Tragjedia në familjen shkodrane, fjalët prekëse të Brikenës për vëllanë, pasi humbi edhe nënën e të atin: Je gjithçka që më ka mbet në këtë jetë…

7 Gusht 2017, 18:03Politika TEMA

Brikena Zenuni sot ka mbetur e vetme, dhe fjalët qe ka për të thënë tani janë të pakta, kur pas nënës disa kohë më parë, tragjedia e shpërthimit që ndodhi në bodrumin e restorantit të familjes së saj, në Velipojë, i mori jetën fillimisht të babait, e sot edhe të vëllait të saj.

Hektor Zenuni, 33 vjeçari që hyri në bodrumin e lokalit për të shpëtuar të atin në shpërthimet e tmerrshme të gazit në një kompleks në Velipojë, ka ndërruar sot jetë në spitalin e Turqisë.

Restoranti u përfshi nga flakët më 28 korrik 2017, e për pasojë 3 persona u plagosën rëndë, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan lehtë.

Pronari Besnik Zenunaj ishte i pari që u godit nga shpërthimi që erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes.

Sot, me vdekjen edhe të djalit të familjes Zenuni, reagimet e miqve, të afërmve dhe familjarëve janë të shumta.

Ata shprehin dhimbjen e madhe për këtë tragjedi.

Por edhe fjalet e Brikenes qe shprehte disa dite me pare, ku i bente thirrje te vellait te mos dorezohej, jane te trishta….

     

2 komente në “Tragjedia në familjen shkodrane, fjalët prekëse të Brikenës për vëllanë, pasi humbi edhe nënën e të atin: Je gjithçka që më ka mbet në këtë jetë…”

  1. D. Didani says:

    E tmerrrshme,humben jeten ne luften qe bejne njerzit per te jetuar dhe mbijetuar,denim i rende per nje familje,nuk ka llogaritje,nuk ka fjale qe ta lehtesoj dhembjen e njerzve qe humben te dashurit e tyre,nuk ka asnje ilac per zemrat qe dhembin si te goditura nga thika e mprehte…Por jeta e tille eshte e bukur dhe e shemtuar,shume e bukur dhe tmerrsisht e shemtuar! Ngushellimet e mija per motren qe vajton dhe per familjaret e tjere!

  2. Argjiri says:

    Ngushellime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje