Prangoset binjaku i "klonuar" në Itali, kapet me 500 mijë euro drogë të përzier me sheqer pluhur

7 Gusht 2017, 13:17Kronika TEMA

Një tregtar i madh droge është arrestuar nga policia në Castiglione Torinese të Italisë. Gjatë operacioni, janë sekuestruar 800 gram kokainë dhe 10 kg marihuanë.

Në pranga ka përfunduar një shqiptar 31 vjeç, i quajtur, Besmir Myrtaj, i cili u arrestua teksa hipte në një  Ford Fiesta të errët, prania e të cilës në zonë ishte raportuar më herët.

Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti dy palë çelësa, ku njëra kopje shërbeu për të hapur një apartamente në Via del Rio, i cili e ka përdorur atë në emrin e vëllait të tij binjak, Gazmenti që sipas “TgCom” jeton në Shqipëri.

Me këtë, shqiptari synonte të mashtronte inspektimet. Kërkimi ka lejuar për të zbuluar edhe katër kilogramë materiale, përfshirë sheqer pluhur dhe sode buke, të cilat shërbenin për rritjen e volumit të kokainës.

Për të përzier drogën, përdorte një blendër për ëmbëlsira. Vlera e parashikuar e drogave të sekuestruar është rreth gjysmë milionë euro. Hetuesit tani janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrjetin e trafikut dhe për të mësuar se nga ka ardhur droga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje