I ndërtuar rreth viteve ‘70 dhe i rikonstruktuar në vitin 2002, parku kryesor dhe më i madh i Elbasanit po i nënshtrohet një rikualifikimi të plotë, i cili parashikon edhe krijimin e vendeve të çlodhjes dhe argetimit për të gjitha moshat.
Parku Rinia i Elbasanit gjithashtu do të zgjerohet, duke arritur një hapësirë prej 82 mijë metra katrorë, ndërkohë që projekti parashikon ndërtimin e këndeve të lojrave, fushë basketbolli, kënde fitnes, shatërvane, etj.
“Është rikonceptuar gjithcka, mënyra e funksionimit, sistemi rrugor, mobilimi urban. Gjithcka është rikonceptuar nga e para. Ky sistem rrugor që është sot nuk do të ekzistojë më, përvec rrugës kryesore që përputhet.Pjesa tjetër është rikonceptuar me një sistem që të ketë ndikim minimal në gjelbërim. Mobilimi është menduar në mënyrë funksionale për t’iu shërbyer të gjitha grupmoshave”, deklaron Gentjan Tabaku, drejtor i Projekteve pranë Bashkisë së Elbasanit.
Tabaku shton gjithashtu se në parkun Rinia nuk do të ketë ndërtesa private. Përsa i përket gjelbërimit, atij i është kushtuar një rëndësi e veçantë. Edhe pse do të priten rreth 43 pemë ekzistuese për shkak të projektit, do të mbillen 300 pemë të reja.
doli ne drite edhe elbasani, do te shplodhen njerezit pas pune
Ne parkun e Elbasanit nuk duhej te pritesh asnji peme e madhe e shendetshme dhe e gjelbert sepse nuk behen e nuk gjindem me..Ato kane 40 vjet qe vegjetojne e gjelberojne mjaft mire qytetin e ndotur Duhen 30 vjet qe ato te rriten.Edhe pemet qe jane mbjellur anes bulevardit kryesor dhe rruges “Qemal Stafa” prej 7 vjetesh jane te dobta si fidane,rakitike pa gjelberim, jane thare ose nuk zevendesohen prj 5 vjeteve.Asnji nuk pergjgjet e nuk mbane pergjegjesi per zevendesimin e tyre as firma qe i mbolli as bashkia.e cila thote nuk ka fonde dhe e mbyllin kete ceshtje.Po Tirana ku i gjen fondet pr pemet????
Anxhela Cikopano dhe gjithe ju STOPISTA, vrap me protesut ne Elbasan per parkun. Ju eshte hap vend i ri pune