nuk spjegohet opinionet qysh ne kohen e komunizmit :: Shqiptaret e Kosoves jane te ndyre, Camet te pa bese e shqiptaret e Maqedonise te trashe !
    Shyqyr qe paskan mbet vetem shqiptaret e Shqiperis te “rregullt ” ! cudi pra, pse bota i njeh shqipetaret e Shqiperis si ma negativ se te Tjeret ?!

  12. Phoenix says:

    Titulli i ve vulen. Duhet te na vije turp.

  13. fredi says:

    TI OR njeri nje faqe gazete je keputur nga dhimja qe SHQIPTARET nuk po i japin respekt kosovarve dhe i jep nje fuqi atdhedashuris per nonen SHQIPRI , por per vete i thur lavdi grekut malit zi dhe te tjerve dhe vetem shan fyen SHQIPRIN e SHQIPTARET , po ik or injorant o idjot se turizmi esht njelloj per te terne nuk po pyesim per njeri tjetrin ktu perbrenda vendit , ti na qenke prekur se nuk rrespektojm kosovaret ,çfar ti bejn kosovarve ti mbajn gratutit pa lek per pushime apo ti fusin neper hotele lluksoze me 10 dollar nata , kosovaret erdhen ne SHQIPRI JO PER PATRIOTIZEM O KAQOL POR GJETEN NJE VEND QE ME 200 EURO BEJE VAKONSA NE AT KOH , PO TANI KAN NDRYSHUAR GJERAT , KOSOVAREve PO QE QE I BIE SHTRENJT LE TE SHKOJN NE BUDVA , NUK MBAHE TURIZMI HQIPTAR ME KOSOVARET mbushu me mend dhe mos na trgo laçin ti kokrra legenit se jemi gati 2 milion SHQIPTAR te shqipris jasht shtetit trap , kosovaret jan shtet ne vete me hymn dhe flamur me vete dhe jan njesoj si te tjeret ne biznes , ne jemi ne vendin ton dhe nuk kemi pretendime ti je prekur se do privilegj tek kosovaret ik or njeri bej nje pun tjeter se nuk je per gazetari ti ,

    1. Shqiptar si ty says:

      Booo cfare gjuhe…cfare llogjike e varfer. Pikerisht per sojin tend e ka fjalen shkrimi.

      ‘Nuk mbahet turizmi shqiptar me kosovaret’?!?! Pse me cfare mbahet?

  14. Gerse says:

    Ma mir s’ke fol…

  15. GK says:

    Te lumte penda ,dhe shpirti qe flet me shume miresi e dashuri. TE FALEMINDERIT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  16. alphade says:

    Z.”drenica” , ne plazhet e botes jo shqiptare nuk ju lejojne 10 veta ne nje
    dhome,as te merrni me vete speca te mbushura e turshi dhe te blesh
    vetem shalqi e lekurat t’i hedhesh ne plazh ,as te hash buke ne hotele,
    ndersa ne Shqiperi i ke keto mundesi ,prandaj mos e hiqni veten qelibar
    dhe shqiptaret e Shqiperise,si ” me negativ se te tjeret” , sic na thote ” miku”
    Kam pershtypjen se te gjitha keto qe shkruajne jane shqipfoles por jo shqip-
    ptare ! Me keqardhje !!

    1. Toni KS says:

      Je i lire te sillesh si snob, por nuk ke te drejte te perqeshesh apo t’ua ndalosh atyre qe nga gjendja ekonomike nuk jane mire (qofte nga Kosova, qofte nga Shqiperia) qe te shkojne ne ca dite ne det. Bile keto “ankesa” qe ti kinse i paske, i kane per turistet kudo, jane universale pra. I kane , francezet per holandezet, malazezet per serbet, kroatet per ceket etj. Eshte thjeshte ne natyren njerezore qe turisti kerkon te beje pushime sa me lire e pronari i restoranit te shese sa me shume shujta. Keto gjera fare mire i rregullon ekonomia e tregut, kerkesa dhe oferta dhe nuk ka nevoje per snobizem dhe fyerje.

      P.S. po tregoj nje ndodhi qe me nje njeri te moshes se mesme nga rrethi i Elbasanit te ciline e takova ne plazh te Golemit para ca viteve. Ai me pranoi se ishte hera pare qe vinte ne det edhepse jetonte 2 ore me tren larg plazhit. Me tregoi se kur ishte i vogel e kishte lutur shume babain e tij qe ta sillte ne det, por nuk e kishte sjellur. Me tha se i admiron kosovaret pse ne det vijne me gjithe familjen dhe e bejne nje event familjar. Me cuditi te them te drejten, sepse per neve eshte krejt normale qe ti marrim familjet tona me vete dhe do te ishte teper egoiste qe te vinim pa ta.

  17. Haka Tekizoti says:

    Në të dy anët e vijës që na ndan ka pyje dhe pyjet kanë derrat përkatës. Përçmonjësit dhe komentuesit negativë të anës këtej janë pasuria derrore e pyllit tonë, plehraxhinjtë që përfliten nga komentuesit e këtejmë janë kolegët e tyre të andejmë. Shkrimi është i drejtë për këto pakica. Përgjithësimi tej këtyre është teprim emocional, nëse jo dashakeq.

  18. lari says:

    Respekte per autorin e shkrimit. Sa per kosovaret, personalisht mendoj se po turqizihen dhe arabizohen perdite e me shume. Per ta feja e ahqiptarit eshte muslimanizmi sunit jo Shqiperia.

    1. tironsi ne prishtin says:

      Kur ke qene per here te fundit ne Kosove dhe te kesh ndenjur TE PAKTEN nje jave?!?! Se une jam vete tirons qe jetoj ne Prishtine qe 2002. Une vete nuk e shoh as turqizimin as arabizimin…

      1. Fiamuri Arberit says:

        Mendoj se “lari” ka pak te drejte. Por nuk jane vetem shqiptaret e Kosoves qe po turqizohen dhe arabizohen, e njejta gje po ndodhe edhe me Shqiperine, edhe pse ne mase me te vogel.
        Pasi qe jeton ne Prishtine dhe nuk e ke verejtur kete ndryshim , lexoje kete shkrim dhe, ndoshta mundesh edhe t’i besh nje vizite kesaj lagjeje:
        https://www.reporter.al/muslimanet-e-devotshem-ndryshojne-fytyren-e-nje-lagjeje-te-prishtines/

  19. Ndue says:

    Nje thenje popullore cifute thote: Edhe pluhurin e kepeceve sikur te me leri klienti une jam ne rregull.
    Shpjegimi: Klienti le te futet ne dyqan e mos te blej asgje…por vec se futet,pronari del i fituar.
    E kete e thone ata qe shpiken “lekun” e ata qe kontrollojne akoma boten sot.

    Sa per disa qe thone se keta turistat kosovar jane te piste e keshtu me radhe….
    S’ma ha mendja se jane me te piste se ata qe dalin me gomar e shisin “fruta” nga nje cep e der tek cepi tjeter…apo harrova,bajgat e gomarit jane ekologjike!
    S’jane me te piste se ndotja akustike qe behet kastile nga “gjitoni” i plashit…sepse ti ke me shume klente…a harrova kenget shqiptare qe degjohen jane te pa-kuptushme sidoqofte,me atoporlantat ne fund apo gjysem te ngritur.
    Plazhi,rera ku jane “shazllonet”(ndenjeset ne shqip) eshte ne kushte higjenike alarmate…a harrova,qeset qe hedhin kosovaret e kane fain…se muti i tere vitit dhe inertet qe hedhin vete vendallinjt nuk ka problem…eshte mut vendalliu e nuk ndot,nuk vjen ere me pak fjale.
    Nejse ka shume gjera…po e le me kaq.

    Meqenese jam marre pak me turizmin po ju them: nje qytet shume i degjuar per turizmin e tij…aq i degjuar sa te ardhurat per fryme ne ate kohe ishin me te lartat ne bote.u habiten edhe vete studjusit kur sepse ata kishin filluar studjimin duke ditur se katari do ishte sigurisht i pari.katari doli i dyti.
    Keta qytetaret filluan te ankoheshin per turistat e u moren trute ere e thoshin:s’kane ku te vene duan s’duan ketu do vine.Ka me shume se 30vjet dhe ata nuk kane arritur dot as 2% te numrit te pushusve qe i vizitonin.Te mos ngaterrohemi…kushtet,natyra,bukurija jane akoma aty…por turisten s’jane me aty.
    Kjo vlen me shume per”jugun” por edhe njecik per aderjatiksat.

    1. Wendy B says:

      E ke pershkruar realitetin @Ndue, ashtu si eshte. Kto jane ato qe peshperisim, po nuk i themi me ze te larte.
      Jemi sh larg akoma qyteterimit dhe edukates europiane.

  20. Malo says:

    Shkrim i nevojshem.
    Duhet me shume kujdes per pushuesit Kosovare dhe emigrante se ata jane si pune jabaxhinjesh.
    Duhet kujdes nga shteti, privati dhe cdo kush. Kjo ne vetvete rrit ekonomine dhe na ndihmon te gjitheve. Pastaj cfar humbasim nga miresjellja dhe kujdesi – asgje. Pse te mos e bejme ?

  21. Ylli says:

    Ne shajme shqiptaret e Kosoves ????!!!!????.Hahahaha
    Ne akoma marrim kallash me vete ne plazh se mos na shohin dashnoret.Shqiptaret e Kosoves kane te rrenjosur ndergjegjen kombetare.Kjo i ben te pertypin ne heshtje idiotizmat tona dhe ti therrasin Shqiperise…..Nene.
    Ne ????…..Fodullek injorance paedukate dhe primitiv.

  22. Un jam dakort me ty…….po pyeti pak se si sillen kosovaret ne gjermani apo ne zvicer me shqiptaret e shqiperise…i perbuzin. I shfrytezojne ne max.kosovaret patriotizmin per pushime ne shqiperi e shikojne tek portofoli….

  23. anila says:

    TI Z,ARIZAJ JE NJE PLEHRE E PASHEMBULLT E KETIJ REALITETI,,,,,TI KUSHEDI SE NGA VJEN NGA KATUNDET ME TE HUMBURA TE SHQIPERISE QE SE KE PARE KURRE DETIN ME SY,,,,DHE DUKE PATUR KETE MUNGESE TE MADHE NE JETEN TENDE TE DUKEN NORMALE SHKATARRIMI I PLAZHIT NGA NDERTIME TE SHEMTUARA PA PIKE RREGULLI, ME PLEHRA,ME FEKALE NE MES TE DETIT ,, ME PALLATE QE I MBUSHIN KOSOVARET E PISTE,,,TI JE NJESOJ SI KOSOVARET I QELBUR,, ,I NDYRE,,,,TI DHE RACA JOTE BIOLOGJIKE [KOSOVARET]]DUHET TE PERJASHTOHENI TE FREKUENTONI PLAZHET TONA PUBLIKE,,,//KY VENDIM TE HYJE NE FUQI MENJEHERE,,.//

  24. Novruz says:

    Te heq kapelen per shkrimin zoti Arizaj. Kam shume vite qe jetoj jashte, kam takur shume shqiptare te Kosoves, kam shume miq, jane shume me te mire se ne, me te afruar, me te dashur, me te civilizuar, se ne bythegrisurit e Shqiperise. Nisuni nga nje fakt i thjeshte, shikoni emrat e femijeve te shqiptareve te Kosoves, te gjitha emra shqiptare. veri re tek ne emra qe te iken barku.

    Femijet e Kosoves i kane Agim, Lule, Sokol, Aferdita etj me radhe.

    Femijet e Shqiperise i kane Gepardi, Leopardi, Klevisi, Chaknorisi etj me radhe.

    Eshte tregues i qarte i injorances qe ka pushtuar shqipetaret e Shqiperise.

  25. Lushja says:

    Mos harroni qe kane ardhur vetem sepse eshte praktike. Ata qe banojne ne Kosove nuk kane patur Viza per ne Europe, pra kosovari qe banon ne Europe, Gjermani, Zvicer, Suedi shkon me pushime ne Kosove, aty takon familjen. Shpesh aty ka dhe gruan e pare me fmijet, sepse ne perendim eshte martuar me nje “lope” te huaj per te bere dokumentat.
    Mundesia e vetme per plazh u eshte Shqiperia. Pra nuk vine si pasoje e ndonje patriotizmi te madh
    Se kujt ja vlen te shkoje ne Turqi shkon atje.
    Une vete jam shqiptar, banoj jashte dhe nuk preferoj shqiperine per plazh.

  26. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo lugati
    Jam shume dakort me ty.

  27. student says:

    Arizaj eshte idiot. Pse ka vend dhe per idiotet ketu?

  28. feho says:

    Arizaj ka te drejte me ket shkrim qe besa dhe pak I
    Vonuar. Disa komentues nuk shohin disa te pistat qe vet vendasit I bejne besa dhe nuk shpenzojn asnji qindark gjate vikendeve dhe me kallaballak kalamajsh me nje qader dhe neper kanaqet e tyre besa I hasish me disa tranguj, domate specs dhe djathe te byrmosur prej kumedit sa kohesh me skadenc te afatit e keta zhuramagjish me shesin mend, per pastertin apo kur asnje toalet ne 10 kilometershin e plazhit nuk e ki po dhe koshat per plehrat nuk I gjen. Dhe shesin mend per kultur kur I shohim permes mediave vriten mes veti si ata qent te terbuar.

  29. Jak Boston says:

    Shkrim me shume vend.
    A e dini ate shprehjen popullore “ia pa dhia deles “?
    Komentuesit negative te Shqiperise jane dhia dhe vellezerit e Dardanise jane delet.
    Para disa vitesh une isha dhe ne Tirane dhe ne Prishtine.
    Kur kaloja rrugen tek vizat e bardha afer kryqezimit ne Tirane duhet te prisnja sa te kalonin makinat pasi ata nuk ndalonin edhe pse ishte shenja e kembesorit. Ne Prishtine ndalonin makinat kur une kisha radhen per te kaluar. I thashe bashkeudhetarit tim tirons na rrofte neve qe jemi tironsa se me te sigurte jemi ketu sesa ne Tirone.
    Prandaj vellezer mos ia vini veshin gjinkallave pa tru qe te cajne koken me zhurmen qe bejne pasi ose paguhen per ate gje ose jane nje tufe inferioresh provinciale te ardhur ne qytet pa leje dhe po perpiqen te bindin vetveten se jane qyteteruar dhe civilizuar, jane nga ata qe flasin njehere para pasqyres me veten pasi jane inferiore ne kulm dhe te pasigurte me vetveten.
    Kjo kategori e jona jane te njejte njejte per nga inferioriteti me kategorine e atyre te kombit kosovar.
    Per mbyllje jemi vellezer dhe jemi njesoj me te mira dhe te keqija.
    Mua do me pelqente qe shqiptaret e te gjithe rajonit kur ti pyese dikush se nga jane te thone jemi nga Shqiperia. Nese dikush i pyet se nga cvend apo cpjese Shqiperise atehere te thone per qytetin apo rajonin nga jane. Kjo do ti sherbente bashkimit shpirteror dhe moral ndershqipetar.
    Rrofshin burrat e mire dhe patriote shqipetare se pa ata vendi jone merr fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje