Koalicion opozitar apo koalicion anti-Vetting?!

5 Gusht 2017, 19:56Blog TEMA

Nga Anri Bala

I mbyturi të mbyt, e më në fund erdhi dhe dita, që të mbyturit “deri në fyt”, t’i shohim teksa përpëliten, në tentativën për t’i shpëtuar drejtësisë, që i tremben si djalli temjanit. Kësaj here, “të tmerruarit” e drejtësisë, janë nisur turravrap drejt “unitetit”,  me një qëllim të vetëm: Për të shpëtuar, të bashkuar, nga vettingu!

Sipas të gjitha gjasave, erërat që po fryjnë nga perëndimi, parashikojnë një dimër shumë të ashpër për partinë forcë e parë, me të parin tashmë pa forcë, të hedhur në azilin e ulokëve politik shqiptarë… në presidencë. Një gjë është e sigurtë, që për nga bëmat dhe gjëmat, kjo forcë tashmë pa forcë, vetëm me atë të lehjes dhe kuisjes do të jet e para… që do sorollatet dyerve të gjykatave.

Kandidati i parë “hallexhi”, për nga fati, por jo për nga xhepi, është kryetarja e përhershme por… e re, e “partisë forcë e parë” nga fundi, e cila si rrallë herë nxitoi t’i zgjas dorën kryetarit të partisë tjetër forcë e parë… për të humbur. Ajo që më habiti, e që nuk jemi mësuar ta shohim nga partia e “Lavjerrësve”, ishte nxitimi i kryetares “zonjë e parë e dorëhequr”, për të bërë koalicion me partinë e humbësve. Ndërsa të gjitha fjalimet dhe deklaratat e tjera vetëm sa më provokonin sekëlldi në stomak apo irritim, ky veprim veç habis, më vuri në mendime për të kuptuar, se çfarë po ndodhte në të vërtetë?!

Pyesja veten, se si ka mundësi që një kryetare partie, që ka humbur zgjedhjet, të tentoj të bëj për budalla një popull të tërë?! Mendoja e ka ose nga djallëzia ose nga padija, por nuk mu desh shumë të kuptoja se ishte një kombinim i të dyjave.

Sipas “zonjës së parë të dorëhequr”, partia forcë e parë nuk arriti të dilte forcë e parë, pasi votat e partisë së saj u “deformuan” nga Policia e Shtetit, e cila ishte “transportuese” kryesore e parave të drogës e të krimit, e kështu i katandisi “Lavjerrësit” në opozitë, për të parën herë pas 8 vitesh qeverisje, 2009-2017! E pa mbaruar fjalimet e saj me nota melankolike, për familjen dhe të ardhmen Shqipërisë, i kërkoi Lulzim Bashës, kompetentit të humbjeve dhe shkatërrimit të vendit, atë me të cilin bashkëqeverisi 4 vjet, të bënin një koalicion opozitar.

Zonja e parë e dorëhequr, ndoshta nuk e di, ose nuk i’a ka thënë njeri, se koalicion me Lulzim Bashën, do të thotë aleancë me: “Ministrin e Brendshëm, kompetentin e blerjes së votës përmes parave të drogës”, kjo e thënë nga ajo. Logjikisht nuk mund të perceptohet, se si Kryemadhi po i shtrinë dorën pikërisht personit që i vodhi votën dhe e katandisi në opozitë?!

Të thuash votat i bleu dhe i vodhi policia dhe të kërkosh koalicion po me “policinë” teknike, që edhe pse në asnjë rast nuk ka pati ndonjë denoncim për vjedhje apo blerje votash, nga ana e policisë së shtetit apo drejtuesve të saj, mund ta quajmë fare mirë si somnambulizëm politik të zonjës.

Ndërsa përsa i përket pareve të drogës, nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar dhe nuk ka të “ndershëm” që nuk e ka “shijuar” lulëzimin e fushave të hashashit, të qeversjes së famshme PD-LSI, ku kumbari “i ruajties” së fushave me bekimin e partisë në koalicion, ishte pikërisht ai, as më pak as më shumë, Lulzimi i “Lazaratistanit”.

Nuk e kemi harruar fshatin e bukur e “piktoresk” të hashashit, të shpallur shtet brenda shtetit, që sundonte mbi ligjin e vendit dhe mbi maliqin e zgjedhur nga sovrani i vendit tim. Vërtet, zonja e parë, e dytë, e tretë, e ve me burrë gjallë, mendon se shqiptarët e kanë harruar bllokun e 21 Janarit, apo gomarin e Krrabës, apo si mund të bëhesh me vila dhe saraje duke hapur një parti sh.p.k?!

Ndaj nuk po e kuptoj kujt i qahet zonja?! Po të dojë, dy rrugica e ndajnë nga ish bashkëshorti, e ndarë prej së gjalli prej tij, për nder të nënës parti dhe t’i kërkoi llogari! Nëse zonja bënë koalicion me Lulzimin e “Lazaratistanit” dhe Bashën që i vodhi votat e partisë, atëherë logjikshëm më shkon ndërmend se koalicioni i tyre nuk është opozitar, por koalicion…”kush të shpëtoi më parë”!

Ajo që më bënë të ndjehem keq dhe të turpërohem, është katandisja e kolegëve të mi, sidomos e disa anal-istëve që hiqen më shumë altruist seç janë, e që përtej mejhaneve të tyre të komentojnë thirrjet e zonjës së tyre të parë në ilegalitet, kryetares, deputetes, pushtetares, opozitares e plotë e plotë “are” të tjera, për një bashkim forcash të “koalicionit opozitar”, si një lëvizje partiake, e aspak si një lëvizje për t’i mbajtur larg “miqtë” nga çekiçi i gjykatësve të rinj dhe dhomat e hotelit “7 penxheret”.

Në fakt më dhimbsen këta gazetarë, që për një “grusht para” pranojnë të duken si marrak, e të marrët e vërtetë të na duken si intelektualë, vetëm se përkrahen, fryhen, majmen, e kapardisen me paratë e krimit!

Nuk do lindte nevoja ta shkruaja këtë shkrim, nëse analistët nuk do shisnin përralla dhe pronarët e tyre do i blenin sa “frengu pulën”, me paratë e atyre, që kurrë nuk e treguan burimin! Ta dini, Likja dhe Mona s’do të mërziten, pasi asnjë nga “oligarkët” e mediave nuk do të ma botojë shkrimin tim, për sa kohë i kanë aty, për aq pak sa i kanë… mundohen t’i shfrytëzojnë!

Ama, ju të paktë shpresmëdhenjë, që më lexoni, mos u mërzisni, se po bashkohen pulat që i’u ka rënë flama me kaposhat pa puplat dhe po i gënjen mendja se “uniteti” do t’i shpëtoi nga “skartimi”!

Në kotecet ku janë strukur dhe sëmundjet që kanë marrë, hallexhinjtë e qymezeve nuk kanë asnjë mundësi të shpëtojnë, veçse të presin “kasapin” dhe “kokëprerëve” të gjorë nuk do u mbetet gjë tjetër veçse të shkundin krahët duke u përpëlitur, deri në gramën e fundit…!

Facebook

15 komente në “Koalicion opozitar apo koalicion anti-Vetting?!”

  1. Azio says:

    Te lumte Pena more Andi.
    Je nje analist i shkelqyer.
    I ke bere maskarenjt t’i shkoje gjuha ku i dhemb dhembi.
    Hoteli i “7pengjereve” i ka hapur dyert per keta monstra dhe mezi po i pret si musafire te rralle te derguar nga VETINGU.

  2. Nga gr says:

    Amin inshallah fjalet e tua ne vesh te perendise Kete presin te shohim ata qe besojne se haku do te shkoj tek i zoti bravo urime per shkrimin shorosojme te shohim dite te bardha

  3. Albi says:

    Shkrim i sakt dhe realist

  4. nje lexues i zakonshem says:

    BRAVISSIMO , Anri Bala !

  5. xhevit says:

    Z. Bala, kjo kryemadhja bashke me kete lulushen, mund te enderojne dhe masturbojne sa te duan, por nje gje ata e kane te sigurt, qe koha e tyre dhe zagareve qe j’u vijne akoma nga pas, ka mbaruar……shpresoj qe TIMONIERI te mbaje premtimin qe ka bere….koha kalon shpejt….

  6. alphade says:

    Anri, nje analize e shkeqyer ! Kane bere aq zullume, krime e hajni,
    sa qe nuk do ta kalojne Vettingun , jo sepse e kerkon klasa poltike
    shqiptare,por sepse e kerkojne me kembengulje te tejskashme :
    shqiptaret , SHBA ,BE-ja !!! Sepse po te ishte per politikanet shqiptare ,
    te korruptuar deri ne palce VETINGU nuk do te behej kurre e kurres !

  7. Koba says:

    Urime per shkrimin.Ky shkrim me duket si Nje Shkrim Permbledhes i te gjitha komenteve te shkruara per Ciftin me te ndyre ne Politiken Shqiptare.As vete Sali Gerdeci nuk ka guxuar te dali ashiqare ,po ka nxjerre Cunin dhe Gocen per te mbledhur para.Po Like Floriri bashke me Baxhellen e Tij kane dale Hapur Diten Per Diell ,te mbledhin Parate e Krimit te shkaterrimit te Ekonomise Shqiptare,Grabitje pronash,Gjoba te renda Bisneseve ,tendera te kontrolluara prej tyre ,duke marre pjesen e majme per Torben e tyre.Me thoni nje krim ,me thoni nje skandal apo Grabitje ,qe nuk ka gjurme te LSI.Urojme qe Vetingu i drejtuar nga Amerikano-perendimoret te cojne deri ne FUND Reformen per Drejtesi qe keta Zagare te qerohen nje here e mire dhe te fitoje Populli.

  8. Edi SHPATA says:

    Anal-ist i zoti je zotrote .njeri qe rron me endrra idiote dhe logjike kecash.te duket vetja profet dhe filozof demek

  9. kleptofagos says:

    Ne vendin tone, sa me shume qe shahen me njeri tjetrin banditet dhe hajdutet e medhej qe i kemi zgjedhur ne krye te shtetit, aq me shume atyre i zgjatet jeta. Keshtu ndodhi ne kohen e Nanos me Berishen, Berishes dhe Metes, Rames dhe Metes, Rames dhe Bashes, etj. Diten shajne njeri tjetrin dhe naten bejne marreveshje qe te ndajne pasurite dhe postet. Ushtrite mediatike nepermjet tellalleve te kampeve “kundershtare” kane marre porosi per te zbrazur sa me shume akuza kunder njeri tjetrit dhe ne fund te cfaqjes do te shohim perseri ne krye te sofres dhe me pasuri te paprekura, te njejten kupole te mafies politike qe ka uzurpuar shtetin. Sa per drejtorat e vegjel, apo edhe ndonje minister fatkeq, nuk i plas dhe aq shume.. Kazanet e medias do te derdhin te gjithe arsenalin e tyre per ta bere lojen sa me terheqese dhe te besueshme per publikun qe sheh endrra me sy hapur. Ka tellalle qe jane pjese e lojes dhe ata aktrojne me mire rolin e tyre, por ka te tjere qe futen ne skene per te recituar pjesen e tyre, pa e ditur skenarin e plote dhe rezultatin e lojes.

  10. LORA says:

    Anri,respekt per shkrimin.
    Per mua,te dy palet (opozita dy-ngjyreshe e quajti Kryeministri Rama) kane qene gjithmone bashke;mbi e nen carcafe,,,,por perhere ne shpine ,nder e xhep te shqiptareve.
    -kane qene bashke kunder reformimit te drejtesise,qe nga fillimi,,,,por shqiptaret ua shqelmuan dhe shkaterruan me voten e tyre te gjithe skenaret,
    -kane qene bashke ne 90-te ditet e cadres se krimit e turpit pa limit,,,,duke tjerre skenare antishqiptare per destabilizimin e Shqiperise,,,,,por shqiptaret ua dhjene aq me elegance ate cader,saqe nuk dinin si te dilnin prej saj,
    -jane bashke ne zjarret qe kane ndezur neper Shqiperi;nga jugu ne veri,,,,ne pikun e sezonit turistik,,,,me intencionin e qarte per vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme,
    -jane bashke ne frymezimin e hallexhinjve per kultivimin e droges,,,,,e mandej per t’u cjerre neper podium kunder “Haki-droges”,
    ,,,,,sado te bashkohen, dy apo me shume banda kusaresh ,produkti eshte nje bande me e madhe ,,,dmth nje imperativ me I qarte per njerzit per t’u cuar se bashku urgjentisht atje ku e kane vendin tash e 27 vjet,ne esfel te gomereve.
    Jam shpreseplote,,,,,se shqiptaret ne shumice nuk kane lene asnje shteg qe banditet e perbashkuar politike te pengojne rrugetimin e tyre drejt progresit,mireqenies se njerezve pa dallim dhe antaresimit me te drejta te plota dhe dinjitet ne EU.

  11. Hila says:

    Mos ma shai Monen se ka emer te madh! Qe ta dini ne 1971 pati ardhe ne Shqiperi princi i kamboxhies Naradom Sihanuk me te shoqen qe kishte emrin Monika, kjo monika ishte shume e bukur dhe nena e mones i mori emrin por jo ate bukuri qe kishte ajo. Po gjithesesi mona jone pati fat se u martu me like floririn e bllokut te 10% te tenderave dhe ja kaloi me pasuri Monika Sihanuk. Dhe nje detaj .monika ker pati ardhe ne Tirane fjeti nje nate dhe me te gjithe njerezit ae pati kontakt ju dha peshqeshe, ishte humane e zemer gjan, kurse kjo mona jone eshte si mordja vetdm merr

  12. nigo says:

    Bravo Andi. Jemi shume qe te lexojme me kujdes, pasi cfare shkruan eshte e vertete per ne, por sa keq qe vjen Edi jone dhe nje here ben bashkim me Ilirin heren e dyte me Lulin dhe nuk e dime se me ke do lidhet heren e trete. Andi, Edi e kishte nje here shancin me 2013, qe do te fitonte i vetem 100%, por u frikesua se mos humbte dhe u bashkua me Ilirin. Beri nje cike shtet, ca me cupulina, ca me LSI-ste, por i la pushtet Ilirit dhe Saliut qe shine per 4 vjet. Me Prokurorin, qe e kishte ne dore i erdhi anash, po keshtu me Kanadezin e shikut dhe natyrisht me palo Presidentin. Saliu e Luli, qe sikur kishin ardhur nga ndonje planet tjeter vazhduan rrugen e tyre pa Ju dridhur qerpiku duke share e shpifur majtas e djathtas, por gjithnje duke futur duart ne xhepat e shqiptareve, duke vrare, duke shitur genjeshtrat per te verteta, duke na armiqesuar me gjithe boten. Droga, korrupsoini, papergjegjshmeria e admininstrates nen hunden e K/ministrit vazhduan rrugen e tyre. Po lufton te permiresoje administraten, por nuk po gjen rrugen. Po lufton per vetingun, qe per mendimin tim eshte kot fare. Imagjino veting me Flamurin ne Komision etj,etj. K/ministri nuk po gjen dot rrugen. Nuk ka bashkepuntore. Perdridhet per te reformuar shtetin shtetin shqiptar qe lengon ne shtratin e te semurit, qe e katandisi Saliu , Fatosi, Iliri, Luli, mos te permend edhe nomenklaturen qe u largua nga Kuvendi kohet e fundit, me shoke fshatare ne mentalitet ministra e administratore, here me te bute e e here me te forte, por asnjehere me plan e llogjike te ftohte. Na eshte bere jeta e padurueshme nga Drejtesia e munguar, nga policia qe te terheq zvare, po i tha truri, nga hapsirat e zena prej te forteve, dyqaneve. Andi flm per mendimet qe jep se cfare ka ndodhur, por kush jane rruget per daljen nga situata e na i tregoni dot qe te shofim drite ne kete tunel te erret qe quhet Shqiperi.

  13. Balena blu says:

    Grazie Andi! Kryemadhja vejushe me burre gjalle dhe e thekur per karriere se bashku me kokekatrorin president -jane nje dyshe peshqesh per shqiperine.Dhe po t’u shtosh dhe lul hollandezin e lazaratistanit bejne nje treshe te forte dhe do kemi pune me ta.Te mos harrojme Andi se sheiku Like Metaj nga skrapari eshte zevendesi i padrinos se PD-se dhe do trashegimoje arshiven e vicidolit…Shkrimi eshte i shkelqyer.I ke vene pikat mbi i!Theatri qe perpiqet te luaje cifti presidencial duhet te denoncohet dhe te jete ne qender te kritikes se shendoshe te njerezve dhe te shtypit.Sa per lulushken e degjeneruar…vetingu qe presim shpresojme qe te gjurmoje dhe te zbuloje pasurite dhe parate e tij,te likes etj,por sidomos te padrinos,qoftelargurt nga vicidoli dhe femijeve te tij.Po nuk filloi vetingu me keta se pari,njerezit do fillojne te kene pikepyuetje.Dhe ne Izrael,pa permendur kroacine,sllovenine etj filluan hetimet per Netaniahun per korrupsion.Ketu tek ne do filloje te levize gje ndonje dite?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje