Shpërthejnë flakët në zonën e “Ranës së Hedhun”, zjarri nuk kursen as zonat turistike

8 Gusht 2017, 16:08Kronika TEMA

Zjarret nuk po kursejnë as zonat turistike. Një masiv me pyje në zonën  e Ranës së Hedhun në Lezhë është përfshirë nga flakët pasditen e së martës.

Raportohet se zjarri që ka përfshirë këtë zonë është i përmasave të mëdha, dhe po favorizohet edhe nga era.

Ndërhyjra për neutralizimin e flakëve është shumë e vështirë për shkak të terrenit malor.

Ndërkohë “Rana e Hedhun” është një zonë mjaft e populluar me turistë në këtë periudhë sezoni veror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje