Antraksi, ministri i Bujqësisë Panariti fajëson barinjtë: Vaksinat ose në tufë ka hyrë...!

9 Gusht 2017, 21:09Sociale TEMA

Kullotat në zonën e Gjirokastrës dhe Përmetit njihen historikisht si vatra të sëmundjes së antraksit. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se për këto zona, ka një strategji të caktuar të kontrollit të sëmundjes që bazohet tek vaksinimi i kafshëve në vatër, por se rastet e shfaqjes së sëmundjes janë pasojë e thyerjes së kësaj skeme.

”Janë kullota që ne e dimë që janë të infektuara dhe për këtë arsye ne bëjmë vaksinimin e detyrueshëm disa herë të kafshëve që shfrytëzojnë këto kullota dhe barinjtë këtë e dinë, ajo që ka ndodhur ka të bëjë me thyerjen e skemës së vaksinimit që mund të ketë ardhur nga fakti që mundet të jenë futur në tufë kafshë që nuk i takojnë zonës nga rajone të tjera dhe për rrjedhojë edhe jo të vaksinuara”, shprehet ministri Edmond Panariti.

Ministri i Bujqësisë u kërkon fermerëve që për çdo rast të kafshëve të infektuara të kërkojnë ndihmën e shërbimit veterinar.

“Apel të drejtpërdrejtë blegtorëve në rastin e shfaqjes së infeksionit. Nuk janë ata që gjykojnë se si duhet vepruar me bagëtinë, duhet lajmëruar Shërbimi Veterinar Shtetëror dhe ai privat qe administron kufomën e kafshës bën dezinfektimin, hapjen e gropës dhe groposjen në mënyrë antiseptike të kafshëve të ngordhura” tha Panariti.

Veç Gjirokastrës dhe Përmetit, vatra të tjera shumëvjeçare të antraksit në vendin tonë gjenden edhe në zonën e Vlorës.

4 komente në “Antraksi, ministri i Bujqësisë Panariti fajëson barinjtë: Vaksinat ose në tufë ka hyrë…!”

  1. Bekimi says:

    Plasja, shoku, plasja, jo antraksi.
    Futjun i ndonjë kursi të shqipes, se nuk ju del keq. Është ca e vështirë, por e nxënëshme.

  2. tropojani c100 says:

    shume shpejt duhet te vaksinuar ty bashke me trupen e lsi-se

  3. Peri says:

    Ky minister si gje e trashe qe eshte e gjeti shkaktarin e antraksit. Ata jane barijte. Idiot minister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje