Raportet e dëgjesave justifikojnë shkarkimet e pritshme të kryeministrit Rama!

10 Gusht 2017, 20:21Politika TEMA

Nëse deri tani ka pasur vetëm supozime, zbardhja e dëgjesave publike të qarqeve, duket se ka provuar argumentet e kryeministrit Rama për pastrimin e administratës. Në ditët e fundit, kryeministri Rama ka publikuar njëri pas tjetrës disa raporte, që përfshijnë qarqet e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Durrësin dhe Tiranën. Të shpjeguara qartë sa i përket metodologjisë së përdorur dhe tipoligjisë, hartuesit teknikë të saj, i kanë dhënë kryeministrit edhe materialin për argumentet e tij në mandatin e dytë. Ashtu si mund të merret me mënd, tre janë fushat kryesore që do të preken, por problematika është shumë më e madhe dhe madje gati akute. Është e vërtetë se hipotekat, spitalet dhe tatimet janë fushat kryesore, ku kërkohet ndërhyrje, por ato janë nul nëse këtu nuk lemë pa përfshirë infrastrukturën dhe sidomos punësimin. E mbi të gjitha ujin, një problem që e kalon shqetësimin kombëtar, sepse tani është bërë një problem planetar.

Vetë Rama ka preçizuar 9 fushat ku do nisin shkarkimet, që shkojnë prej ujësjellësve, mjekësisë, drejtoritë e arsimit, e deri tek OSHE-ja por edhe shumë prej dikastereve të cilat janë drejtuar deri më tani nga militantët e  PDIU-LSI.

Por në lumin e ankesave ajo që ka qenë edhe më imediate dhe si të thuash më e artikuluara nga të gjithë ka qenë problemi i ujit. Paradoksi është se Shqipëria përfshihet në një nga vendet me burimet hidrike më të mëdha në kontinent dhe ende sot e kësaj dite e ka të pazgjidhur problemin e ujit të pijshëm. Vetëm se nëse thuhet uji i pijshëm, në mënyrë arbitrare pengojmë problematikën që i përgjigjet vaditjes së tokave bujqësore dhe sidomos strukturës që lidhet me këtë proces në bujqësi, ku me kushtet e motit ka nevojë për një mendim shumë të thellë dhe sidomos një inkursion dhe investime të shtetit. Sa i përket ujit të pijshëm, sfida do të mbetet me ujësjellësat, që me sa duket do përballen realisht me reforma. Qarku i Tiranës e ka pasur ndër shqetësimet e tij kryesore problemin e ujit, në procesin e dëgjesave. Por jo më pak ankesa ka pasur edhe në Durrës, që e mbart me vite këtë problem.

Po ashtu, Edi Rama është përballur vetë dhe madje edhe live në media me shumë qytetarë që e kanë prezantuar me ankesat e tyre sa i përket energjisë elektrike. Pothuaj në çdo qark ka pasur shumë persona që direkt dhe me libreza në dorë e kanë prezantuar kryeministrin me furnizimin e parregullt me energji në zona të tëra ose me faturat tepër të larta. Kjo do të thotë se OSHE-ja do të jetë përballë një revolucioni nga ky lum ankesash.

Në fakt, në të gjitha qarqet ankesat më të mëdha dhe si të thuash në kor kanë qenë ato sa i përket hipotekave dhe sidomos shqetësimeve që lidhen me ALUIZNI-n. Rama ka bërë hapin e parë duke i kërkuar publikisht të gjithë drejtuesve të japin dorëheqje. Dhe, realisht të gjithë rrethet ishin të prekur prej tyre. Në qarqet e Shkodrës dhe Kukësit, njerëzit kanë referuar direkt për ta, por edhe pamundësinë e kompensimeve prej vitesh të përmbytjeve.

Shqetësim shumë akut mbetet shëndetësia. Por edhe pa dëgjesat e ditëve të fundit Rama ishte i vetëdijshëm për këtë paradoks ndaj u ka kërkuar dorëheqje drejtorëve, por me sa duket ndryshimet do shkojnë deri thellë poshtë, ku do të preken deri edhe shefat e pavioneve, mjekët, infermierët, etj.

Për qarqet e veriut, gati në unision, shqetësim tjetër ka qenë sjellja e administratës në përgjithësi dhe atje ku ka të zhvilluar në formë kapilare strukturën e tyre PDIU dhe LSI në të gjithë administratën. Me emra konkretë, përballë Ramës, por edhe me ankesa konkrete të tyre, qytetarët kanë kërkuar largimin e tyre, pasi i kanë akuzuar për shumë parregullsi. Ashtu si është parandjerë nga e folura dhe sintaksa e Ramës, për punonjësit e administratës së PDIU-LSI, nuk do ketë më asnjë lëshim. Ku janë ata nuk mund të zgjidhet dot asnjë problem, kanë thënë njerëzit.

Edhe pse disi më i largët, në katër qarqet e para, ku dolën konkluzionet, një shqetësim i madh ka qenë arsimi, por edhe niveli arsimor dhe sidomos infrastruktura arsimore, që e mundëson këtë dhe që është shumë e dobët. Ashtu si merret me mënd, një fushatë përzënie do të vijojë edhe për ta.

Mbase u la për në fund, por kjo nuk do të thotë se nuk përbën problem madhor. Ajo lidhej me infrastrukturën rrugore. Në shumicën e qarqeve, problemi i saj dhe sidomos në zonat rurale, është treguar për rrugë të pashtruara dhe sesi shumë syresh janë lënë në harresë. Me pak fjalë, strukturat që lidhen me Autoritetin Rrugor dhe drejtoritë e tij në rrethe do përfshihen nga reforma, që është parashikuar së shpejti nga Rama. Tjetër shqetësim është mjedisi, por që shqiptarët ende nuk janë mësuar ta vendosin te prioritetet atë

Turi i dëgjesave e ka sjellë shumë afër hallin e njerëzve tek Ekzekutivi dhe tek vetë Rama. Një praktikë jo shumë e njohur deri më tani dhe tejet e përfolur, ajo e ka zvogëluar distancën e publikut me të zgjedhurit e saj. Nëse qeveria e re Rama do të arrijë të plotësojë një pjesë të shqetësimeve të tyre, atëherë duhet llogaritur në një qeveri realisht në shërbim të taksapaguesve, por edhe të ndërgjegjshme për fatet e vendit. (Ben Andoni-Javanews)

7 komente në “Raportet e dëgjesave justifikojnë shkarkimet e pritshme të kryeministrit Rama!”

  1. Grida Topalli says:

    Lsi dhe pdiu jashte administrstes dhe kurre mos te futen perseri. Turpi i Shqiperise jane. Shume jeq qe kokekatrori i Lsi eshte president tani. Ai meriton te shkoj ne burg.

  2. A_core says:

    Po kete akademikun “Shemsi Termetin” do e kurseje se i duhet per te bere reformen ne arsimin profesional ? Turp i madh qe ne krye te emergjencave civile qendron nje njeri qe nuk menaxhon dot eurofine e tij.

  3. Tarrasi says:

    Shyqyr qe kemi timonierin e zot, qe te na mbaje kursin e duhur ne kete Revolucion te ri Kultoror !
    Merak kam se cfare ngjyre do kene citatet e Kryetarit; ajo mavija eshte bere “boze” .

  4. jazek says:

    Qe para 2000 vjetesh e ka zgjidhur Roma e Lashte[1milion banore ,atehere] furnizimin me uje te bollshem

  5. Liri says:

    Dajaku ka dale nga xhehneti. Te shohim.

  6. Tirana says:

    Ka ardhur koha qe mendjet ,duke filluar mga ai fermeri i fshatit me te larget ( po i quaj fermer ,sepse keshtu po quhen fshataret ) te gjykojme me gjakftohtesi . Te leme pas kraheve politikat e interesave personale.apo ato politika qe duane te shkelmojne edhe anet me te mira te sistemit te kaluar ,apo te ketyre 27 vjeteve. Artikulli ben fjale per shqetesimet qe ka ngritur populli ne bisedat me kryeministrin. E shume komentator keto takime i qujne te pavlefeshme,sepse imitojne Enver Hoxhen ato vite. Por mos harroni se jemi ne populli qe kalonim kodra e gerxhe per te marr pjese ne ato takime. Nuk besoj qe ate fshatarin nga Faqekuqi, Backa ,apo Helmesi , nga Novosej,Shishtaveci ,vermoshi e Kalaja e Dodes twe urdheroheshin e te vinin ne kembe ne takime . Idhte vet populli qe deshironte ta degjonte. Dune apo nuk duane kundershtaret e tij kjo eshte e verteta. Eshte po e vertet ,se ne kohen e kooperativave vaditej pjesa me e madhe e siperfaqes se tokes bujqesore. Pse ? Sepse u hapen kanale kulluese e vadites. Kudo gjemonin pompat e vendosura anes lumenjeve ,te cilat conin ujin ne maje te malit. Edhe ne tokat fushore kur ujit e kanalit nuk futej,punon pompa qe viheshin ne levizje me traktora. Besoj se ka shume kooperativiste qe do te jene dakort me mua. Ku vajten popmpat ? U vodhen. Kush i vodhi ? Vet fermeret ? Kush i prishi kanalet u moren pllakat e betonit,u sheshuane ? Vet fermeret e sotem. A vut mend tani qe nuk vadisni sot ? Besoj se po. Ju qe i prishet c’dihme i jepni shtetit per ti ribere ? vetem kerkoni. Per cezmat ne fshat. Mire cimento,hekur nuk prodhoni dote ,po gure mblidhni dot vullnetarisht ? PO gropen e ujembledhesit e hapni dot vullnetarishte si fshat ? Po murin e beni dot vullnetarisht? Pse ulurini tani per vaditje? Per ujin e pishem. Sipas nje shkrimi te Shpetim Nazarkos ,i cili jam i bindur se nuk flet kot, por jam edhe vet deshmitar , uje te pishem kishte po thuaj 95% e fshatrave. Madje kishte edhe fshatra qe i futen ujin ne shtepi. Po ju mund te talleni,talluni,po pjesa me e madhe e puneve u be vullnetarisht. Por vadisnin,e pinin uje. E kete te vertet duhet ta pranojme. Per arsimin . Eh arsimi! Si mund te presesh zhvillim arsimi ,kur drejtoresha e drejtorise arsimore Skrapar vjene nga KUcova,sepse eshte sipatizante apo anetare e LSI. Jo vetem ajo,por edhe drejtoresha e kopshteve vinte nga KUcova. Administrata eshte turpi i ketij vemdi. Eshte turpi i ketij vendi se te tille jane qe nga ministrat. Ku eshte ministri i mejdisit,kur po digjet i gjithe vendi ? Ku e ke ministrit ti ,o kryetari i LSI 2 mujorsh,Petrit Vasili e kritikon kryeministrin se qenkerka ne plazh. Pse mullaret e barit,ashtu si shkruante nje qytetar ne fezbuk,pse nuk jane ndesur nga temeratura ,po vetem pylli ? Pse ulurini ,o fermer , se u dogjen ullinjte ,apo vreshtat ? Etherrisni ku je o,shtet,se mu dogj shtepia? Cili e vuri zjarrin? A ka administrate lokale? Po vilat e politikaneve e pushtetareve ,gjykatesve ,kane uje ,e zharri nuk bie ne pyllezin e vogel te vilave ? E di qe dikush do te shaj e tallet.por kjo eshte verteta……… Mblidhni mendjen e perkrahni kryeministrin ,po e pati seriozishte,qe kjo administrate te pastrohet ,sepse qelbi vendin…… po,po mend e kokes duhen mbledhur . Ulurine Monika Kryemadhi se po vuane populli. Ku jeton ti MOnika? me se i ke bere ato vila qe edhe nje kapitalist disa bresash ne perendim nuk i ka? Ku jetojne ish ,ministra, ish deputet e prokuror ,gjykates e dreqi me te birin? Po keta do ta qajne halline popullit. Halline qani me njeri tjetrin ,o popull. Mos digjni e shkaterroni,por edhe kurrizin mos e ulni ,kur llomatisin keta politikane qe kur jane ne pushtet,populli ha me luge floriri,ndersa kur dalinne opoxite i qajne hallin se po ha me luge druri apo alumini……… Me falni nese u besdisa,por duhet te gjykojme me mend ne koke…….

  7. Luani says:

    kryesora ketu eshte ministria e bujqesise qe udheheqet nga nga nje njeri i koruptuar vojo bregu ku sekseret e tij jane mori njerzis qe tundin testat e partise lsi. ketu perfshihen mimoza shahini, mimoza e prokurimeve, alketa ekonomi bosja ku ben planet e vojos,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje