Faqet e portaleve të kazanit dhe të govatës, të bordellove dhe të ligatës, më bënë me të vërtetë të ndjehem keq për profesionin që bëj dhe duhet të bëj, me një lajm “surprizë”, që vetëm idiotët dhe perversët e mendimit, me një mungesë të theksuar papërgjegjshmërie, mund ta hidhnin për “ushqim” informativ të tipit skandal, sensacion, habi, çudi e dhjetëra poshtërsi, të ndodhura në një sportel të aereoportit të Amsterdamit.
Kazani gumëzhin dhe bashkë me të, edhe kazanxhinjtë dhe prostitutat brekgrisura të bordellos mediatike shqiptare, të cilat të turpërojnë me nivelin e ulët të të bërit gazetari, duke tentuar të “shesin” si lajm, barcaleta qesharake, që nuk të bëjnë të qeshësh… por të vjellësh.
Në fakt kanë të drejtë, sepse shumica e tyre vijnë nga rruga e qenve lehës, që mbas gardhit sulmojnë çdo kalimtar.
Të lehësh se kryeministri i vendit tënd qenka veshur sportiv në një udhëtim privat apo dhe zyrtar, ku shijet dhe gustot janë personale e njerëzore dhe jo kolektive dhe kafshërore, duhet të jesh lehës që ha gjithmonë m*t dhe asnjëherë bukë.
Edi Rama udhëtoi me “Transavia”, në “low cost”, një fakt që hedh poshtë zërat se kryeministri fluturoi me “charter”, sipas kazanxhinjëve dhe kjo është arsyeja që u mërzitën me “lodhjen” e tij.
Ndërsa unë u mërzita me gazetqyqarët, që qelbin çdo gjë, mjafton të hedhësh ndonjë copë m*t pa e parë se kush i’u a hodhi. Për vete u ndjeva mirë me Ramën, që jep një shembull të veçantë qytetarie dhe kulture ndaj ligjit, rregullit dhe barazisë qytetare.
Të udhëtosh si një qytetar i thjeshtë, nuk besoj se duhet të marrësh me vete privilegje që t’i jep vetëm detyra, edhe ajo kur je në kushtet e kryerjes së saj. Sjellja e Ramës, as që kishte vend për t’u publikuar si një “çudi”. Këtë lloj vlerësimi dhe deduksioni, e bëjnë vetëm njerëz mediokër, që duke mos qenë askush… ëndërrojnë se një detyrë të bën Zot!
Por nuk kanë faj kazanxhinjtë e mjerë që u vjen erë, sepse shumica e tyre vijnë nga një botë tjetër, shtet tjetër, rend tjetër, nga bota e të përhumburve nëpër shpella, ku drita e diellit në fund të saj ua vret sytë. Nuk besoj se ka ndonjë nga këto punonjës gjirizesh, se mund ta imagjinoi se çfarë do bënte Berisha nëse do ta kontrollonin në një aeroport, kurse unë e kam një përgjigjje: Notë proteste shtetit përgjegjës, se përse polici nuk më njohu se jam kryeministri i Shqipërisë?!
Bash mirë shkruani dhe thoni, sepse ju jetoni akoma jashtë realitetit me ata që ju kanë mësuar dhe paguar për të heshtur dhe për të lehur me orar. Ju akoma jetoni me shtetin pakufij për shtetarët dhe ushtarët e tyre, sepse nuk mund ta harroni “dikurën”, kur Fazlliçët me urdhër arrest nga prokuroria e shteti, drekonin me Kryeministrin dhe Ministri i Brendshëm i merrte në krah nga rruga deri tek ndenjësja e avionit me gjithë suit dhe para pa e kontrolluar dhe pyetur askush. A e dini se përse, sepse ai ishte “hiçshteti” i tyre, kufiri i tyre, dhuna e tyre?! Këtë doni? Nuk vjen nga qytetari dhe qytetaria!
Tani ndjehuni ju keq, sepse unë ndjehem boll mirë!/Zathur.net/
kazanxhi jane ke te drejte …..po ju te tjeret je PUS pa fund dhe ja keni kalu kazanit..ku jeni ju analistat e temes moralista..u zgjodh nga dora rames presidenti ..nona korrupsionit..u zgjodh natasha mulaj (kshilltarja legale e familjes berisha).per komisionin e vetingut…ku ishe ti mer plere…ku ishin s.ngjela..nazarko etj etj..mero djali i la kto lajme maksimumi 6 ore dhe i zhduku me shpejtesine e drites…ik me kacul 5 leksh se edhe ju gazwtaret jeni bo si politikant ziheni diten per sy e faqe..e boni biznes me njoni tjetri noten…pushta njerez…o mero hera trete qe e shkruj …pse se boton apo te dhimset likja
M#tat nuk mund te felliqen me teper ! Djedisi i tille u duket komod. Vetem drejtesine e kane armike ! deri kure?
Po ky ç’pati!? Si e nxorri gjithë këtë mmmmmmm nga goja! Mirë ATA, që bënë lajm një gjë pa lajm, që u morën me këpucët e Kryeministrit, po ti more djalë nga i gjen gjithë këto fjalë-pise që i hedh në media? Apo njëlloj si ATA edhe ti.
Ja dhe ky kurvuca i vogel qe ne rinine e tij i qau hallet me prostituta dhe ne moshe te rritur i pelqen te behet prost pushteti.
Pyet njehere c’ behet me koncesionet qe i k8sh fituar Fazllici. A e di qe prape Fazllici i menaxhon?
Taniss’ka nevoje te vije ketu, vete bete Ramuti ne Serbi dhe ne Trieste dhe e takon.
Shkrim i sakte, kryekazani eshte Gazeta Koha jone qe paguhet nga Ilir Meta, e dini pse, kur filloi problemi cadres se PD ne bulevard dhe situata parazgjedhore zgjodhi per president Hajdutin me Bllok, kjo gazete e hoqi rubriken e komenteve, e dini pse, sepse shoqerusi i Like Florirt i thote Nikoll Leshit, si or burre ne te gjitha komentet e lexusve nuk del asnje i vetem qe te Lavderoj kryetin e ShPK LSI, hiqe ate mut rubrike se na flliqet fare, dhe keshtu ndodhi qysh atehere ska me koment nga lexuesit online ne kete gazete ruso-serbe-greke.
Ceshte ky “gazetar” me kete fjalor. PAska lindur i merzitur
Bravo! Nje shkrim i nervozuar por plotesisht i argumentuar. Se fundi duhet ndare shteti i qytetareve nga ai i shpellareve.
Erionin nuk e sulmova pse deshti me u ba kryekomunar,as pse nuk ka shkolle. ,po pse mashtroj per diplomat e tij edhe pse kjo kjo nje fyerje e vertete per njerezit qe vertet kane krye nje universitet me regull e jo per 3 muaj si ky…
Ka nje dallim ketu. Sa per punen, ajo qe po shihet eshte rritja e shume cmimeve e kjo nuk eshte mireqeverisje po lehteqeverisje.
Edhe na ne fund mjaft me me krahasime idiote te tipit tjetri eshte edhe ma keq se i bje se nuk na ka mbtetur pos me zgedh te keqen ma te vogel?
Pse dikush kujton se duke perdorur fjale pise ja rrit vlerat nje shkrimi apo ja arrin te terheqe vemendjen e dikujt? (kazanxhiut te rradhes Anri)
Shume i drejte trajtimi!
Nuk duhen perzier opinionet me problematikat e tjera dhe hajt te shajme per cdo gje. Gjykimi per paraqitjen e kryeminisyrit es qe mese i gabuar dhe i paarsyeshem.
Gazetarucet e paafte trajtojne me provincialitet dhe nivel teper te ulet problematikat.