Analiza e Industrisë: Në minierën e Munellës janë 4 tonë rezerva ar

9 Gusht 2017, 09:19Ekonomia TEMA

Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari.

Sasia e arit është më e përqëndruar në minieren e bakrit të Munellës, ku sipas një analizë që ka bërë së fundmi Ministria e Industrisë dhe Energjetikës në 1 tonë bakër gjenden 4 gram ar.

“Miniera polimetalore e Munelles ka patur nje shpërndarje mineralogjkike të tillë ku një trup prej rreth 1 milion ton mineral ka patur cilësi shume të lartë si: bakër mesatar 4 – 5 %, zink mesatar 3 % dhe ari 4 gr/ton, argjendi 65 gr/ton krahas elementeve te tjerë si Selen, Stibium etj” pohon dikasteri i Gjiknurit, raporton Monitor.

Sipas përllogaritjeve rezerva e arit në këtë miniere është  4 tonë.

Objektet e industrisë së bakrit në vitin 2001 janë dhënë me koncension një kompanie turke “BER-ONER” me shoqëri koncesionare “Ber Alb” shpk.

Kjo industri në periudhën 2004 deri 2015 ka funksionuar e lokalizuar në shfrytëzimin e dy minierave Munelle dhe Lak Rosh në rajonin e Pukes, duke e pasuruar mineralin e pasur në Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz.

Njëkohësisht disa kompani shumica kanadeze kanë patur leje minerare për kërkim-zbulim të cilat, realisht me tepër janë fokusuar në rivlerësimin e rezervave të zbuluara më parë nga institucionet shqiptare deri në vitin 1992, duke mos kontribuar në shtimin e rezervave të reja.

Nga skema e përpunimit te plote e trashëguar deri në vitin 1990, pjesërisht ka funksionuar vetëm Uzina e Telave në Shkodër. Fabrika e Shkrirjes në ish Uzinën e Bakrit në Rubik është demoluar në vitin 2007 – 2008, ndërsa Uzina e Rafinimit i ishte dhënë me koncension një subjekti në fund të vitit 2012, por që tashmë ka dështuar që në vitin e parë sepse koncesionari kërkonte përshtatjen e saj për prodhim ferrokromi.

Në fundin e vitit 2015 edhe kompania turke “BER-ONER” e fokusuar në rajonin e Pukës me skemë prodhimi deri në koncentrat bakri, ka nderprerë prodhimin duke u justifikuar me rënien e çmimit të metaleve në bursë.

Në maj të këtij viti Ministria e Industrisë ka hapur një garë për dhënien me koncesion të gjithë industrisë së bakrit në vendin tonë.

5 komente në “Analiza e Industrisë: Në minierën e Munellës janë 4 tonë rezerva ar”

  1. Lum si hajdutet.Nje lajm shum i mire per politikanet dhe batakcinjt qe punojne me njeri tjetrin per te shtuar pasurin

  2. Tony says:

    Nxirreni sa ma pare, se Like floriri do te bleje ca gratacela te tjera ne Dubai. Rrofte LSI, rrofte Zeni dhe Armina.

  3. tyta says:

    Oh sa pune ka qe te shkosh deri ne Munelle,Oh sa para duhen hedhur neper koridoret e ministrise,sa para dihen hedhur qe te flasesh me lokalet,Oh sa para duhen per kot fare,,me mire po rrime ne shtepi se sa te nxjerrim ate ar qe asnje nuk e ka marre dot.Kurre.

  4. Hekri says:

    O Zot si e ka hap gojen Ilir Meta.

  5. Beni says:

    ……..te lumt TYTA ,njashtu asht vallahi ,( qe ta shfrytezosh arin duhet te kete 14% ar ne nje ton mineral plako ) , nuk keni cfar bani e bani llogari koti , puna e mar ju kjofte ne ate bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje