Turisti kosovar: Erdha me pushime, por dhe një gotë ujë s’më japin. Kisha frikë të shkoja në spital

8 Gusht 2017, 19:20Sociale TEMA

Një turist kosovar ka mbërritur nga Gjermania në Shqipëri për pushimet e verës. Por duket se pushimet e tij nuk kanë qenë edhe shumë të mbara. Në një letër drejtuar JOQ, turisti ka rrëfyer se në Shqipëri të shumtë kanë qenë ata që kanë abuzuar me të për faktin që vjen nga jashtë Shqipërie.

Letra e plotë

“Pershendetje JETA OSH QEF, desha te bej nje denoncim apo te kerkoj nje shpjegim nga fansat e faqes tuaj se qka po ndodh ne shqiperi me neve nga kosova. Nese mundem te tregoj se me qka perballem qdo dit ketu ne shiperi. Po ju tregoj qe nga fillimi e deri tash sa ndodhem ketu: Mberrij nga gjermania ne Tirane,shkoj te marr nje taxi per ne durres,taksisti me kerkon 50€ mirpo shtyhem pak ne pazar edhe e bej me 30€.Ne durres zgjohem ne mengjes edhe shkoj te pij kafen,porosis kamarierin,nje kafe,nje teke raki,edhe nje got uje,TE LUTEM.!Kamarieri me thot un nuk sherbejm ne gota vetem me shishe po deshe!!!Epo mir i them ska gje,ma sill nje shishe. Mbas dy minutav ne tavolinen qe kam perball arrijn dy persona nga shiperia edhe kerkojn dy kafe edhe dy gota uj.Kamarieri shkon edhe i sherben dy kafe me dy gota uj, si po shihen edhe ne foto!! Un e kaperdij kete sepse kam ardh ne shqiperin time,tek vellezrit shqipetar,ne shqiperin e Skenderbeut.!! Te nesermen nisem per ne Laç,per ne Kishen e Shna Ndout,edhe marr autobusin nga stacioni ne durres deri tek rruga e Lacit ku bileta kushton 250 Lek, mirpo mua faturino mi merr 300 lek!!! Tash fillova te nxehem pak mirpo pa then asgje!!!

Ne diten tjeter shkoj ne mishtore te marr 1kg mish viqi,dhe i kerkoj nje kilogram mish viqi TE LUTEM. Edhe puntori ma kthen po ne i kemi ndar ketu nuk shesim me 1kg,shof qe i kishin nda nga 3kg mish,po deshe merri 3kg,ne te njejten mishtore ku dimrit kam marr shum her jo vetem 1kg po edhe 500gr,kurse tash thot se nuk kemi llogari!

Tjetra qe arriti kulmin!!Shkova ne Farmaci te kerkoj je ilaq,sepse nga ndryshimi i klimes kemi probleme me shendet,Hyj me farmaci edhe i drejtohem me keto fjal”Mirembrema Zonje,kam pak dit qe kam ardh ne shqiperi edhe nga ndryshimi i klimes po ndihem keq,kam kollitje te fotre,ndjehem i lodhur dhe me rrjedhin hundet,te lutem a mundesh te me japesh ndonje ilaq te me kaloj,besoj se nuk e kam gjendjen serioze”Zonja me shikon si Hut! (hut lloj shpendi qe ne shiperi i thoni buf),edhe me thot nuk pot kuptoj,ke semundje me zemer?!!!!Un edhe pse i fola kjart ajo muk me kuptoj sepse kur me sheh qe jam kosovar nuk me sheh si nje shqipetar qe flas shqip po sikur ndonje kombesi tjeter qe flasim tjeter gjuh,Te nesermen shkoj me tiran te spitali Nene Tereza sepse nuk dija se ku ta bej nje kontroll,aty me derguan mga nje vend me vend tjeter,ku me than se duhet ti bej fotografi zemres pa pas asnje problem me zemer,edhe e lash se kisha frik mos me fusin ne operacion per zemer pa pas nevoj.

Kur kthehem ne pallat ku banoj marr te pergadis ushqim,e vendos tengjeren ne zjarr edhe futem ne dhom te pushoj pak,,kur dal mbas 15min Zonja nga Bulqiza e ka hek tengjeren time nga zjarri dhe e ka vedos te veten,pa asnje pik respekti e asnje pik kulture,edhe me thot a jeni shiptar? Un i them po,nga suhareka. Ajo me thot “aaaaa qenke kosovar jo shqipetar”!!!Nga keto e nga shum tjera qe nuk po i permend,po ndihem shum krenar qe jam Kosovar me gjakun blu,gjak i paster Dardan.Mirpo gjitha keto qe i permenda nuk me bejn qe mos ta dua Shqiperin Time,sepse keta jan nje perqindje e vogel qe i duhet edhe pak koh te vetdijesohen,keta persona nuk me bejn te pendohem qe e mbaj ne krah shqiponjen dy krenare dhe mbi te perkrenaren e Gjergj Kastriotit,un prap dot vij ne shiperi edhe nuk dot ndalem kurr!”

20 komente në “Turisti kosovar: Erdha me pushime, por dhe një gotë ujë s’më japin. Kisha frikë të shkoja në spital”

  1. kujtesa says:

    Vetem i Kosoves nuk eshte ky shkrim. Perveç fjaleve qe mbarojne ne shqip me germen ç dhe ketu jane munduar ta pershtasin me q,asgje tjeter nuk eshte e Kosoves.
    Qe kemi probleme me sherbimin,kjo dihet. Por nuk ka vend per improvizime.
    Ketij qytetari,ne cdo dite qendrimi ne Shqiperi,i paskan qelluar te gjitha te keqijat.

  2. sapa says:

    Keni faj vete me patriotizmin tuaj qe vini ne shqiperi e nuk shkoni diku tjeter?nuk u mesut ju me kete popull hajdut?kur vidhet populli i shqiperise pse kujtoni do bejne perjashtim per juve?

  3. Askushi says:

    Per te ardhur me te vertete keq.

  4. Shkodrani says:

    Hajde prap bre Shqipe!!! A e shef sa mir ia fusin vllau vllaut… as armiku nuk ta fut kaq mirë! Mos hajde mor Hut! Unë jam Shqipe por shkoj te shkjau, më respektojnë shumë e nuk ma fusin si vllaznit e mi. Tesh e 10 vite e baj këtë punë. Kur lyp ujë, të japin ujë e të thojnë “hvala”, dmth faleminders, kupton vlla? Shkon në banjë e të thojnë urdhno hyr e turistit i del muti me relaks. Në Shqipni edhe mutin ta xajnë në fyt, dmth n’bythë. A po merrena vesh vlla, se u ankove se nuk merrena vesh. Eja në Shkodër se të diftoj ma giate. Të ndihmoftë Shna Ndou ty e njerëzit tuj!

    1. Rrok Ndoci says:

      Ti shkodran demek do t jesh podgrican apo vrakaçor se qytetar Shkodran nuk je.

  5. shvejk says:

    mbase duhet te kerkoje mish vici, jo viqi.

  6. Vlonjati says:

    Mos u merzit vella se ka injorante endyresira plote ne shqiperi koha do ti eleminoi keta kerma. Faleminderit qe erdhe ne shqiperi se si ta bene ty ashtu bejne edhe me ne pak a shume.

  7. mirel says:

    Ore zoti kosovar. Po ajo zonja nga Bulqiza te ka pyetur nga je se ne shqipot nuk e leme tenxheren ne zjarr vetem. Ajo ta ka hequr per respejt se mos te digjet. Edhe ai i biletes, 2500 ja merr perdite shqiptareve, ndersa ty nje here ne aq 300 leke, nuk behet qameti se per mall vjen. Ndersa shqipua e paguan per hall.
    Dhe gotat e ujit duhen per shqiptarin e hazdisur nga vapa, se mos kushedi i nxjerr koburen kamarierit pastaj dhe hajt mirupafshim. Ndaj te kane keshilluar te kontrollosh zemren. Farmacistja i parashikon te gjitha keto qe eo te ndodhin, dhe me mendjen se mos ti kane rrasur me zor 3 kile mish ne stomak, te thote marsh e ne urgjence.

  8. prishtina says:

    mbaje gjakun blu dhe shko kaloji pushimet ne suhareke

  9. moli says:

    KY S’ËSHTË VLLA NGA KOSOVA.!
    KY ËSHTË ASTRIT PATOZI.
    JU BETOHEM.
    JA NJOH STILIN.
    ?????

  10. populli says:

    Ore per cfare sherbejne keto lloj shkrime
    Cudi qe per taksine nga tirana ne durres ne distance 40 km per qejf ka paguar 30 euro ne nje kohe qe te shkosh ne cdo aeroport te gjermanise me taksi duhet paguar jo me pak se 40 euro
    E te tjera e te tjera…….. mos percani dhe mos shani o njerez te kesaj BOTE

  11. Shqipetar/kosovar njesoj eshte says:

    Po ik ore pirdhu me keto mashtrime

  12. Bekimi says:

    O shoku, huta apo hutini, janë ashtu siç e kanë emrin, ndryshe nga bufi.Ajo që zien gjellën është tenxhere, jo tengjere. Ai që merr në farmaci nuk quhet “ilaq” por “ilaç”. Vinke kaq shpesh në YShqipëri dhe akoma nuk mësove shqip si duhet?

  13. tropojani c100 says:

    e keqja e shqiptareve jane vete shqiptaret edhe ne sa her shkojm ne gjakove ose kosove per tregti ose me ble diçka sepse me kosoven i bejme keto blerjet me te medha dhe me nje her kosovaret perpiqen te na fusin me çmim se na njohin qe nuk jemi nga kosova keshtu qe shqipo ktej shqipo andej dhe ankohemi ne per serb e grek…gjepura

  14. Drenica says:

    Une i besova te gjitha çfar ke shkruar!
    Kame perjetu edhe me keq se ky nga Theranda por çfar te bejm te bojkotojm vendin qe aq shume e deshtem sidomos gjate viteve 80 kur ne menyr ilegale u tubonim ne nje dhom per ta par ne tv shqiperin….
    Rregullisht shkoj e do te shkoj eshte tok e jona ska lidhje a je hasjan ,mirditor ,drenicak kame hiqe si çdo durrsak ne bregdet.

  15. Turisti Tropojan says:

    Isha ne Velipoje 3 dite. Deti dhe rana mire fare. Lokale dicka. Per mengjes nuk behej fjale qe kishin ne menu. Rruget me plehra kudo. Pa rregull. Me te zane kolera ne ate pisllek. Shkurt dhe shqip. Ça ka fale Zoti asht mrekulli, ça ka ba robi asht tragjedi…!!!

  16. jazek says:

    Edhe nje lume qe kishim na e dogji gjermani.mire me lumin ,po me uren c,paten\

  17. Tigri says:

    Shume keq ne qofte se eshte e vertete. Historikisht ne kemi menduar sot per sot prandaj akoma nuk jemi gjekundi.
    Turp per ata njerez qe nga e papasura kerkojne te marrin ate qe nuk i takon.

  18. Fatmir says:

    Shoku esthe mase e vertet se ne shqiperi ta fusin shum shum kollaj. Dhe eshte nje keq ardhje teper e madhe qe skan asnje sinqeritet brenda vetes tyre..Por un dua te them se me tradhtar se shqiptaret e kosoves ska ne ket planet. Pra sinqerisht e kam kte nga experience e jetes time. Ne 10 fjal qe flasin 11 Jan genjeshtra.gjith se si pushimet bej diku tjeter sepse shqiperia eshte vendi me I mrekullushem por seshte gati te bej Sherbim e turizmit akoma ashtu sic dujet.

  19. alban says:

    o z.kosovar pse nuk ike me pushime ne ndonje bregdet fe evropes pernedimore te pagoje 15 euro shishen e ujit ???? mos u qani na cmimet e restoranteve dhe lokleve ne sezonin veror sepse 3 jave pune kane dhe me shtetin kunder qe ju leshon si uqer hetim tatimore ,cez, ujsjellesh etj… per ti shqyer ato pak dite qe kan pune .
    apo ke ne plane qe te kontribuosh zotrote ne mbajtjen e familjes se ketyre shqiptave per 11 muajt e ardhshem o z.kososvar dhe te tjere si ty.
    i vetmi gabim eshte qe sherbimin e lene ne dore te i jorantve dhe fshatarve po per cmimet jam dakorte qe te jem te larta sepse qefi ka kosto ne cdo vend te botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje