Sistemi i inspektimeve në Shqipëri do të pësojë një reformim të plotë.
Në një tryezë të posaçme Inspektoriati Qendror paraqiti një projektligj i cili parashikon reduktimin e numrit të zyrave por dhe të mënyrës së punës.
Sipas Shkëlqim Hajdarit me këtë reformë do të kemi një sistem më efikas dhe që do të jetë në shërbim të ekonomisë
“Unë si inspektor i përgjithshëm dhe gjithë stafi im këtë reformë e shohim si një reformë që ti shërbejë formalizimit të ekonomisë shqiptare.
Është e vërtetë që historia e inspektimeve në Shqipëri është mesjetare për mua. Kjo që duam të ndërtojmë ne është standard sic e kanë vendet e BE dhe ne do ta realizojmë. Historia e blloqeve do të jetë histori muzeumi,” tha Hajdari.
Por po ashtu është nënvizuar se roli i inspektorëve nuk duhjet të jetë ai ndëshkues për bizneset por këshillues ndërsa për domosdoshmërinë e futjes së sistemit të karrierës Kryeinpektori Hajdar shprehet:
“Ne kemi kryeinspektorë banditë dhe kriminelë, edhe nuk do të ndodhë më kjo nëse futim sistemin e karrierës në Shqipëri. Ti nuk mund të bëhesh kryeinspektor nëse nuk ke punuar për vite të tëra inspektor i thjeshtë” shtoi ai.
Këshilltari për sigurinë kombëtar në kryeministri Sandër Lleshi nënvizoi se inspektorët duhet të jenë në lartësinë e duhur gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Gjithësesi takimi ishte vetëm nisja e diskutimit për draftin, pasi priten dhe tryeza të tjera deri në një projektligj përfundimtar.
Për kë Kryeinspektor e ka llafin ky anadollak i pasinqertë.
Ta ketë për sekserët dhe gjobaxhinjtë e LSI-PDIU.
Aty nga voti 2015, në inspektoriatin e mjedisit, pyjeve dhe ujërave, Dega Rajonale Durrës, policia e shtetit kreu arrestime në disa hetime të pavarura.
Në fillim u arrestua Kryeinspektori Durrësit bashkë me përgjegjësin e sektorit mjedisorë si dhe dy inspektorë të tjerë për gjobë vënie….
Pak kohë më vonë arrestohet përgjegjësi i sektorit pyjor pasi sekuestronte drutë subjekteve dhe më pas ua shiste ngarkesën picerive të zonës…..
Më vonë akoma jep dorëheqjen e parevokueshme (ligji dekriminalizimit) drejtuesi i sektorit ujor…..
Associazione a delinquere – do të thoshin italianët.
Ky ishte Durrësi i ministrit Koka dhe Kryeinspektorit Agasi .???
Ndërkohë Kryeinspektori i Përgjithshëm (i pari dhe i dyti) flinin gjumë ??, shtypi i kazanit gërrhiste??dhe Artur Zoto i Drejtorisë së burgjeve me Labin xhunjor- senjor bënin kërdinë në fasulet e të burgosurve …….