E ndërsa në të gjithë vendin vijojnë që të jenë aktive disa vatra zjarri, zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu nga mali i Derjes ku ndoqi punën e punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura në izolimin e flakëve iu bëri thirrje vizitorëve dhe komunitetit për të frenuar zjarrvenien nga pakujdesia, apo të qëllimshëm.
“Gjatë stinës së verës, temperaturat e larta, pakujdesia e njerëzve, por dhe zjarre të qëllimshme kanë bërë që masive të tëra pyjore të Zonave të Mbrojtura të rrezikohen nga djegia. Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjatë javës së parë të këtij muaji numërohen mbi 40 raste zjarresh”, tha zv/ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu.
Zjarri në Malin e Derjes pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit u fik fundjavën e kaluar dhe është aktivizuar sërish këtë fundjavë, brenda 20 ditësh vetëm ky zjarr është fikur dhe riaktivizuar 4 herë.
“Ministria e Mjedisit i bënë thirrje Komunitetit dhe Vizitorëve të Zonave të Mbrojtura të bëjnë kujdes në këtë stinë të nxehtë vere, pasi një paskujdesi e vogël, një zjarrvënie e qëllimshme për të përfituar kullota mund të shkaktoj dëme të pallogaritshme.
Nëse hetimet konkludojnë në zjarrvënie të qëllimshme sipas Kodit Penal dënimi është me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Nëse nga vepra penale shkaktohen pasoja të rënda materiale, dënimet me burgim mund të arrijnë deri në dhjetë vjet”, tha zëvendës Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu.
Zv. Ministri Xhaxhiu bëri dhe një shpjegim shkencor të fenomenit. “Zjarri nuk djeg vetëm pyllin, por dhe cdo gjallesë që gjendet në të, duke shkaktuar dëm mjedisor dhe ekologjik. Këto grimca tymi nga lart zbresin të gjitha poshtë mbi qytet dhe krijojnë atë që quhet smog, duke rritur dhe efektin serrë, duke ndikuar në ndryshimet klimaterike.
Ky smog që shfaqet në mëngjes dhe në mbrëmje ndikon në shëndetin e qytetarëve”. Aktualisht në Parkun Kombëtar të Dajtit numërohen tre vatra zjarri aktive. “Ju bëjmë thirrje vizitorëve të parkut, por dhe banorëve të bëjnë kujdes, pasi temperaturat e larta dhe era bënë që flakët e zjarrit të shpërndahen në mënyrë të menjëhershme dhe megjithë përpjekjet zjarri është i vështirë të shuhet.
Sapo evidentojmë një vatër zjarri ne lajmërojnë policinë dhe zyrën qëndrore të emergjencave civile, të ciëlt na kanë ardhur në ndihmë në shumë raste. I gjithë personeli i AdZM-së Tiranë është në gatishmëri të plotë”, tha Drejtori i AdZM-së Tiranë Ilir Vishkurti.
Gjatë 24 oëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Vatrat e zjarrit janë regjistruar në Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Sarandë.
Pse nuk ben detyren agjensia shteterore e mjedisitC`fare pune ben J. Beriqi si drejtor se nuk reagon e nuk merr vesh fare se nji ekonomist eshte e nuk ka interes per kete pune….
Ministria e mjedisit ka bere ate qe as armiku se ben. Ka shkaterruar gjithe strukturat qe mbronin pyjet. Kane qene tradicionalisht cdo rreth me ndermarje pyjore me personel dhe me njerez te shtuar gjate veres te ashtuquajturit vigjelues kunder zjarreve. Kane qene rreth 2000 punonjes te tyre ne gjithe republiken qe hem benin ruajtjen e pyjeve hem mbareshtrimin hem mbjelljet e hem mbrojtjet nga zjarri. Pyjoret u shkrine te terat dhe Min mjedisit organiken e pylltareve e hengri me sektorin e ri qe hapi ate te mjedisit qe e plotesoi pa asnje kualifikim e pa asnje inxhinjer pyjesh. E ky sektor i braktisi pyjet fare por u mor me kontrollet neper biznese vetem per rruajtur leke. Ne fund fare pyjet ja fali bashkive te cilat skane anje personel vec ndonje xhaje qe pret te dale ne pension. Uria per te vjedhur i la pyjet pa strukturat qe kishin tradicionalisht dhe sot pyjet si ruan me asnjeri ndaj i ve zjarrin kushdo qe kalon ne to. Nje goditje tjeter i dhane pyjeve dhe me moratoriumin medemek ndaluan prerjet por lane ato gjoja per dru zjarri. Tani beniaminet e kryetareve te bashkive jane te vetmit qe presin pyjet shteti smer asnje lek e gjithe druri i prere merret e ndahet nga beniaminet e krytareve te bashkive. Ndaj shihni kamione tutje tehu se jane keta trimat qe presin dru ndjne fitimet e si japin llogari njeriu.
Kjo eshte gjenja e pyjeve tona nen rilindjen te nderuar lexues.
Na vjen keq per zotin se kaluam jeten me to dhe sa mundem i mbajtem ato edhe pse korrupsioni ka qene galopant gjithe keto vjet. Tani pyjet jane azat fare askush smeret me mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.