Rishfaqet Elivar Golemi. Ish-inspektoria e Bankës së Shqipërisë ka qenë ditën e sotme e ftuar në tryezën e Inspektoratit Qendror si përfaqësuese e biznesit për të dhënë mendime mbi reformimin e inspektorateve.
Ish-inspektorja e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi në datë 3 Prill u dënua nga gjykata me dy vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës në skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH në vitin 2014.
Dënimi i Elivar Golemit
Dënimi ndaj Golemit në datë 3 Prill u dha pas kërkesës së prokurorisë për ta dënuar atë me 3 vite burg. Si masë plotësuese gjykata vendosi që dënimi i Golemit të konvertohet në 24 muaj detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës.
Por Elivar Golemi i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Apelit me datën 12 prill nga përfaqësuesi ligjor i Golemit.
o te Rinj ikni largohuni nga ky vend ,jo Rama ,amerika ,BE,po as zoti ska cben me te koruptuarit
Elivar Golemi u perdor nga fullhajni dhe hajnat e tjere.Ajo eshte shume afte,ka qene nj studente e shkeqyer pedagoge kompetente por fatkeqsisht sic e thashe edhe me lart eshte perdorur schade diku jashte do te kishte pasur nje karriere te ndritur. Suksese znj. Golemi kudo qe te jesh.,sepse je e afte dhe nuk je tussi.
Elivar Golemi eshte e afte ajo pati fatkeqese e u perdor nga fullhajni e sistemi fullhajnave,schade.Studente e shkelqyer pedagoge kompetente po te kishte qene diku ne perendim dote kishte shkelqyer.Suksese znj.Golemi kudo qe te jesh!