DETAJET/ Përplasja në Dhërmi, Gaz Paja sqaron sherrin: Ja çfarë ndodhi

10 Gusht 2017, 16:23Politika TEMA

Bazuar në pamjet e një videoje amatore publikuar në rrjetet sociale, u duk se aktori Gaz Paja ishte përfshirë në një sherr në Dhërmi, por këtë gjë ai e mohon kategorikisht.

Në një prononcim, Gaz Paja u shpreh se ai nuk ishte pjesë e asnjë sherri, por kishte ndërhyrë në shmangien e një “idiotësie” siç e quajti ai vetë, mes dy grupe të rinjsh.

“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndava, kaq.

Nuk më kanë shoqëruar në polici, siç shihet edhe në video unë iki.

Unë u futa që i ndava grupet.

Mirësinë time e kanë shfrytëzuar”, shprehet aktori ndërkohë që konfirmon se sherri ka ndodhur për një motor uji.

“Unë kam një biznes këtu në Dhërmi, dhe i pashë nga tarraca e biznesit tim, dhe duke qenë se i njihja të dyja grupet shmanga një idiotësi”, ka përfunduar ai për Panorama.

4 komente në “DETAJET/ Përplasja në Dhërmi, Gaz Paja sqaron sherrin: Ja çfarë ndodhi”

  1. Sokol says:

    Si shume po ben rrolin e te zgjuarit ky si duket i ka hyre vetja ne qef me paret e Topit

  2. Trimi says:

    Bravo,I zgjuar eshte….ti Sokol duhet te jesh pozitive dhe jo negativ,se ashtu te shkon jeta jote,tatepjete po mendore negativisht…kush do qe Shuan Sherre, eshte I bekuar!

  3. luli says:

    Ky doli me karagjoz se babai i vet.

  4. Iliri tjeter says:

    Luftar paja dhe gazmen paja te dy sebashku pa ndihmen e askujt kane cliruar Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje