Flet gjermani që filmoi atentatin te "Komuna e Parisit" dhe ndoqi me makinë të dyshuarit: Çfarë u thashë 4 autorëve

8 Gusht 2017, 09:42Politika TEMA

Personi që filmoi atentatin e të enjtes te Komuna e Parisit është një shtetas gjerman. Quhet Mett. Skena u filmua nga një kamera që ai mban një makinë. Filmimet i shpërndau në internet, por ia dha edhe policisë. Madje e priti aty patrullën dhe e furnizoi me të gjithë informacionin që kishte.

Në fillim e morën për bashkëpunëtor, pasi e ndoqi nga pas BMW X5 me të cilën u larguan 4 të rinjtë që qëlluan Mariglen (Lorenc) Hoxhën. Më pas, kur dha shpjegimet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mori edhe falenderime për bashkëpunimin. Mett u kontaktua nga Gazeta Shqiptare dhe tregoi se si vendosi t’i ndjekë atentatorët e madje edhe t’u flasë atyre.

“Po shkoja të drekoja me bashkëhsorte kur u bllokua rruga. Para meje ishin dy makina. Vjen një makinë e tretë dhe vendoset paralelisht me të parën. Nga ajo zbresin me shpejtësi dy të rinj. Mënjanova pak makinën për të parë çfarë po ndodh.

Mendova se do zihen e të kisha mundësi të dilja nga bllokimi. Menjëherë dëgjova një krismë pistolete mbi makinën e parë. Kamera e makinës sime po filmonte aq sa kishte fushëpamje, sepse pengohej nga automjeti para meje. Ata qëlluan në makinën e parë, hipën në makinë dhe ikën.

Atëherë unë dola nga bllokimi dhe me shpejtësi i ndoqa nga pas (shih videon e lapsi.al më poshtë). Këtë do ta bënte çdo gjerman. Kalova nëpër makina në distanca të vogla, pa prekur askënd.

Përpara më doli një qen dhe atë nuk e dëmtova. E arrit makinën dhe u bllokova rrugën atyre dhe u thashë: ‘çuna ndaloni, skeni ku të shkoni, jeni të filmuar bukur’. Nuk foli asnjëri. Makina e tyre ndaloi tek një kazan plehrash. Pastaj unë u largova”, thotë ai për “Gazeta Shqiptare”.

Mett ka ardhur në Shqipëri para disa ditësh bashkë me familjen e tij, për punime. Filmimet e tij ndihmuan për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Policia arrestoi si autor Dejvis Rustemajn, një 27 -vjecar që u plagos në një atentat në muajin maj, në Kinostudio. U arrestua edhe Klajdi Kodra, një person me precedentë penalë, i dënuar për plagosjen e 4 personave dhe i plagosur gjithashtu në një ngjarje. U prangosën edhe Igler Qose, personi që kishte nisur sherrin me Lorenc Hoxhën, të cilit i kishte thënë: “s’je burrë, pse nuk e merr hakun e çunit të hallës?”. Ardit Xhaferi është personi që po i jepte makinës BMW X5 dhe u arrestua si bashkëpunëtor.


Atentati te Komuna e Parisit, shihni levizjen e… by lapsi-al

7 komente në “Flet gjermani që filmoi atentatin te “Komuna e Parisit” dhe ndoqi me makinë të dyshuarit: Çfarë u thashë 4 autorëve”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Cuna ndaloni s’keni ku shkoni ne emer te popullit jeni te arrestuar

  2. Loran shehu says:

    Po ti trim i madh ti aman o cun lejei llafet e nos u mburr kot o delenxhi qe shtyp qener o pler

    1. Shqipari i huaj says:

      Mos je edhe ti nga ata “trimat” qe vrasin nje te pafajshme per nje flaje goje dhe pastaj beheni “te dashurat” e bashkejetuesve ne burg? Perse qenka delenxhi dhe plere personi ne fjale? Shume mire ka bere qe i ka ndjekur duke i filmuar. Ne Shqiperi rrugaçi eshte i forte dhe ai qe jeton duke zbatuar ligjet eshte delenxhi dhe plere.
      Duhen ligje shume te rrepta per tere ata qe bejne krime, sidomos te atyre per motive te dobeta. Duhen bere disa nga keta kriminele ordinere, shembuj per te tjeret. Te vihet denimi me vdekje!

  3. Drini says:

    Prandaj kane ber e shtet gjermanet se jane njerez te pergjegjshem , kurse ne ne vend te sillemi si qytetare dhe te kontibbouojme ngelem duke share e kritikuar gjithe diten shqiperine dhe veten tone ne internet

  4. Liri says:

    Pse duhet me rreziku kaq shume.

  5. Emigranti nga gjermania says:

    Ky bravo I qofte qe ka patur kamera ne makine, por gjerman nuk eshte, ose eshte gjerman qe degjon tallava dhe flet shqip me gruan per dokumenta. Megjithate nje falenderim I vecante per detyren qytetare qe tregoi.

  6. Albani says:

    Bravo Gjermanit per karakterin,miresine,guximin dhe trimerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje