Edi Rama kundër shtetit të drejtorëve, me alibi në xhep

1 Gusht 2017, 10:09Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Mesazhi i parë: Këta janë vetëm pjesërisht të mitë! Madje, madje, janë shumica të “tepsisë”! Mesazhi i dytë: duke qenë se s’janë të gjithë të mitë, këta janë me patjetër problemi (sërish deduksion i teoremës së tepsisë)! Mesazhi i tretë: meqë ju shqiptarët ndjeheni keq me shtetin tuaj, ja ku i keni fajtorët!

Pas krerëve të hipotekave, Edi Rama ka drejtuar fshesën e tij drejt shefave të mjekësisë shqiptare. Një segment i shtetit gjithashtu mjaft i ndjeshëm për publikun e gjerë, i cili përplaset me sistemin shëndetësor në çdo ditë të vitit. Veçse këtu ka një “por” jo të vogël: ndryshe nga hipotekat, ku Rama refuzoi realisht të hedhë shikimin për katër vite (duke ja lënë në dorë totalisht LSI-së), mjekësia ka qenë një ndër betejat e tij më pasionante. Mbrojtja e koncesioneve, investimeve jo të vogla, subvencionet e barnave e ndryshimet që kanë pësuar spitalet e qendrat mjekësore në katër vitet që sapo u mbyllën, kanë qenë të gjitha një ndër tezat bazë të polemikës publike të kryeministrit, me oponentët e vet, në fushën e mjekësisë.

Megjithatë Edi Rama “i dytë” po na thotë përditë me insistim se ka vendosur të ndërrojë lëkurë në mandatin e ri. Duke përfshirë goditjen edhe të atyre sinoreve që deri dje i ka mbrojtur me fanatizëm. Dhe duhet thënë se kryeministri po e paketon këtë nisëm për korrigjimin e timonit të punëve, me të njëjtën materie elektorale me të cilën fitoi votat.

Çfarë po shohim këto orë  është një lojë e madhe e kryeministrit me shqisat e publikut, e cila ngjan de facto si një zgjatim i fushatës elektorale që sapo u mbyll. Një eksperiment psiko-social identik me atë të 25 qershorit, i njëjti numër iluzioni i denjë për t’u shënuar në manualet politike, me anë të të cilit ai po teston se cilët mund të jenë kufinjtë më të skajshëm të strategjisë së “tepsisë”, me të cilën fitoi i vetëm zgjedhjet e fundit.

Inercia që ka krijuar ajo votë masive, po shfrytëzohet edhe këto orë nga Rama, për të dëshmuar me mënyrën e tij kontroverse dhe provokative, se ai do të jetë krejt i ndryshëm nga kryeministri i katër viteve të fundit dhe se do të fillojë ta shkundë shtetin, ende pa hyrë në zyrë me mandatin e dytë në dorë. E akuzojnë se po sharron degën ku është ulur? Aq i bën. I thonë se është duke goditur shërbëtorët, në vend që të godasë zotërinjtë? Sërish aq i bën. Rama e ndjen se në këtë vakuum veror mund ta vazhdojë i qetë eksperimentin e tij elektoral. E di se opozita vazhdon të mbetet e izoluar dhe e dobët në guackën e saj, kurse LSI duhet të tresë realitetin e ri shokues ku sapo ka hyrë.

Ndaj kryeministri ka luksin të luftojë edhe kundër “shtetit të drejtorëve”, më parë se kundër shtetit të deputetëve e qeveritarëve. Një lëvizje që prish çdo rend dhe logjikë normale gjërash. Po a nuk ishte e tillë edhe vetë fitorja vetmitare e 25 qershorit?! Aq më tepër që ai ka ende një alibi të madhe në xhep: po heq të vjetrit, pa na zbuluar sesa të saktë do të jenë pasardhësit e rinj që do të ulen në ato poste. Për momentin nuk mund të shajmë ata që nuk kanë ende emra. Më vonë është tjetër gjë. Nëse sërish hipotekat e spitalet, apo edhe katet e tjera të administratës, do të vegjetojnë në të njëjtin llum si më parë, atëhere Rama nuk do të mund të fshihet më. Por për momentin, ai ka ende pak kohë në dispozicion…(Javanews)

8 komente në “Edi Rama kundër shtetit të drejtorëve, me alibi në xhep”

  1. Lushnja 1 says:

    Ekonomine a ka ndonje qe mundet te ma thote si do e zhvilloj

  2. vlonjatet qe po e heqin ne kurriz ket budalla says:

    BRAVO Z. Kryeminister!te gjithe drejtoret duhen hequr,te paafte te korruptuar ,shitesa te vendeve te punes,arrogante kryetari i bashkise Vlore,duhet te shkarkoje urgjent drejtorin e ujesjellesit,qe edhe shkollen e ka marre me shqelma dhe drejton nje ndermarje me probleme si ujesjellesi,qe kerkon njerez te zote e jo kokrra e budallajit sic eshte ky.Cfare pozitiviteti shikon Dritan Leli tek ky drejtor?Ku e gjeti kete njeri ,apo se eshte miku i tij,djali i Medin Xhelilit,”koke e madhe”Po merr ne qafe nje qytet te tere.

  3. selim rroshi says:

    Hic asgje seshte Rama po mundohet te justifikoje ate qe kerkoi ne votime. Po un skam shprese se ne punet e Rames o ka telajo piktori, o ka showbiz, o ka copetim te pakuptimte te buxhetit qe eshte ne funksion te dy te parave. Ne punet e rames asnjehere ska esence pune. U pa 4 vjet kjo pune, si do jete tani me esence puna? Ne ka ne Shqiperi deshire per te ikur ne masen 60% aresyeja themelore eshte pamundesia ekonomike, pastaj vjen shteti i qelbur dhe korruptiv qe i mer frymen njerezve. Kur keni degjuar iniciativa ekonomike nga goja e Rames? Asnjehere skemi degjuar.

  4. Enca says:

    Kam besim, se Rama do ketë suksesin e masave të marra në energjetikë dhe në pastrimin e teritorit nga ndërtimet pa leje!
    ????Besoj ,se do jetë mandat më i suksesshëm se i pari!
    Uroj nga zemra!!????
    KRYEMININSTËR, MOS NA ZHGËNJE!!??

  5. Alda says:

    Z.Minxhozi si gjithmone realist ,i ftohte dhe i qart ne opinionet tuaja .Jam e majte,por me duket me shume si nje loje cirku keto levizje. Qe keto te dukeshin te besueshme duheshin bere me shpejt.Pak vone per ti pushuar.Ata dihej qe ishin te ikur.Kane vjedhur ne menyren me te keqe te mundshme.Kam qene personel (ekonomiste)dhe jam detyruar te jap doreheqjen sepse na detyronin te firmosnim qindra miliona leke.Por ca vlere ka..tashme jam pa pune..me eksperienc..por…ti gezojne leket,po ua beri mbare Perendia.

  6. agapi says:

    Pergjigja do te vije shume shpejt: nese vendosen njerez te afte dhe te pregatitur dhe jo “drejtore partish”, atehere mund te themi se ka njefare shprese.

    Por guri i proves eshte tjeter: a do ti godase Kryeministri ministrat e tij te korruptuar? Nese po atehere me te vertete e ka seriozusht, perkundrazi do te shkoje edhe ky si gjithe te tjeret!

  7. Bogonica says:

    Nje nisje e mire,madje e pritur.Kryeministri i paska te gjitha ndjesite e publikut,kjo eshte shume pozitive,per mua ai eshte me kembe ne toke deri tani.Por qe te hiqet nje e keqe per t’u zevendsuar me nje “te mire”,eshte gjysma e punes.Puna e tere eshte se si ky “i mire” te mos behet neser i keq si keta qe iken.Ky eshte celsi i problemit,celes, qe une nuk e di se si do te zgjidhet.Pra duhet te zgjidhet problemi i kontrollit dhe i vetkontrollit te te gjithe piramides te nepunesve dhe drejtuesve te shtetit.Cfare mendoj une:Ne se per nje nepunes ka qofte dhe nje ankese nga qytetaret,atij t’i hiqen pike,madje edhe shefit te tij(kjo te studiohet) t’i hiqen pike.E them kete, se problemin dua ta ndaj nga ankesat e padrejta te qytetareve.Qytetari duhet qe ne rastin e paraqitjes ne nje zyre,t’i tregohen me shkrim nga nepunesi prites(i cili nuk ja zgjidhi problemin), tre rruget per apelimin administartiv te ankeses se tij, per te marre pergjigjen perfundimtafre para se t’i drejtohet gjykates.Por qytetari te kete te drejten qe gjykates t’i drejtohet falas me avokat te paguar nga shteti.Dhe ne se gjykata i jep te drejte qytetarit,te kete masa te pershkalllzuara per te gjithe nepunesit qe jane marre me problemin e tij,ku gjoba eshte minimumi,po edhe penalitete te tjera po qe nevoja.Faleminderit.

  8. Arber Iliri says:

    Heqja e drejtoreve nga keto fusha sensitive te maredhenieve me popullin jane gje e mire.Si zakonisht gazetaret tane te medhenj me mendje te ndritura nuk ngurrojne te pyesin nese te nesermit do te jene me mire.Kjo eshte fryma primitive qe se len shoqerine e shtetin te shkoje para.perderisa ne keto fusha kishte aq shume korupsion e pakenaqesi patjeter qe pergjegjesia e pare eshte e atyre qe mbajne celesat e zyres se drejtorlt.Veprim i mencur dhe plot domethenie per ata qe duan vertet te shohin shtet modern shqiptar.Uroj qe keto akte te mencura per qeverisje moderne te vazhdojne.Shqiperia nuk ka vuajtur per ligje por per zbatim te ligjeve e regullave dhe kjo vjen nga shefat, punonjesit nese shohin qe pergjegjesat behen vete zot e vete shkop sigurisht do vazhdojne ne ate drejtim laffet e tjera jane koti.Jam me Ramen ne kete levizje te forte drejt modernizimit te shtetit.Go Rama Go.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje