Shtimi i vatrave të zjarreve kanë sjellë dhe një rritje të operacioneve të kompanisë Viva në shuarjen e flakëve. Stafi gjerman ka nisur misionin prej mëngjesit duke vijuar gjatë gjithë ditës luftën për të vënë situatën në kontroll.
Helikopteri ka nisur operacionin në Krrabë, ku zjarret kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme si dhe duke iu afruar tunelit.
Ndërhyrja e VIVA ka qenë e rëndësishme në vënien nën kontroll të sipërfaqes duke hedhur ujë nga ajri në zonat më të vështira.
Më pas puna ka vijuar në zonën e Gramshit, teksa me kërkesën e Emergjencave Civile helikopteri i Viva ka nisur operacionin në Kavajë, ku zjarri kishte pushtuar një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pisha.
Por puna nuk ka përfunduar këtu, VIVA ka ndërhyrë dhe në zjarret e rëna në Laç, Ishëm dhe Shëngjin. Teksa vendimtar ka qenë dhe operacioni në Ardenicë, ku zjarret i janë afruar dhe manastirit.
Me një ndërhyrje të shpejtë dhe falë eksperiencës së stafit të kompanisë, u bë e mundur që zjarri të vihej nën kontroll dhe të mos krijonte dëme në manastirin e Ardenicës.
Falë punës së bërë, Kompania Viva jo pak herë ka marrë falenderimet e Emergjencave Civile, të kryetarëve të bashkive por dhe të banorëve.
Opa..ja ku na doli dhe një kompani gjermane e kontraktuar për të fikur zjarret me një helikopter të lehtë. E para e punës kjo nuk njihet fare si kompani. E dyta sa helikopterë ka blerë shteti shqiptar…nuk ka mundësi që të pajisë një me mjete kundër zjarrit? Kjo bie erë paftësi e korrupsion.