Që prej disa ditësh shumë media shqiptare po ritransmetojnë videon e një gruaje të re që është kapur në shtrat me të dashurin.
Skena, e regjistruar me celularin e kunatës së viktimës, përfshin edhe dy fëmijët e gruas, të terrorizuar nga ulërimat dhe kërcënimet e kunatës që bën vetëgjyqësi, e cila hyn në dhomën e gjumit me qëllimin e vetëm për t’i bërë shantazh gruas.
Vëllai i saj, burri i gruas “tradhëtare”, ka katër vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duket të ketë harruar se ka lënë grua e fëmijë në Shqipëri. Por kjo ka të bëjë më aspektin privat të kësaj ndodhie, mbi të cilin do të shmangim shprehjen e çfarëdo gjykimi.
Por, një gjykim duam ta shprehim mbi këtë lloj gazetarie, të cilën edhe ta quash gazetari i ke dhënë shumë. Te hysh në jetëm private të të tjerëve, normalisht, është një abuzim që i falet shtypit në emër të interesit publik. Ne gazetarët kemi të drejtë – por edhe këtu brenda disa kufijve të caktuar – të shkelim privatësinë e njerëzve të zakonshëm, vetëm në rast se kjo diktohet nga interesi publik që ngjall historia që do të trajtohet.
Po kush është interesi publik që fshihet pas historisë së një gruaje, të braktisur nga i shoqi, që krijon një marrëdhënie jashtëmartesore? Nuk ka fare. Atëhere, transmetimi i asaj video është një krim profesional. Pikë.
Skena si kjo, të treguara në një televizion të Tiranës (e më pas të riprodhuara me zell dhe dëshirë nga dhjetëra media të tjera) të sjellin ndërmend skena të ngjashme të transmetuara në vende integraliste, ku gra të reja i tërheqin zvarrë publikisht për t’i ndëshkuar për fajin se kanë tradhtuar burrin.
Në disa raste vriten fizikisht me gurë, në të gjitha rastet e tjera vriten moralisht me video. Ja pra, ajo që ndodhi në Tiranën e djegur nga dielli në vitin 2017 është identike me atë Mesjetë fetare dhe kulturore, nga e cila mendojmë se jemi aq larg.
Edhe më i pështirë është fakti që ka “gazetarë”, të cilët hiqen sikur skandalizohen dhe distancohen nga ai tmerr profesional që bëhet duke transmetuar videon dhe shkruajnë artikuj plot moral e leksione profesionale, por më pas i ngjitin artikullit të tyre me denoncime pikërisht të njejtën video, që sapo kanë denoncuar.
E sajohen intervista, analiza e komente, me qëllimin e vetëm që të gjendet një pretekst për të ritransmetuar edhe një herë atë video dhe për të fituar ndonjë klikim.
Kjo nuk është gazetari. Kjo është punë hijenash dhe ai që e ka transmetuar për herë të parë atë video është fajtor, po as sa edhe ai që e ka ri-transmetuar: janë mbeturina të mediave, kundër të cilave, në një vend të qytetëruar Autoriteti i Mediave Audiovizive ose sindikatat e gazetarëve do të merrnin kundërmasa, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh asgjë.
Fjala “kazan mediatik” i përket vetëm show-t të politikës, i cili, pikërisht sepse është një show, vihet në skenë përjetësisht në mënyrë identike, për të përkëdhelur protagonistët dhe që, në fund të fundit, të mos ndryshojë asgjë.
Shume i sakte Zt. Bolino. Gazetari profesioniste korrekte dhe qytetare.Gazetaria Shqiptare eshte akoma foshnjore. Cdo dite lexon “cudirat e mencurite humoristike” te Qytetarit shume ” inteligjent” Kryeministrit EDI RAMA: Ta gezojme se e meritojme…Duartokiteni edhe kur shkon ne tualet…….
Shume i sakte ne analizen tua. Por e verteta eshte se ne shqiperi nr i gazetareve te vertete numrohet me gishta, ndersa te tjeret sdine te shkruajne shqip ky eshte niveli i gazetarise shqipetare. Prandaje asgje per tu habitur.
Ik o Karlo se kur kishe anila bashen tek gsh ti benit namin me skena horror neper gazete dhe TV. U bere ti te japesh moral
E mban mend rastin e Ardian Prrenjasit? Ky Karlo e hapi gazeten me titull: 7-Vjecari qante nga dhimbjet kur po ia fusja mbrapa!
Ky eshte personi qe erdhi nga Italia vetem per ta shkaterruar gazetarine, U be pronar, Krijoi e shiti media dhe te gjithen e ka nga xhelozia ndaj Balkanweb. Po ta kishte Karlo ate video a thua nuk do e transmetonte? Ky qe jep nga mengjesi ne darke video nga bota sesi treni shtyp nene shtatzane, sesi merr flake nje femije ne shkolle, sesi vritet nje shites dyqani etj. Une se marr vesh. Ke TV ne dore pra Karlo, godite AMA-n perdite, cito ligjin qe nuk zbatohet etj.
NUk jam plotesisht i nje mendimi me zotin Bollino, megjithese e respektoj. Por po shkruaj shkurt; Ai djali qe iku ne Amerike mund edhe te kete harruar per gruan dhe femijet, por kjo gruaja qe ndenji ne Shqiperi, para se te kerkonte hamshor, duhej te kishte bere ndarjen me burrin e larguar. Dhe s’jam dakort qe qenka jete private te te beje sex gruaja me nje tjeter kur eshte e martuar. Gruaja po nuk do familjen le te mos martohet dhe eshte e lire ne jeten private, por familja i privon disa gjera. Prandaj duan ta shkaterrojne familjen. Shteti i privon disa gjera nepermjet ligjeve, po nuk do shtetin, shko ne pyll atje ku ka vetem kafshe e zogj. Prandaj, zoteri, problemi kryesor i nje shoqerie nuk jane parate, ushqimi dhe liria qe kerkon me dhune, por edukimi per ta pasur lirine tenden. KJo nuk arrihet me kete forme organizimi qe po i bejne shoqerise sot. Kjo shoqeri spekullon mbi lirine dhe jeten private pa kufi qe ne fakt nuk eshte e tille. Dhe ne fund: nuk ka asgje private ne qoftese jeton mbi toke qofte edhe si materie. Private dhe e lire pa kufi eshte po te jetosh ne nje planet i vetem. Ketu te imponohet nga te tjeret dhe je i detyruar te vesh rregulla e norma qe shteti i sotem i ka demoralizuar per te sunduar.
Ja dhe nje debil tjeter ketu. Ky dashka qe seksi te mos jete ceshtje private, po publike.
Te mendosh qe ka gjysmake ne Shqiperi eshte normale. Po gjysmake me brire, kjo eshte fatale.
Po kush te pyet ty mor hajvan se cdo bejne me seksin njerezia?
Ky paska marre pergjegjesine e jetes se asaj familje. Ik mor thyej qafen dhe shiko familjen tende. Mos u merr me hallin e botes se spo ta pjerdh njeri.
Kafshe parahistorike.
mirel, po te pergjigjem me gjuhen tende se ne mes te ujqerve duhet te ulurish si ujk. Une shpreha ate qe mendoj dhe ndjej, bile me edukate, kulture dhe respekt per familjen dhe shoqerine ku jetojme. Ti ke dale nga binaret, por ma merr mendja se flet apo shkruan keshtu se nuk je balle per balle. Pra je nje harbut dhe frikacak qe tremb vetem veten kur e shikon ne pasqyre. Nga ana tjeter te mungojne te gjitha te dhenat njerezore dhe humane. Mua nuk me pyesin, ty te pyesin per seksin e sateme e te sat motre apo gruas?
Z.Bollino jeni shume korrekt.Po hijena nuk jane vetem gazetaret po me teper pronaret e shtypit ,qe nuk merakosen per bajgat qe lejne prapa.
Katrani mediatik ne sulm ndaj jetes private!?
Ndaj te njejtin kendveshtrim dhe rrevolte me zotin C.Bollino.
Sikur gazetaria e jone te ishte kaq e “namusqare” ne pergjimin,mbi e nen carcafe, te zhdukjes se parave e pasurive publike nga njerez qe kane emer dhe mbiemer ne keto thagma,,,,e te mos n’a cante trapin ,nga mengjesi ne darke,me jeten private te njerezve qe nuk kane asnje peshe ne jeten publike.
SIKUR.