Nga Ilir Yzeiri
Këtë vit sidomos Shqipëria ka qenë në vëmendje të shumë medieve europiane, por edhe amerikane e më gjerë dhe, për hir të së vërtetës, është hera e parë që për Shqipërinë flitet mirë. Bregdeti, natyra e bukur, Tirana joshëse, njerëzit mikpritës dhe të dashur, mbetje historike të shumëllojta që nga koha parahistorike, latine, bizantine, otomane e komuniste, të gjitha këto e kanë bërë Shqipërinë një vend të pëlqyer dhe, në pjesën më të madhe, Perëndimi ka ndryshuar qasje ndaj nesh. Ne nuk jemi më ai vendi mbytyr në harresë, i mbërthyer nga imazhi i anijeve që tronditën botën kur u derdhën në brigjet e Italisë. Nuk jemi më as vendi me mafiozë e kriminelë që tromaksin të madh e të vogël. Gjithnjë e më shumë, Shqipëria po bëhet një vend normal. Madje më shumë se normal, po bëhet një vend tërheqës për turistët e huaj dhe po tregon se ka mundësi që të kthehet në një destinacion kyç për turizmin në të ardhmen.
Sa herë që flitet mirë për Shqipërinë, ne duhet ta përforcojmë atë lajm dhe duhet të fillojmë të ndryshojmë sjelljen ndaj vetes sonë. Për shkak të ligjërimit grotesk të ndërtuar në kohën e komunizmit sipas të cilit Shqipëria ishte vendi më i lumtur në botë, vendi më i begatë dhe më i fortë se vendet e kalbëzyera kapitaliste, në vend u kultivua një krenari fallco dhe shqiptarët, megjithëse bombardoheshin me propogandë triumfaliste, e ndienin veten se ishin një popull inferior në krahasim me të tjerët. Prapambetja e rëndë dhe tragjike ku ishim zhytur u pa sidomos pas rënies së komunizmit, atëhere kur shqiptarët ikën nga sytë këmbët me anije e me çdo mjet tjetër. Botës iu zbulua një kapanon gjigand i mbushur me njerëz të paushqyer, të izoluar e inferiorë që kishin ndenjtur të rrethuar me tela për 45 vjet. Kjo gjendje e shkallmoi vetëdijen etnike ndër shqiptarë dhe ndjenja e natyrshme e dashurisë për vendin u zëvendësua me ndjenjën e neverisë për atdheun që, duke qenë në duar të komunistëve fanatikë, e kishte bërë atë një areal të pajetueshëm.
Menjëherë pas rënies së komunizmit, te shqiptarët u zhvillua ndjenja e munguar e autoshkatërrimit, e masakrimit dhe e neverisë për gjithçka që i përkiste komunizmit dhe atdheut komunist. Të gjithë kundër të gjithëve dhe në garë për ta vizatuar kush e kush me ngjyrat më të errëta atdheun, shqiptarët kultivuan kështu ndjenjën e vetëshkatërrimit dhe, në mënyrë të pavetëdijshme, nisën të ndërtojnë kulturën e negacionit duke parë me dyshim gjithçka që bënin vetë. Kësaj kulture të vetëshkatërrimit i ndihmoi sidomos sjellja e klasës politike që u vu në krye të shtetit pas rënies së komunizmit. Ndërsa simboli i shtetit të urryer dhe i politikanit destruktiv me rekorde tragjike në jetën e tranzicionit shqiptar, u bë Sali Berisha i cili sidomos me revoltën e armatosur që provokoi në vitin 1997 e bëri Shqipërinë një katrahurë të neveritshme dhe nxiti edhe më ndër shqiptarë ndjenjën e autodestruksionit dhe të mohimit neveritës të atdheut. Shqiptarët, sidomos pas viti 1997 dhe pas krizës tragjike të kuptimit të jetës si mundësi pasurimi, nisën e u bënë më cinikë. Kapitalizmi i egër që po ndërtohej në Shqipëri me politikanë banditë që pasuroheshin dhe me një popull të lënë në mëshirë të anijeve e gomoneve nga njëra anë dhe me kapitalistët e rinj që pasuroheshin me mënyrat e egra të kapitalizmit gjaksor, po e bënte këtë vend një areal të pabanueshëm për disa dhe një parajsë për disa të pakët të tjerë. Ndër shqiptarë ndërkaq nisi të gjallërohej edhe nostalgjia për kohën kur kishte rregull dhe varfëri, por nuk kishte kriminelë si tani.
Mirëpo, megjithë këto sfida të rënda nëpër të cilat kaluan shqiptarët në këta njëzetë e shtatë vjet tranzicion, falë sidomos ndihmës dhe mbështetjes së miqve të vërtetë euroatlantikë, liria dhe prona private e tregu i lirë nisën të prodhojnë edhe sukses. Sot Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Shqiptarët janë treguar populli më vital ndër popujt që dolën nga komunizmi dhe e kanë transformuar jetën e tyre në mënyrë spektakolare. Shqiptarët ndoshta janë shembulli unik në botë që tregon se çfarë mund të bëjë një popull i lirë edhe duke pasur kundër qeverinë e tij, sepse gjithë ky transformim i vendit është bërë nga shqiptarët duke luftaur me qeveritë e korruptuara të vendit. Emigrantët shqiptarë, këta heronj të tranzicionit, duke punuar në punëra nga më të vështirat kanë investuar në familjet e tyre në Shqipëri dhe e kanë ushqyer ekonominë shqiptare gati si me gjakun e tyre. Dërgesat e tyre nga jashtë kanë qenë vendimtare për ne.
Për të qenë korrektë deri në fund dhe për hir të së vërtetës, disa punë të mira i kanë bërë edhe të gjitha qeveritë që kanë kaluar në këtë vend, po vetëm disa dhe jo atë që ato kishin mundësi ta bënin. Shqipëria është një vend relativisht i lirë, por jo demokratik sepse në këtë vend institucionet janë ende nën ndikimin e politikës dhe korrupsioni sidomos në sistemin e drejtësisë është i frikshëm. Mjaft të marrësh në vështrim masakrën që është bërë nga institucionet shtetërore me pronën në Shqipëri dhe do të shohësh se në këtë vend kanë qeverisur junta të buta demokratike dhe jo qeveri që mbrojnë dhe që zbatojnë interesat e qytetarëve.
Por, në fund të këtyre 27 vjetëve tranzicion, Shqipëria duket se po del nga tuneli i errët e antishtetit dhe vendi ynë po bëhet një atdhe i bukur, një atdhe që të shtyn ta duash e të jesh krenar me të. Është e vërtetë se mediet e huaja po shkruajnë mirë për ne dhe se Shqipëria po paraqitet me një imazh tjetër në Europë dhe për këtë të gjithë duhet të ndjehemi mirë. Ndërkaq, jemi vetëm në fillim të një rruge të gjatë. Të jesh patriot dhe ta duash vendin tënd do të thotë që ti të jesh i lidhur me të, që atdheu të ketë nevojë për ty, por që edhe ti të kesh nevojë për të. Deri tani ne kemi jetuar në një atdhe që i kishte tepër fëmijët e tij. Kemi jetuar në një atdhe që nuk kishte vend për të gjithë. Ky atdhe ka qenë parajsë për kriminelët, politikanët banditë dhe gjithfarë monstrash të tjera që janë pasuruar në mënyrë kriminale dhe ka qenë një mallkim për shumë të tjerë që nuk sigurojnë dot një banesë, një punë dhe pak dinjitet. Atdheu që kemi pasur deri tani ka qenë një fyerje për shqiptarët. Tani ka nisur të bëhet pak më i dashur me ta. Ndaj sa herë që flitet mirë për atdheun ne duhet të ndjehemi krenarë, por nuk duhet të harrojmë se ky është vetëm fillimi. Me atdheun duhet të na lidhin dhe të na bashkojnë drejtësia dhe angazhimi për të qenë të barabartë në mundësitë që ai na ofron për të ndërtuar një jetë dinjitoze, Nëse këto mundësi i rrëmbejnë banditët e politikës dhe ortakët e tyre të krimit, atëhere atdheu nuk është një mundësi e barabartë për t’u dashuruar, sepse ai është i marrë peng dhe ne të gjithë po ashtu jemi pengje të makutërisë së atyre që e duan atdheun si mundësi për ta vjedhur e për ta plaçkitur.
Nje shkrim optimist per te cilin kemi te gjithe nevoje. U cmendem me kritika, kritika kritika sikur asgje nuk eshte pozitive ne shqiperi.
SHUME E VERTET QE SHQIPERIA KA FILLUAR TE NDRYSHOJE PER MIRE, MENIMI IM SI LEXUAES, EDHE MEDIA KA FILLUAR TE VETPASTROHET MGA TE PA AFTIT, THJESHT VETEM SA KA FILLUAR, NJE PIKE NE DET, TE PAKTEN LEXON NDONJE SHKRIM SI KY QE NUK KA PER QELLIM TENA PRISHE MENDJEN APO TE NA LUAJE NERVAT ME IDIOTESIRA.TE DEGJOSH E LEXOSH LUBONJEN, BUSHATIN E DISA TE MEDIAVE VIZIVE, TA SHPIFIN, C’DO GJE NEGATIVE ESHTE FAJI RAMES, SIPAS LUBONJES EDHE PROBLEMET NE TE ARDHMEN NE QOFTE SE DO TE NDODHIN FAIN E KA RAMA DUKET QE KA PRENOTUAR OPINIONET E TIJ PER VITET E ARDHESHM, ME ALARMIN SE RAMA PO BEHET NJE DHESPOT LA DEREN HAPUR QE TE HYJE SA HETE TI DUHET TE SHFRYJE.DHE C’ESHTE E VERTETA ME GJITHE KOMENTET NEGATIVE QE MARRIN SI PERGJIGJE, NUK HEQIN DORE NGA MENYRA E TYRE DJALLEZORE QE NUK SHOHIN ASGJE TJETER VEC TERRIT, VETEM TE SHFRYJNE INATIN QE KANE ME RAMEN, PA MARRE PARASYSH INJORIMIN E RAMES DHE IRRITIMIN E NE LEXUESVE QE SHKRIMET E TYRE I KONSIDEROJME NJE OFENDIM TE PASTER NDAJ NESH.
Te lumte Ilir Yzeiri. Nje nga analizat me te qelluara qe kam lexuar keto kohet e fundit. Dhe shume shpresedhenes. Te shpresojme se do fillohet te behet shtet dhe te vazhdoje ky trend.
Gjera te thena e sterthena, qe edhe Edi Rama i perbuz, sepse nuk jane ne axhenden e tij sot. Propagande bajate proqeveritare qe vetem militantet bajate te PS e pelqejne. Vecse po ta kesh mik Meron mund te botohet ky shkrim. Ose, Merua e boton per te plotesuar kuoten mujore te shkrimeve proqeveritare.
O katundar fshati , A e di se qumshti i deles shitet ne treg afer 2fishin e qumshtit te lopes! Thatesira e madhe ka ule ndjeshem sasine e produkteve! Bagetite duan uje ,Toka duhet te punohet…Pusho pak ne dreke dhe nisu me to…..Mbaje mendjen e kthjellet, perqendroju te punet e fshatit,jane edhe te lodheshme, per ushqim shpirteror mbaj fotot e udheheqesit shpirtror tendin ,tregoja edhe lopeve! ndoshta , edhe ato e dine cfare ka bere Ai ne keto 27 vite… Por eshte normale te jesh ne opozite me qeverite!
Urime z. Yzeiri per mendimin e qarte dhe nxites per mire! Te mendosh persembari , mbase eshte nje nga ato gjerat themelore qe na ka munguar gjate ketij trazicionit tone origjinal,sepse te udhehequr per t’u zgjatur pakufi nga po e njejta mendesi e regjimit te vjeter te kalbur e te rrezuar nga zullumet e veta. Mbase do shkruar me shpesh me kete fryme gjalleruese te fuqive tona per te bere veten gjithnje e me te mire, gjithnje e me te denje per kete vend te bukur me 300 dite diell e me aq shume paaftesi te klases sone politike, qe na la trashegim diktatura. Flm, z. Yzeiri!
Nje shkrim realist dhe me plot vertetesi brenda tij