Berisha "poshtë tavolinës" së trafikantëve të drogës? Zbulon emrin e të madhit që merrte paratë në Tiranë: Ja cili është

7 Gusht 2017, 13:39Politika TEMA

Duke marrë shkas nga përgjimet e trafikantëve të drogës të bëra publike dy ditët e fundit, Sali Berisha ka menduar të shkruajë një status në Facebook për të akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Drejtorin e Policisë Haki Çako si të përfshirë.

Në përgjime dilte biseda për një person të fuqishëm në Tiranë, për të cilin trafikantët shpreheshin se “Këto pako me para, janë për më të madhin në Tiranë”.

Berisha dhe qytetarët dixhitalë, sigurojnë se bëhet fjalë për Çakon dhe Ramën.

Duhet theksuar se akuzat e tij nuk referohen në burime përkatëse dhe ngel mister fakti se si ish-kryeministri ka dalë në këtë përfundim.

STATUSI I BERISHËS

Me i madhi në Tiranë është Noriega, të tjerët janë më të vegjël se ai!
Të dashur miq, përgjimet e fundit të shërbimeve inteligjente, të trafikanteve të lumit të drogës që vërshon drejt Italisë, kanë zbuluar se ata, shuma të mëdha parash ndajnë me të “mëdhenjtë” pra me narko-çakot dhe me “më të madhin fare” në Tiranë, i cili është një dhe vetëm një; Noriega dhe vetëm Noriega!

Më poshtë keni shkrimin dhe tekstin e zbardhjes së përgjimeve të trafikantëve! sb

“Trafikonin tonelata drogë me avion: Këto pako me para, janë për më të madhin në Tiranë!
Dhjetëra tonelata droge që kapet në Itali, Greqi, e shtete të tjera, të cilat kanë si pikënisje Shqipërinë ashtu siç kanë deklaruar edhe shërbimet inteligjente ndërkombëtare, trafikantët kanë bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Gati në të gjitha përgjimet e trafikantëve të kanabisit në bisedat e tyre flitet për lidhje me zyrtarë të lartë në Tiranë, apo drejtues kryesorë të policisë. Rasti më i fundit është ai i grupit të trafikantëve të Vlorës, që u kapën në vitin 2015 pasi u zbulua se përdornin një avion sportive, për ta trafikuar hashashin nga Shqipëria drejt Italisë.

Në trafik rezultoi i përfshirë edhe një shef policie, por trafikantët flasin për njerëz “të mëdhenj”, madje për “të madhin fare” në Tiranë.
Përgjimet janë kryer me anë të një aparati të vendosur në makinën e Sokol Burhamajt, organizatorit të trafikut, por edhe me metoda të tjera. Një pjesë e tyre, që është zbardhur tregon pikërisht lidhjet e trafikantëve me zyrtarë të lartë që u garantonin qetësinë për të kultivuar plantacione të tëra me kanabis.

Ky grup trafikantësh u zbulua falë një hetimi të policisë italiane për dy familje shqiptare, Lamaj dhe Hametaj, që trafikonin drogë me avionë nga Vlora në Brindisi, referohet Panorama”. Familja Lamaj përdorte një avion “Aeropakt A22S”, në të cilin autoritetet italiane arritën të vendosin një përgjues.
Mjete përgjimi u vendosën edhe në tre makina tip “Audi” që përdoreshin nga trafikantët.

Operacioni i koduar me emrin “Fluturimi i Lirë” nisi më 24 gusht me arrestimin nga autoritetet italiane të Vilson Lamajt dhe të italianit Italo Loreto. Ata po zbrisnin në një pistë të braktisur në komunën e Ostunit avionin me 128 kilogram kanabis që e kishin marrë në zonën e Lumit të Vlorës.

Përgjimi i datës 10 korrik 2015
Nga përgjimet ambientale në automjetin “Audi A3” me targë DL … NH, më datë 10 korrik 2015, ora 02:23 rezulton një bisedë mes Fatos Burhamajt (Lamajt) dhe Sokol Burhamajt.

Fatosi: I kanë thënë për një person shumë të madh në Tiranë, më i madhi.
Sokoli: Eh, ka marrë 50.000 euro. I ka marrë njëri që ishte atje… ca persona të tretë që kishin dhjetë parcela, 1 mijë a 3 mijë rrënjë kishin vetëm atje.

Ndërsa më 7 gusht 2015 dy vëllezërit Sokol Burhamaj (Lamaj) dhe Vilson Lamaj flasin për sasinë që do të mbillet. Në bisedën e tyre flitet sërish për implikimin e zyrtarëve të shtetit.

Sokoli: Do të bëhen stallat me rresh me ternita. Vetëm ne do të qëndrojmë atje. 5 – 6 persona me kallash. Do të bëjmë 10 mijë rrënjë. I vendos të thahen atje ku janë bletët. Unë them të bëjmë 1 ton. 10 mijë rrënjë bëjmë 10 ton hashash. Janë 10 ton hashash, vëlla.

Vilsoni: Janë shumë punë or mik
Sokoli: Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete.
Vilsoni: Këtij i duhen mbushur xhepat mirë në mënyrë që të thotë “aaa, po, kam xhepat plot”.
Sokoli: Po çfarë të të thotë tjetër shteti ty.

Vilsoni: Të themi 10-20 mijë rrënjë të vogla dhe më pas kalojmë nga e madhja. 7 – 8 persona dhe çdonjëri ka punëtorin e vet në kopsht.

Nga hetimet nuk rezulton që ata t’i kenë përmendur me emra zyrtarët e lartë. Ndërkohë që hetimet e prokurorisë zbardhën edhe rolet e secilit prej anëtarëve të grupit të ndarë në dy pjesë, në Shqipëri dhe Itali.

Pas zbardhjes dhe këtij publikimit të këtij përgjimi të palës italiane, pyetja shtrohet; kush është ky zyrtar në Tiranë, “Më i madhi”.

24 komente në “Berisha “poshtë tavolinës” së trafikantëve të drogës? Zbulon emrin e të madhit që merrte paratë në Tiranë: Ja cili është”

  1. kashi says:

    e kane per zenin bosi i trafikut

  2. TRAPI says:

    O SALI PASKE QENE I MIRE PE POLIC…PO NUK BEN SE JE HAJDUT I MADH…

  3. butrinti says:

    RADIOLOJA BERISHA NE SULM OBJEKTVI SHQIPERIA NUK DUHET TE BEHET SHTET.

  4. j says:

    HAJDE DRU ME PRE !!!

  5. XY says:

    Pergjuesi DIGITAL thote se ketao para
    Por jo vetem, jane per Zenin, pasi kerkon te forcoje mbrojtjen dhe te paguaje vrases per te asgjesuar HAKLAJT qe po kerkojne te marrin hakun e familjes.Keshtu thote llapaqeni ANALOG.

  6. zaho says:

    Po kur Like floriri thoshte qe eshte dakort edhe doktori per ke behej fjale ?

  7. fshatari pafshat says:

    “Vettingu”. Presion ndaj Vettingut, konkretisht ndaj: Gjykates dhe Prokurorise Speciale.
    Sepse edhe Vetingasit njerez jane, dhe e hane presionin. Te pakten keshtu mendon Saliu, dhe koha ka treguar se ka nje fare te drejte lidhur me efikasitetin e perdorimit te presionit mediatik si mjet dhune.

  8. Fieri says:

    O Sali ! Gri sallate sa te duash . Sikur edhe 1000 perqind ti kesh te djta ato qe thau ,muk te beson njeri . Mblidhe mmendjen! Jo poshte tavolines te thuash ti,por edhe poshre krevatit ti gjesh ato,prap per ne je ginjeshtar. Shpfe e shpive sa kusur nuk le . Me 2013 dole bllof,vetem se na bere ca zonja per te qare. Nuk le grua ,nene e moter deputeti pa i quajtur kurva,por harroje ca kurva te tjera andej nga principata jote,por perseri dole mufke si ne Korce, Kolonje e Diber. “Fotografove” kanabis nga Kolumbia ,e ia ngjite Shipwrise,po prape u dhjeve me keq se me pare. Jo qe u dhjeve ,por te kishte zene barku . diarreja i thoni ju te mjeksise…. E u zgerlaqet….. Akoma nuk te eshte mbushur mendja? Shave e shave Enverin,e ne te besuame me 1990-ten ,sepse menduame se enjihje mire duke i qendruar pas bythes,si duket sipas Kastriot Myftarit e te tjereve , jeni te nje grupi. PO ende nuk kemi zbuluar se cili eshte pasivi e cili aktivi……… Po tani edhe per Enverin nuk te besojne me. Nuk te besojne se je nje Gjakpires i popullit. Enveri beri nje vile,e ndoshta ishte me e mira ,por nuk e mori me vete, se ia beri shteti apo edhe partia ,ku edhe ju ishit dakort q ti ndertohej nje vile udheheqesit te dashur,por ende nuk ke treguar se ki igjete parate per vilat tuaja? Shteti nuk ua ka bre teorikisht,por praktikisht i ke bere me parate e shtetit. Ndaj ,o Sali je kot.LLamit Kot. Egziston kot si politikan. Te jeshe i bindur se te duane vetem ata te familjes e anje njeri tjeter. Largou fare ,dilandej nga liqeni si gjithe pensionistet e tjere e do te shikosh se sa te ka vlejtur lekura e sa te ka dashur populli. Nuk harrohet gjaku i derdhur ne bulevardin e madh……. Nuk ta harrojne ato nena ,motra e gra qe i ke quajtur kurva…… sigurisht burrat e tyre jo e jo….. E ruhu se po te vune grate perpara ,mendoje vet… ti shkulin fare edhe ato hallatet e fishkura…….

  9. Qytetari durrsak says:

    Tipat llapaqene, qe flasin percart, pa menduar dhe me logjike cmirzeze e te semure psiqikisht, ne anet tona i quajme GORE. Po si nuk pushoi ky njeri i pacipe, kriminel, hajdut, ky GORE per 27 vjet… ?! Si eshte e mundur te jete kaq i pacipe dhe te akuzoje me patjeter ate (ato) qe urren ? Ky njeri me faktet qe deklaron, perse nuk shkon ne organet ligjzbatuese dhe te denoncoje me shkrim keto qe thote ? A nuk do te ishte veprimme me vlere, ne dobi te forcimit te shtetit, se sa llap dhe njollos ne opinion kedo qe urren ? A je burre, shko denonco ku eshte vendi dhe mos bej gum…gum…gum… Edhe ne duam qe te ndeshkohen te inkriminuarit, bashkepunuesit me trafikantet, kudo ku jane ne oragnet e shtetit ligjor dhe ne cdo nivel posti. Edhe nje here, shko ne organet ligjzbatuese dhe denonco zyrtarisht.

  10. Argjiri says:

    Akoma gjalle eshte ky pse nuk ja dorzojne vrtingut

  11. lulashi says:

    Aman o Mero ku ja ke gjetur kete fotografi ketij tamam si malukat.

    1. trimi says:

      Me i madhi i te gjitheve eshte Xhelil Gjoni dhe mikesha e tij Liri Birisha.

  12. korcari says:

    Pavaresisht dhe cfare llomotit plaku i cmendur, duhet me patjeter qe policia te zbuloje per ke “te madh” behet fjale ne keto biseda midis trafikanteve..nqs nuk del gje atehere ju rrofte Vetingu ktyre…

    1. palla says:

      Ckaf po thue bre Sal ram sheqere birisha. Tash po na del bre burre si gazetar analist dhe kopil. Nuk po don me te besue njeri bre sal, tash ti duet vetem me vdek.

  13. spartaku says:

    Po ti more Sali qe je bere me i keq se PINOCETI i Kilit,qe ke vrare me mijra shqipetare,si te duket vehtja? Eshte me mire te meresh me droge apo te vrasesh me kallashnikov njerzit e tu si PINOCETI ne Kili? Sa per dijeni,ajo droga qe thua ti zotrote,jane shpifje,kurse ti i ke krimet konkrete.Per kete do japesh llogari.Varja ne litar per ty,eshte pak.Ti vazhdo me ato shpifjet e tua,se ne te njohim kush je.Ti je kriminel me damke.Ti kerkon te njollosesh edhe Edi Ramen me faj,por nuk e benedote se nuk te besojne shqipetaret.Bastard i ndyre.

  14. GRIDA TOPALLI says:

    shikoni surratin e kriminelit sali ne foton e mesiperme dhe do te arrini ne perfundimin…”No comment” hahahahaha

  15. Grida Topalli says:

    Shikoni me vemendje fotografine e kriminelit sali ne foton qe shqeron artikullin…dhe…do te arrini 100% ne perfundimin “No comment” hahahahahahaaaaa!

  16. Vlora 9 says:

    Ky eshte shejtan budalla. Dihet nga te gjithe se me i madhi i Shqiperise demokratike eshte ai vete, i dhjeri Sali am Berisha, por le te kuptohet se i madhi eshte Edvin Kristaq Rama per te turbulluar ujerat

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vapa paska bere te sajen,pleqeri hesapi !
    Pse ben politik ne f.b ?
    Te gjitha keto “fakte” dergoja mikut tend, Adriatikut,sigurisht me te madhit !

  18. alphade says:

    Je Ti , Sali ,i madhi i Tiranes. Ti je Noriega ,packa se perpiqesh
    me te gjitha djallezite tuaja t’ja hedhesh te tjereve . Mafia ,qe
    Ti personalizon eshte e argasur per te fabrikuar lloj-lloj shpi-
    fjesh, organizon te gjitha hafijet e saj te nendheshme per te
    mbjelle diversion, trillon lloj-lloj alibish qe vetem nje mendje
    e semure si ajo e jotja mund te sajoje per te shperndare kudo
    mjegull e konfuzion ne opinionin publik shqiptar .Por tashme
    te gjithe shqiptaret ,me perjashtim te fanatikeve qe Ti i ke shplare
    .trurin ,mund t’i besojne tribulacioneve tuaja diabolike . Sali, Ty po
    te vjen fundi dhe Ti e kupton mire kete prandaj te jap te drejte:
    Eshte lufta jote per ekzistence,per mbijetes,per te shpetuar veten,
    familjen dhe pasurin marramendese tende ,te vene me gjakun e
    popullit shqiptar !!! Sali ,Ti nuk i shpeton drejtesise e vettingut .
    Kete harroje ,te fal Iliri ,por nuk te fal populli shqiptar dhe Ti e di
    fare mire kur shqiptaret zemerohen nuk ka zot qe t’i ndale. Ai
    shndrrohet ne huragan prandaj sakrifiko veten tende per shpetuar
    familjen tende . Ndryshe fundi i bajrakut te Vicidolit do teperfshihen
    nga flaket e urrejtjes dhe zemerimit ! Kullat e sarajat e Esat Pashe Top-
    tanit u perveluan nga zjarri i urrejtjes popullore ! Eshte mesim i
    historise !

  19. XheJ eN Bi says:

    Dhe thone se listat per deputet I beri Lylzimi .Kush e vuri djalin e Fahriut ne lista ?
    Lylzimi nuk e ka hapur ndonjehre gazeten 55,kurse Saliu nuk lexon Rilindjen Demokratike,po 55-en.

  20. Kthehu ne shpelle salihhhh says:

    Ooo salihhhh shpella Nuk te dhjet njeri me E gjith shqiperia vjell kur shohin surrat shpellen e Vicidollit
    Kthehu ne origjinen tende o turi shpelle merr dhe slobodanken edhe kurvat e zenit mbesat me pierce ne hunde dhe ne mal te zi je ne shtepine tende
    Shqiperia ka Zot tani Edi Ramen
    Fundi jot ka ardhur por ti nuk kupton sepse ke dale nga shpella O shpellarrrrrrrrr

  21. Opa says:

    Ky do Hu ne bythe. …tja nxjerresh nga goja. ..kujton se eshte Koha e Enverit. …qe fliste per imperializmin. .dhe …

  22. Fatmir Lohja says:

    Zoti Berisha.Do ta besoja qyteterin dicital nese do mi kthenit pergjigje, pyetjes: “A keni marre ju para nga Lazarati,kur ishit ne krye te shtetit?”Nese po,e besoj qe edhe Rama eshte ne krye te grupit,se shqiptar si ju eshte.Jam i bindur qe do te thoni jo,edhe Rama nuk ka pse te merret me braclliqe.
    Me respekt Fatmir Lohja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje