E ndoqi "këmba-këmbës" për dy javë 26 vjeçaren, pranga të riut

7 Gusht 2017, 15:25Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestur një ditë më parë rreth orës 11:00, në Tiranë, një person i cili akuzohet se ka përndjekur për një periudhë 2 javore një vajzë banuese në kryeqytet.

Sipas burimeve nga Policia, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis Zh., vjeç 30, banues në Tiranë.

Pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, për një periudhë 2 javore, ka përndjekur shtetasen E. K., vjeç 26, banuese në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje