Pas ditëve të tëra heshtje, Lulzim Basha më në fund është bërë i gjallë.
Ai ka shkruajtur një status në FB, ndërkohë që është duke pushuar kushedi se ku, për Havzi Nelën.
“Sot 29 vjet më parë, kur Europa kishte nisur të çlirohej nga robëria komuniste dhe perdja e hekurt e izolimit po binte kudo, regjimi gjakatar shqiptar vrau Havzi Nelën, poetin që guxoi t’i thurte vargje lirisë. Jetën e poetit nuk e kursyen as intelektualët e regjimit të cilët me zellin e shërbëtorit u bënë edhe më mizorë se xhelatët të cilëve u shërbenin.
Poeti, mësuesi, njeriu i lirë dhe shpirti i pathyeshëm, Havzi Nela e sfidoi diktaturën dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të saj: kundër shkatërrimit të pronës private, kundër kolektivizimit, kundër ndalimit të besimit në Zot, kundër mungesës së shtypit të lirë, kundër ndalimit të fjalës së lirë, kundër shtypjes dhe robërimit të një populli të tërë. Për 21 vjet rresht e torturuan, e burgosën, e internuan, por nuk e mposhtën dot. Edhe nga qelitë e burgut ai nuk rreshti duke i thurur himne lirisë, duke i bërë thirrje “të shtypunit çou” e duke shpresuar që Fryma e Helsinkit do “dergjej porsi era” kundër kështjellave feudale.
Kur nuk e thyen dot, xhelatët mizorë e vranë, por ai ngadhnjeu mbi vdekjen si martir i lirisë.
Havzi Nela rëndon ende mbi ndërgjegjen e atyre që ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit dhe xhelatët e tij dhe të mijra shqiptarëve të pafajshëm. Por sot Havzi Nela është edhe një thirrje për shoqërinë tonë, një paralajmërim për të keqen që e pret një vend dhe një popull ku vdes fjala e lirë dhe media e lire”, shkruan Basha.
Kritikët e tij brenda PD-së, por dhe gazetarët, prej ditësh kërkojnë nga Basha që të jetë aktiv, por ky i fundit thjesht ka heshtur, dhe me sa duket po prêt shtatorin, për t’iu rikthyer sërish jetës politike.
I shkreti ky, ka parë ndonjë ëndërr në Hollandë. Ku ishte ky ku ndodhi ngjarja? Po pas 10 vjetësh? 20 vjetësh? Tani filloi të numërojë kur u bënë 29 vjet. Po ik o i shkulur e puno për të sjellë në din partinë tënde, lëri prpogandat, s’e lodh më njeri kokën të dëgjojë ty.
Lerini bilbilushin te pushoje tani eshte kunati qe interesohet per hallet e popullit
Mediat “shqetsohen” se ku ndodhet Basha dhe nuk kerkon llogari per pazaret e fshehta qe ky ka bere me Ramen?!
Tek e fundit, premtimet e medha i ka bere kryeministri dhe eshte qeveria e tij qe do ti realizoje. A nuk duhet ta dime ne si popull se kur do ti shohim e prekim keto ndryshime te medha? Me fasada dhe palma do te na genjeje perseri?
Mediat “shqetsohen” se ku ndodhet Basha dhe nuk kerkojne llogari per pazaret e fshehta qe ky ka bere me Ramen?!
Tek e fundit, premtimet e medha i ka bere kryeministri dhe eshte qeveria e tij qe do ti realizoje. A nuk duhet ta dime ne si popull se kur do ti shohim e prekim keto ndryshime te medha? Me fasada dhe palma do te na genjeje perseri?
Fillo te kopjoje Edin, se mbase ngjit ndo pak. Sa keq te jeshe kopjac: kopjo Saliun, si doli gje, tani eshte kthyer ne krahe tjeter duke kujtuar se do balancoje dijen. Por jo Luli, ti je i shteruar nga mendimi, vetem kopjua te ka ngele, por sot fale mençurise se njerzeve dhe teknologjise, nuk te shkon asgje: as kostumi yt dhe as i te tjereve. Do kishe bere mire te ikje dhe ti si Agim Hushi se te dy ndaj erdhet ne Shqiperi….
Pse shqetesoheni,ku eshte Basha.Ai eshte futur ne virmen e miut nga frika, se mos e gjen A. Patozi dhe i pret bishtin.
O Lulo, nuk flet dot ti dhe as nuk ben dot hartime, se te rendojne ne ndergjegje (nese e ke) disa te vrare dhe disa qindra miliona te vjedhura ketij mileti. Tapose ate goje.
Po ti qe vrave me 21 Janar nuk te duket krim.!!! Apo ata nuk jane poetë. Hajde demagog hajde.