Marrëveshja parazgjedhore mes Ramës dhe Bashës, nuk qe gjë tjetër, vetëm një mundësi për PD dhe liderin e demokratëve, që ta ndjenin veten në parapushtet, si një “kështjellë me rërë” për të mbrojtur votën dhe për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit të dhuruar nga Rama, i cili e ktheu qeverinë e tij në minorancë në raport 9/10!
Në fakt, kështjella me rërë, jo që nuk po rrëzohet, por po forcohet duke u kthyer në kështjellën e Ali Babës! “Opozita” po qeverisë me dhjetë ministra pa fituar asnjë palë zgjedhje, duke humbur të gjitha llojet e ballafaqimeve me sovranin. E kthyer në një opozitë “qeverisëse”, që sulmon çdo ditë e çdo orë qeverinë në “opozitë”, bandat e tepsisë, kovës, lopatës, shatit dhe kusisë, i janë futur punës si turku… për të bërë sa më shumë plaçkë, emër dhe miq.
Por, a e kanë tagrin ministrat e opozitës për një veprimtari të tillë?! Natyrisht që jo, por heshtja e kryeministrit dhe pritja e pajustifikuar për t’u dhënë goditjen e fundit këtyre “oktapodëve” të mbërthyer në këmbët e pushtetit, u ka krijuar atyre besimin, se ata janë edhe ministra… drejtor… tenderues… pse jo … dhe “kryeministra”!
Tenderimi i Demirajt për shërbimin online të Gjendjes civile, prej 1.7 milion dollarë, tenderimi i Gjoshaj për përkthimin e legjislacionit të BE-së më 24 korrik, tenderimet e Ministrit të Drejtësisë Bardhi për mobilim zyrash të ATP-së dhe ai i Ministres së Arsimit Karabina për shtypjen dhe botimin e dëftesave, regjistrave, dhe revistës “Mësuesi”, apo ai i Ministres Kërtusha për të shpallur ditët e fundit tenderin me objekt “Shërbimi me Roje fizike dhe sistem alarmi” janë prova të qarta se “teknikët” nuk janë teknik, por merr e ik sa më shumë, kur të shikojnë dhe nuk të thotë kush stop. E paprecedent është marrëveshja mes Bardhit të Drejtësisë dhe Vukajt të Financave, kur kanë vendosur për rritjen e tarifave të Shërbimit Përmbarimor.
Veprimtari të tilla janë tejet abuzive dhe në kundërshtim flagrant me ligjin, sepse vendime të kësaj natyre merren në mbledhjet e qeverisë dhe vendosen nga ata që kanë tagrin për të bërë të tilla ndryshime ligjore. Por teknikët as që pyesin kur vjen puna për të bërë favore të kërkuara apo paguara nga ndonjë grup përmbaruesish, që dikur kanë qenë gjyqtarë dhe prokuror, por edhe në pozicionet që mbajnë, kanë bërë favor dhe ka ardhur momenti që bandat e PD-së t’ua kthejnë borxhin.
Në fakt, më datë 5 korrik, kryeministri Edi Rama, firmosi një vendim për të pamundësuar abuzimet me fondet e përfaqësuesve politikë të partive humbëse nëpër ministri dhe drejtori. Vendimi parashikon pezullimin e përkohshëm të fillimit dhe të vijimit të procedurave të prokurimit të fondeve në dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2017. Por nuk është faj i tyre që nuk dinë të lexojnë, por faj i atyre që e kanë për detyrë t’ua lexojnë dhe t’i qerojnë njëherë e mirë nga karrikja e zënë gabimisht, e që atyre u duket sikur e kanë të vetën dhe e meritojnë ta shfrytëzojnë dhe ta gëzojnë!
Me gjithe respektin qe kam per artikullshkruesin, do ta kundershtoja ate. Te besh tendera ne nje institucion, nuk eshte detyre, kompetence apo angazhim vetem i titullarit te institucionit. Por i nje kategorie te caktuar te administrates te atij institucioni, ne rastin tone te nje ministrie.
Ministri nuk ben dot tendera nese sekretari i pergjithshem i ministrise nuk firmos ngritjen e disa strukturave tenderuese, sic jane Komisioni i Vleresimit te Ofertave, Komisioni i tenderimit etj. Dhe keta jane punonjes te ministrise te pakten 10 deri 15 vete.
Nese ministri arrin te veproje e tenderoje me keta 10 a 15 punonjes a drejtore ne ministri, bile sic thoni ku edhe te vjedhe, nuk eshte faji i ministrit, por faji i paraardhesit te tij qe i ka praktikuar me kete stil vjedhje, duke kuar njeri tjetrin. Dhe ne fund eshte faji i ketij mut shteti, qe ajo trupe tenderuese ne cfaredo ministri qofte, ka vjedhur, vjedh dhe do te vjedhe duke e ndare placken , me cdo minister qe eshte ne detyre. Dhe sigurisht nuk i plas bytha se ministri eshte i PS, PD, apo LSI sepse te gjithe derrat nje turi kane. Se po te mos kishin nje turi, nuk behej minister, pasi atje ku punonte e ka rrogen me te larte, atehere pse do te behej minister? He mo Anri !!!??
Per patriotizem, thote Anri. Te dhjefsha patriotizmin, qe kemi 30 vjet dhe s’po e shohim. Per te vjedhur. Sepse kur te largohet nga detyra do t’i them une. He mo patriot. Ti nuk ishe per veten tende, do besh shtet ti. Shiko ore filanin. Dy shtepi ne Tirane, nje ne, si quhet ajo, se nuk ja di as emrin, nje ne Gji, nje ne Gjipe, nje ne Gjirin e Lalzit, nje ne Gjirin e Roterdamit, femijet i studjojne njeri ne SHBA, tjetri ne Angli, megjithese trapa, E pra minister ka qene edhe ai. Rri ti, pervelohu per memedhene ti! Keshtu ka qene e do te jete dhe leri ministrat te bejne ate qe kane bere ata para tij dhe do bejne ata pas tij. Te vetmit qe nuk do ndryshojne dhe qe do te vazhdojne te hane shtetin si miu dhe jo si ariu, jane ata punonjesit tenderues. Dhe e di pse nuk i ndryshon asnje minister? Sepse jane bere specialista ne kete lloj zanati. Sepse guxoi nje minister diku, dikur dhe i zevendesoi, mirepo mbeti si peshku pa uje. Mbeti vetem me rrogen e tij. Ata nuk dinin ta vertitnin rroten. Dhe e di c’beri? I mori perseri ne pune.
ÇKENI ME GJOSHAJN!!
AJO , PËRSHESH HA!!????