Jo thjesht meqë është verë, por edhe ngaqë ësvhtë verë, ka nisur një debat i ndezur për mungesën e gjatë të kryetarit të shkrirë të Partisë Demokratike në qëndrime publike kundër qeverisë.
Në fakt, daljet e Lulzim Bashës kanë qenë gati ekzotike, që pas pllakosjes së humbjes së 25 qershorit e deri më sot që po flasim. Por deri më 22 korrik avokatët e tij ishin të justifikuar me “vetëngrirjen”, një mekanizëm hileqar, që u përdor nga përgjegjësi kryesor për humbjen e Partisë Demokratike për të mos dhënë dorëheqjen.
Por pas fitores së tij “plebishitare” ndaj Eduard Selamit kanë rënë të gjitha argumentet që Lulzim Basha fliste edhe me heshtjen e tij.
Disa analistë të shtypit u përfshinë dje në një polemikë të gjatë, e cila me shumë gjasë do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Në të nuk munguan edhe mbështetës apo vartës të Lulzim Bashës, të cilët, sipas meje, janë në të drejtën e vet të shprehen.
Replikat e tyre, pavarësisht ndonjë teprimi, i shoh si një nevojë të shoqërisë për të pasur një opozitë serioze dhe aktive, sidomos në rrethanat e një ektrashumice si ajo, që ka dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. E cila e ka brenda kërcënimin për t’u shndërruar në një pushtet arbitrar dhe arrogant, aq më tepër kur në krye të saj qëndron një personazh eksentrik dhe i paparashikueshëm si Edi Rama.
Por nga ana tjetër, nuk mund të mos e them se ka një kontrast të thellë mes shqetësimit natyral të shtypit dhe qetësisë, me të cilën po i shtyn këto ditë të nxehta gushti Lulzim Basha.
Gazetarët dhe analistët, që po e kërkojnë prej kohësh, nuk kanë pse presin kaq shumë prej tij. Sepse Lulzim Basha ka pasur raste që ishte i paqenë edhe kur ndodhej pa ndërprerje dhe për ditë të tëra në Shqipëri. Ndaj është e padrejtë t’i kërkosh atij që të jetë më aktiv, në kushtet kur edhe fizikisht nuk gjendet në atdhe, por ndodhet jashtë shtetit.
Unë e kuptoj se gazetarët kjo mungesa fizike në Shqipëri nuk i bind fare, pasi teknologjia ka avancuar aq shumë, sa e gjithë bota, është shndërruar realisht në një fshat të fogël. Por kjo çështja e reagimit të shpejtë dhe të vendosur në politikë, nuk është me të thënë, por është me të dhënë. Ndaj do t’i ftoja shume miqesisht ata, që të mos e kërkonin asnjëherë Lulzimin aty ku ai nuk është.
Nëse do te duhet patjetër një shpjegim për këtë, kushdo e ka përpara syve. Mjafton të behet një analizë e ftohtë per zhvillimet e fundit politike, që kanë ndodhur në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Edi Rama po shfaqet i relaksuar dhe i pashqetësuar, madje edhe nga zjarret, që po djegin gjysmën e pyjeve të vendit, sepse ka arritur objektivin e vet të dyfishtë, edhe me ndihmën e bashkënënshkruesit të marrëveshjes së 18 majit; të fitojë zgjedhjet dhe të mbajë i vetëm timonin.
Lulzim Bashës i janë mbaruar fjalët dhe po shijon i qetë pushimet e këtij gushti përvëlues, sepse ka arritur të vetmin objektiv, që i kishte vendosur vetes, të rimerrte edhe një herë timonin e Partisë Demokratike, edhe pse prej autobuzit të saj kishte zbritur gjysma e pasagjerëve.
I pari e kishte betejën më 25 qershor, ndërsa i dyti më 22 korrik. Të dy kanë fituar në mënyrën e tyre, ndaj duhet pritur shtatori, se mbase shirat sjellin me vete jo vetëm fundin e vapës dhe shuarjen e zjarreve, por mbase edhe ndezjen e opozitës së Lulzim Bashës.
ME ÇADRËN , BASHA TREGOI SE DI TË JETË LIDER.!
TA NDJEKIM.
JU S’KENI ALTERNATIVË.!
JU JENI THJESHT ,,,, KUNDRA!!??
ME BASHËN ,PD,DO RINGRIHET.!
S’KENI SHANS TË NA DËMTONI.!
Ja qe ka edhe me budallenj se Skypioni apo Edkari. Shikoni Metin.
Luli, po si Luli
Mua s’më habit
Po ti sot e njohe
O shoku Astrit?!
.
Kur të sillte ujë
Dhe ty nga burimi
Ishte pa mëkate
Kryetar Lulzimi.
.
Ty ta thau zorrën
E të la me triska
Se nuk ke staturë
As sa Pali Miska!
O Met, PD-ja e ka ne dore te ringrihet me argumente te forta dhe jo me cadra, e ulerima apo akuza te pabaza, Nqs i mungojne argumentat, dhe zgjidhjet reale per problemet e vendit si dhe funksionon me mentalitetin e klaneve, hakmarrjes, tarafeve,llogjikes zero, si deri me tani, atehere ka demtuar vetvehten dhe eshte me te vertete nje fatkeqsi .
Ai qe ne te vertete komandon lojen brenda ne PD, por dhe marreveshjet me jashte PD-se, qendron “jashte fushes se lojes”…. Anti-Bashat (Patozi, Imami, Topalli, Lezhja, etj.), te cilet mbas zgjedhjeve mbeten ne stolin e rezervave, po ti analizoni me kujdes jane qe te gjithe besnike deri ne vdekje te Berishes. Por edhe ata te tjeret brenda fushes, qe sot sherbejne si patericat e Bashes (Gjana, Shehu, Halimi, etj.), perseri jane besniket e Berishes. Emrat e rinj qe do zene karriket e parlamentit jane vetem kontorno mbushese, per te maskuar dhe zbukuruar permbajtjen e vjeter te pjates qe i serviret shqiptareve. Mbas 4 vitesh, Berisha dhe klani i ngushte qe e ka shoqeruar ne krimet e pushtetit, (brenda fushes apo ne stolat e rezervave) do ta kene kapercyer lumin e drejtesise … si zakonisht, ne marreveshje te fshehta me klanet e tjera te pushtetit …
Ai qe ne te vertete komandon lojen brenda ne PD, por dhe marreveshjet me jashte PD-se, qendron “jashte fushes se lojes”…. Anti-Bashat (Patozi, Imami, Topalli, Lezhja, etj.), te cilet mbas zgjedhjeve mbeten ne stolin e rezervave, po ti analizoni me kujdes jane qe te gjithe besnike deri ne vdekje te Berishes. Por edhe ata te tjeret brenda fushes, qe sot sherbejne si patericat e Bashes (Gjana, Shehu, Halimi, etj.), perseri jane besniket e Berishes. Emrat e rinj qe do zene karriket e parlamentit jane vetem kontorno mbushese, per te maskuar dhe zbukuruar permbajtjen e vjeter te pjates qe i serviret shqiptareve. Mbas 4 vitesh, Berisha dhe klani i ngushte qe e ka shoqeruar ne krimet e pushtetit (brenda fushes apo ne stolat e rezervave) do ta kene kapercyer lumin e drejtesise … si zakonisht, ne marreveshje te fshehta me klanet e tjera te pushtetit …
Me Bashën e keni të sigurt 100 për 100,PRASIN në byth.
O Patozo,po Sala o Patoz,a oshte burre i mire o Patoz a jo.Apo ka dhone doreheqjen.O Patoz,ti je by…im Kavaje,e Luli by…im Hollande.
E pa Patozi qe zberi gje per kryetar te pd-se , dhe e hodhi ne shkrime neper gazeta dava llapaqeni , jo se te te tjeret jane engjej duke filluar nga Lyli e deri tek me i vogli , kot mundohen , pd-ja eshte si ai pacienti me kancer qe sado te mundohet thjesht konsumon kohe , por ky paska qene per ibret te zotit,…….. cpret nga nje sumqir kavaje
O patoz kavajoti keta te dy te pakten e paskan fituar nga nje betej ,po ti cfare fitove apo vetem bla bla.
A ta mban sumatricja te thuash te verteten pse po shperbehet pd komuniste.
Ne rast se i lexon keto qe thuhen nga ne populli:pikesepari duhet dalur hapur per intrigat e komunistit me te rrezikshem sali qe me bemat e tij 27 vjecare beri te urrehet pd jo nga socialiste por edhe nga shum pdist dhe asnjanes,duhet te spastroni partin milionere nga sigurimsat dhe komunistet,duhet te denonconi te gjithe hajdute qeveritar e politikan qe kane vjedhur ne menyre marramendese dhe jane bere supermilioner.
Ka dhe shume te tjera(qe te shpetoni nga injorantet servilat interesaxhinjte)por keto jane me kryesoret dhe po nuk bete keto ju do ngeleni perjetesisht ne opozite ose pa parti.