Ministri teknik rrëzon pretendimet e PD-LSI për manipulimin e zgjedhjeve

10 Gusht 2017, 09:02Politika TEMA

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme, e cila drejtohet nga ministri teknik Dritan Demiraj, rrëzojnë pretendimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për deformimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit, me anë të parave të drogës, përdorimit të bandave, policisë dhe segmenteve të tjera të administratës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, që nga data 26 maj dhe deri në 25 qershor, janë konstatuar 31 vepra penale të korrupsionit në zgjedhje, vepra të cilat po vlerësohen nga prokuroria.

Veprat në fjalë nuk janë konsumuar nga përfaqësuesit e një partie, çka hedh poshtë pretendimet e opozitës për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës, aq më tepër kur diferenca mes partisë fituese dhe subjekteve të tjera është mbi 300 mijë vota, raporton Shqiptarja.com.

Madje, shumica e të procedurave për korrupsion në zgjedhjeve mësohet se janë pikërisht të një subjekti politik, humbës në zgjedhje, por që akuzuan partitë e tjera për blerjen e votave.

Ky realitet u provua edhe nga hapja e 64 kutive në Tiranë, ku të gjitha partitë ishin përfshirë në tjetërsimin e votave gjatë procesit të numërimit. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, referuar gjithnjë të dhënave të Ministrisë së Brendshme, është konstatuar vetëm një rast i shpërdorimit të autoritetit policor në zgjedhje, duke rrëzuar kështu pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për mobilizimin e strukturave të Policisë së Shtetit për deformimin e zgjedhjeve, për llogari të Partisë Socialiste.

Po gjatë kësaj periudhe, janë konstatuar vetëm katër vepra penale të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, duke shfryrë alarmin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesve të disa partive të tjera politike, për përdorimin e strukturave shtetërore për deformimin e zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Sipas të dhënave, janë konstatuar 15 vepra penale të kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, shifër kjo që nuk justifikon kurrsesi pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve. Të gjitha të dhënat janë prodhuar nga Ministria e Brendshme, me në krye ministrin teknik Dritan Demiraj, i propozuar nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pikërisht për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

1 komente në “Ministri teknik rrëzon pretendimet e PD-LSI për manipulimin e zgjedhjeve”

  1. vera e nxehte says:

    Fol tani! Lapanjozet do thone: u shit dhe ky, se ata qe jane mesuar te blejne e shesin dhe nene e tyre keshtu flasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje