Mandati i dytë dhe i qartë që Edi Rama mori për të qenë i vetëm në timonin e shtetit, me shumë gjasa e ka qartësuar edhe atë vetë mbi hallkat e prishura të institucioneve publike. Deklarimet e dikurshme të Ramës se është sistemi që i korrupton njerëzit dhe jo e anasjellta tashmë kanë rënë dhe e vërteta është diku në mes. Edhe sistemi është ndërtuar i tillë për të qenë lehtësisht i korruptueshëm edhe njerëzit kanë ngritur mekanizma që ta legalizojnë përmes sistemit korrupsionin e tyre.
Që ta sqaroj që në fillim me korrupsion nuk kuptohet vetëm një pagesë e caktuar informale në këmbëm të një shërbimi që të takon pa pagesë. Korrupsioni si fenomen shkon përtej një transaksioni financiar, qoftë ai modest apo marramendës. Shërbimet publike në këto dy dekada e gjysëm janë ngritur në mënyrë të tillë për ta legalizuar korrupsionin përmes procedurash absurd dhe në mosbesim total ndaj dokumentave të lëshuara po nga i njëjti shtet.
Besoj të shumtë janë ata që u kujtohet se për të marrë vizë britanike, ambasada kërkonte që certifikata e lëshuar nga njësia bashkiake, pra autoriteti vendor i këtij shteti, kërkonte përkthim dhe noterizm. Brenda kostos së veprimeve të tilla, duhej llogritur dhe dita e punës që konsumohej duke pritur nëpër radhë dhe lëvizur nga një zyrë në tjetrën. Arsyetimi? Niveli i ulët i besimit tek njësitë vendore në rastin më të mirë dhe mos pasja e një database të dixhitalizuar në rastin më të mirë, që nuk ekziston ende.
Edhe ultimatumi i fundit i lëshuar nga gjendja civile për të regjistruar vendbanimin në njësinë bashkiake përkatëse, pasuar me kërcënimin për gjobë, krijoi konfuzion, radhë të gjata dhe sërish sorrallatje nëpër zyra. Për ta kryer regjistrimin ishte e nevojshme certifikata e pronësisë së apartamentit ku banon, që është ai dokumenti i famshëm i hipotekës që për nga vështirësitë me të cilat lëshohet është automatikisht dhe dokumenti më I rëndësishëm që vërteton pronësinë. Por, as ky dokument i rëndësishëm nuk mjaftonte në origjinal përpara zyrës së gjendjes civile. Certifikata e pronësisë në mungesë të një regjistri elektronik i aksesueshëm nga të gjitha institucionet e tjera të shtetit, duhet të kalojë përmes një filtri tjetër që shton shpenzimet dhe sorrollatjet.
Fotokopja e certifikatës së pronësisë duhej të noterizohej me një kosto prej 600 lekësh të reja dhe më pas të njihej si dokument zyrtar për të vazhduar procedurën e regjistrimit, për të cilën duhej plotësuar dhe një formular, në një zyrë tjetër që ndodhej jashtë ambjenteve të gjendjes civile dhe që për ta gjetur të duhej fat sepse ndodhej mes pallateve me një letër A4 që njoftonte se ishte urbanistika. Prej aty ktheheshe sërish në gjendjen civile për ta protokolluar dhe përballeshe me punonjëset e sjellshme dhe të edukuara që prisnin e përcillnin qytetarët e zemëruar që nuk kuptonin pse ishte thënë publikisht që afati i fundit ishte data 28 Korrik, ndërkohë që në gjendjen civile u thonin se mesnata e 27 Korrikut ka qenë mundësia e fundit.
Kryeministri dhe njerëzit që ai do të vendosë në qeverinë e re që siç thotë do të jetë më e mbledhur në mënyrë që kërkesa e llogarisë të jetë më e drejtpërdrejtë, duhet të përballet me shumë mangësi që edhe punonjësja më e ndershme e administratës publike nuk e shmang dot. Burokracinë, mungesën e seriozitetit të dokumentave të lëshuar nga shteti shqiptar, që jo vetëm korruptojnë, por sfilisin njerëzit e thjeshtë. Regjistrat elektronikë të shtetit shqiptar duhet të jenë efektivë dhe sorrollatjet herë të qëllimshme dhe herë të detyrueshme nëpër zyrat e shtetit duhet të marrin fund.
Dhe meqenëse, e ka nisur kritikën kolektive me drejtorët e disa institucioneve jetike për qytetarët duhet të japë edhe ndonjë shpjegim pse eprorët e tyre u vlerësuan gjatë fushatës elektorale dhe për më tepër a do jenë sërish pjesë e kabinetit të ri qeveritar? Nëse po, të fala sistemit dhe korrupsionit!(Javanews)
Pa deshiren e saj,me shembuj konkrete, Ilva Tare e verteton se rregullat e mbrapshta te nje sistemi qe ka pas synimin e xhvatjes dhe rraskapitjes poshteruese te njerezve jane vete sistemi qe duhet shqelmuar perfundimisht ne mandatin 2017-2021 ,,,,dhe e ngrata gazetare konfirmon (fare pa deshiren e saj por me trashesine e saj ) qartesine dhe drejtesine e Kryeministrit ne deklarimin e hershem, -“se eshte sistemi i gabuar qe korrupton njerzit,jo e anasjellta”.
Por, Ilva eshte pjese e gjirizit mediatik ,qe duan te mbrojne me thonj ,dhembe dhe paturpesi sistemin gangster te pas-nentedhjetes.E siguroj kete fare gazetaruce se shume shpejt misioni i saj dbe te ngjashmeve me te do te marre fund ,,,,per mbrothesine e shqiptareve ne shumice dhe Shqiperise tone.
Znj.Tare, eshte nje konstatim mese i vertete. Ne fillim te ketij viti kur u njoftua qe duhej te behej rregjistrimi i adresave, jam paraqitur tek gjendja civile dhe punonjesja e gjendjes civile me kerkoi qe te fotokopjoja certifikaten e pronesise e t’a noterizoja, gje e cila m’u duk pa kuptim, pasi ajo ishte origjinale dhe punonjesja mund t’a fotokopjonte vete e te mbante nje kopje. Nejse, vec kesaj, me tha qe te shkoja te merrja numrin e pallatit ku banoj, tek zyra e urbanistikes, e cila ishte ne nje adrese pa adrese. Dhe e mbaj mend se cfare me ka thene, pasi eshte kthyer edhe humor ne familje, kur e tregoj. Me tha konkretisht;”Do te shkosh tek zyra e urbanistikes qe eshte aty, kthehu majtjas, pastaj tek ai pallati jashil perballe minimarketit, ne katin e pare tek ato shkallet me kangjella dera e pare me duralumin jeshil, nuk ka tabele, ka vetem nje leter, qe thote se eshte zyra e urbanistikes, do te marresh numrin e pallatit. U cudita, i thashe, si do te shkoj te marr numrin e pallait tek nje zyre ne nje pallat qe s’ka numer?”. Nejse, me zor e gjeta, por thashe mbaroi. U ktheva perseri dhe kur ia dorezova formularin, fotokopjen e certifikates se noterizuar, me tha do te shosh tek zyra ne fund te koridorit te marresh nje numer protokolli. Me fal i thashe po ti, se t’i drejtoheshe me ju s’kishte mbetur me vend, cfare pune beni, apo vetem per te mbledhur letra? As dhenia e je numeri protokolli nuk mund t’ju besohet, e nderkohe keni akses te hyni e te beni ndryshime ne rregjistrat e gjendjes civile? Cudirat s’kane fund, por te shkosh ne tre vende per te mbaruar nje pune, duke i patur te gjitha dokumentat ne rregull, kur duhej te ishte vetem nje zyre qe i kryen e te gjitha? Nuk di c’te them. Ne kete cep te botes ku jetoj, per te paguar dritat, gazin, ujin, taksat vendore, taksat apo gjobat e makines, etj, nuk me duhet te takoj askend por nepermjet telefonit apo nepermjet bankes me direct debit i bej te gjitha. Kur do te behet tek ne kjo gje? Ah, qe te mos i haj hakun askujt, nuk me kerkuan leke kur bere rregjistrimin e baneses, megjithese me vjen inat, dhe nuk arrij te kuptoj, se pse pagova 600 leke per noterizimin e certifikates se pronesise. Kot.
Tamam në këtë situatë u gjenda edhe unë, i thashë ashtu si ti: po ja bëji ti një fotokopje këtij origjinalit, ajo: unë s’jam notere. Le që mu desh të harxhoj një ditë tjetër në rradhë, por dhe 600 lekë tek noteri (6.000 të vjetra) janë gati sa një ditë pune në shqipëri, (për atë që e ka punën) dhe nëse do të bësh një pagesë të tillë të barabartë me 1 ditë pune në itali të thotë të paguash 70 euro (100.000 lekë). Se ku duhet t’i gjejnë shqiptarët këto para që paguajnë nëpër zyra nuk e marr vesh.
Mire e ke ti qytetari i Tiranes, po pse i jane turrur komentuesit Ilves?
Ju shijon kjo lloj sorrollatje dhe kjo rrjepje masive?
Nuk besoj. Jane tere langot e administrates shteterore ata qe mbajne kete sistem te qelbyr ne kembe.
E drejte ajo qe thua ti- kur ke origjinalin perse duhet ta noterizosh? Si i ka ardh ky mendim “origjinal” atij qe ka bere kete rregull. Me cfare noteri e ka vulosur? .
Sa zyra ka shteti per dokumentet, nr e protokollit dhe per vulen?
Perse duhet me patjeter njerzia te vene neper rradha dhe te regjistrohen me zor. Atje ku e kane patur gjendjen civile atje ta mbajne, vecse nese u duhet ta ndryshojne me kerkesen e tyre
Per kete nuk ka nevoje per te qene pronar medoemos. Dhe qeraxhi etj.
Akomanuk kuptoj perse? Popullsia qe regjistrohen ne gjendje civile regjistrohen per efekt te qytetarise ose shtetesise, dhe per efekte te tjera civile. Nese jane larguar nga vendi ku kane patur certificaten e lindjes, mund ta kerkojne vete ndryshimin e gjendjes civile, duke paraqitur dokumentet prove te jeteses per nje vit apo 6 muaj ne ate vend ne te cilin vendosen perfundimisht. Qytetaret jane te lire te rrojne ne gjithe Shqiperine. Pasaporta dhe certifikata e lindjes jane te vetmet qe lejojne te kene te gjitha te drejtat e shtetasit shqiptar..
Se perse i nisin njerezit karvan neper dyert e zagareve te shtetit kete nuk e kuptoj.
Të fala Ed Selamit,o Ilva?
Të fala Ed Selamit,o Ilva?
Medet per ty moj vajze !
NJE SISTEM ‘GJOJA I VENDOSUR’ PAS 1992 …,
I PARTIKULUAR QELLIMISHT NE RRJEDHSHMERINE E TIJ FUNKSIONALE-RACIONALE, POR ME ‘GROPA’ GJIGANDE QE VAZHDOJNE TE LENE SHTEG PER ABUZIMIN PERSONAL DHE ATIJ TE GRUPEVE (JO VETEM NGA LART-POSHTE DHE PARALEL, POR PACUDITERISHT SHUME ME TEPER NE 7-8 VITET E FUNDIT NGA POSHTE-LART, PREJ SHPURES SE STERMADHE E TE PAAFTEVE, QE DINAKERISHT JANE SHUME TE AFTE E TE PAPERTUAR BIZANTINISHT PER TE GRABITUR DHE SHKATERRUAR PUNEN E ATYRE PAK TE AFTEVE E TE PERGJEGJSHMEVE ME METODAT E ‘MORALIT PER TE DREJTEN E LLAPJES E TE DINJITETIT NJEREZOR …?! ?! ?! …)…, PASI ENDE VETE ‘POLITIKES’ I PELQEN TE MBAJE TE GJALLE PRAKTIKAT BIZANTINE TE ‘QOKAVE’ DHE TE MOSMBAJTJES SE PERGJEGJESISE … DHE SHMANG VENDOSJEN E TRE-KATER RREGULLAVE ELEMENTARE E TE DOKUMENTUAESHME ME DETYRIM QE NGA TITULLARI DERI TEK ROJA I DERES SE CDO INSTITUCIONI VECMAS DHE NE BASHKERENDIM …
Sikur te kishe pyetur ate burrin tend, i cili mbas humbjes perballe Bashes per kryetar te PD, u ndje shume krenar.
Tanime nuk besoj qe ka njeri qe nuk mendon qe per 25 vjet kemi pasur nje shtet rrumpalle, dhe po keto 25 vjet xhungle, kane leshuar rrenje te thella ne te jetuarin e shqiptarit, gat gati sa na duket nje normalitet, dhe kur del dikush edhe me ndonje ide radikale, ndodh habia kombetare , nuk eshte e lehte te crrenjosesh mentalitetin korruptiv te shqiptarit, por personalish mendoj se te gjithe qe duan nje ndryshim ne jeten e shqiptareve, e kane te qarte qe duhet filluar nga edukimi, nga shkolla, qe fatkeqesisht akoma jemi ne piken afer zeros, keshtu qe ne kete moment eshte me e nevojshme me shume forca e ligjit, per ti hapur rrugen struktures formuse te edukimit te nje brezi te pergjegjshem, mund te duket utopike si ide, edhe per faktin qe kerkon shume kohe,dhe dihet sa durim kemi ne, por nuk besoj se kemi ndonje alternative tjeter qe ne mund te bejme per veten tone.
Eshte sistemi qe i lejon njerezit te korrupotohen! Ose me e sakte jane njerezit qe ndertuane nje sistem qe lejon korrupsionin. Sistemi nuk eshte as bime as,kafsh dhe as njeri. Jane njerezit ,te cilet bejne ligje per te gjithe,por i zbatojne paer ata qe nuk kane shoqeri e miqesi,nuk kane pushtet. Si perfundim njerezit bejne sistemin e tille qe te lejoje korrupsionin ……….. Pse nuk kishte korrupsion ne sistemin e kaluar? Se ishin njerezit ata qe nuk lejonin nepermjet ligjit te behej korrupsion. Kur njerezit filuane te shkelin ligjet filloi korrupsioni…. jo nje shishe raki,jo 5-6 kg arra. Jo po dy tre kg. mjalt …… deri sa arriti me miliona euro. Tani hajde gjeje nje njeri qe nuk i pelqen korrupsioni……
Më vjen keq për inteligjencën tuaj moj zonjë ! Që krye kusari i atij sistemi është kryeudhëheqësi i atij vendi !? Kaq kohë tu deshte ta njihje at mashtrues !?
Përballë e ke pasur në tavolinën tënde dhe ske qenë e zonja ta ndalosh at dashakeqës të atij vendi, por përkundrazi të ka
Poshtëruar si mos më keq, kjo është paaftësia juaj moj zonjë ! Dihet botërisht që sistemin e bëjnë njerëzit dhe Rama si njëri prej nesh ashtu e gjeti dhe ashtu po e zvillon dita ditës at sistem hajnash ….
Turp për ndërkombëtarët që e lejojnë atë kryekusar që grabit pafundësisht pasuritë e atij vendi.
Turp për ju gazetarë injorant dhe hajdut që përveçse fitimit nga Rama nuk keni asnjë keqardhjeje për atë vënd ku jetoni.
Ke plotesisht te drejte per gazetarucet si puna e ksaj rrushes qe ben pytjet dhe nuk degjon pergjigjet.
E ke tepru kur fut edhe Edin ne te njejtin thes me parardhesit e tij. Mandatin e kaluar Edi ishte i detyruar te bashkedrejtonte me shushunjen Meta. O do pranonte kushtet e Metes ose Sala e Meta do vazhdonin te qeverisnin.
E vetmja gje pozitive nga ajo bashkeqeverisje erdhi vetem nga ministrite e drejtuara nga socialistet dhe te keqijat erdhen vetem nga ceta e Metes.
Kjo eshte aresyea qe shumica e popullit i besoj Rames dhe jo kryetarit te shkrire te PDse apo Lesh e Lise.
Ne kete mandat sukseset apo deshtimet do ti takojne vetem Edit.
Me.vjene.keq.moj.zonje.korrupsioni.eshte
lubrifikanti.qe.ve.ne.levizje.ingranazhet
e.ketij.sistemi.qe.po.ecim.dhe.nuk.ka.si
Te.jete.ndryshe.
Hahaha te dija me te zgjuar zonja Tare.
Kryebashkiaku i 20% pasi e mjeli per tre mandate Tiranen tani do na mjeli edhe tre mandate te tjera Shqiperine.
Mandatin e pare e kaloi lehte fare duke treguar barcaleta dhe duke share Saliun e Lulin dhe duke folur per vetingun.
Mandatin e dyte do e kaloje ne takime me popullin, evidentimin e problemeve dhe dhe me pastrimin e administrates nga te korruptuarit e LSI- PD dhe zevendesimin e tyre me te babeziturit socialiste pasi mandatin e pare i la te agjeronin.
Mandatin e trete do te premtoje hapin final te futjes se Shqiperise ne EU dhe per kete gje duhet qe ai te jete perseri drejtues ndryshe kjo gje nuk ndodh pasi Rama eshte i vetmi udheheqes i besueshem per te huajt keshtu qe, shqipetaret edhe pse nuk e duan, per te miren e Shqiperise duhet ti thone edhe nje here derrit daje.