FOTOT / Çfarë po ndodh tek Diga e Liqenit në Tiranë? Veliaj jep lajmin e mirë

8 Gusht 2017, 14:36Sociale TEMA

Tirana po bëhet gati që të mirëpresë Maratonën e vrapimit ndërsa nuk ka munguar dhe interesi i lartë i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kësaj gare që do të zhvillohet më 15 tetor.

Por të gjithë ata që do e marrin seriozisht këtë garë, kanë tashmë edhe një mundësi fantastike që përgatiten pranë Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçimin e ri përgjatë digës së Liqenit, duke krijuar të gjithë mundësitë si për të apasionuarit pas vrapimit, por edhe qytetarëve të thjeshtë të cilët dëshirojnë që të shmangin orët e nxehta të drekës dhe të shëtisin në orët e mbrëmjes.

“E dimë që disa prej jush po përgatiteni për Maratonën e 15 Tetorit mbrëmjeve, ndaj vumë ndriçim të ri përgjatë digës së Liqenit”, shkruan Veliaj në twitter.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, falë ndriçimit të ri, Parku i Madh është tashmë në çdo orë në shërbim të qytetarëve për pushim dhe argëtim, lëvizje të lirë dhe vrapime në natyrë për të gjitha moshat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje