Biografia akademike e deputetëve të rinj, me diploma Universitetesh dhe nivel drejtshkrimi të arsimit tetëvjeçar

6 Gusht 2017, 18:41Politika TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Kemi zgjedhur parlamentin e ri. Jemi vend në NATO e duam të shkojmë në BE. Palët flasin se “po bëjmë shtet” apo “republikë të re”, por e dini kush merr e do të marrë vendime për ne? Ja njëri prej tyre. Prej vitesh vitesh është një prej 20-25 politikanëve më të rëndësishëm në Shqipëri, deputet, minister, kryetar bashkie. Është rizgjedhur deputet dhe në shtator do ta kemi përsëri aty, “në tempullin e demokracisë”. Thotë se di dy gjuhë të huaja dhe me siguri njërën prej tyre e di. Thotë se ka përvojë politike dhe me siguri ka sepse ka pasur e ka poste të larta politike.

Pjesa më interesante është tek deklarimi në KQZ me shkrimin e tij origjinal mbi arsimimin:

• Thotë se ka mbaruar “fakukteti” dhe me siguri ka dashur të thotë “fakulteti”!

• Thotë se bëhet fjalë për “fakulteti ndërkombëtar” dhe me siguri duhet të jetë i vetmi “fakultet ndërkombëtar në botë”!

• Thotë se fakulteti ndërkombëtar ku është diplomuar është “i shkencave juridike” dhe duke hequr pjesën e parë e dyta mund të jetë e saktë.

• Por ama në fund na ndihmon me të dhënat për të zbuluar se “çfarë ka dashur të thotë autori” kur thotë se ky fakultet, pra fakulteti ndërkombëtar i shkencave juridike është në Strugë. Bëhet fjalë për Strugën në Maqedoni dhe në Strugë Maqedoni ka vetëm një universitet dhe ai quhet “Universiteti Ndërkombëtar i Strugës”. Me siguri, pra VIP ynë politik ka ngatërruar fjalën “fakultet”, me fjalën “universitet” dhe me fjalën “ndërkombëtar” duke krijuar emërtimin inekzistent: “fakulteti ndërkombëtar”.

• Shkojmë edhe më tej: në këtë universitet sipas faqes zyrtare, ka një fakultet që duhet “fakulteti i drejtësisë”, por nuk ka emërtim “i shkencave juridike”. Me siguri, politikani ynë VIP i ka ngatërruar edhe këto terma.

Ndofta nga kujtesa e lehtë, ndofta nga koha e largët kur ka marrë diplomën, ndofta për një arsye tjetër që mund ta mendojmë por nuk kemi (ende) provë ta themi!

A ka këtu diçka që nuk shkon? Jo, nuk ka vetëm diçka, sepse ky do ishte halli ynë më i vogël. Problemi është se ka shumë gjëra që nuk shkojnë …. edhe në këtë deklarim, edhe në këto zgjedhje, edhe në këtë parlament, edhe në këtë politikë, edhe në këtë shtet edhe në këtë shoqëri.

Ai është i pasur, i pushtetshëm, i rizgjedhur, i fuqishëm, “i zoti” për standardet tona dhe, ashtu si dje, edhe sot, edhe nesër, me “votat” tona i është dhënë e drejta të marrë vendime për ne, vendime që kanë qenë, janë e natyrisht që do të jenë po kaq të sakta sa të dhënat që ai jep për arsimimin e tij.

Me dashuri e qetësi, do bëjmë shtet & republikë e re……..:(((

25 komente në “Biografia akademike e deputetëve të rinj, me diploma Universitetesh dhe nivel drejtshkrimi të arsimit tetëvjeçar”

  1. Noke says:

    Kush eshte ky?

  2. ILIRET says:

    He Lefteri, edhe qeros edhe fodull. Por me teper eshte idjot i lindur. Dhe me keta nuk duhet mare, ose me sakte me kete soj meret vetem Likja.

  3. Martin says:

    http://www.kryeministria.al/en/government/prime-minister-cabinet/koka-lefter

    Mr. Koka completed university studies at the International Faculty of Legal Sciences in Struga.

  4. Ilo says:

    Ok xoti politolog! Por sot lexoj ne gazeten Panorama edhe : S. R. diplomuar ne Fakultetin e Letrave V D Profesioni Dekane. LB Mbaruar UK fakulteti Drejtesise – Kristal??? Si ka mundesi we nje gazete e ketyre permsssve te botoje pa lexuar jeto xhevahirr. Nuk paragjykoj kompetencen e S.RR. V.D. apo LB por gazeta Panorama apo burimi i informacionit nuk mund ti standartizojne lexojne e redaktojne materialet para botimit. Profesioni: Dekan???

  5. Ilo says:

    Ok zoti politolog! Por sot lexoj ne gazeten Panorama edhe : S. R. diplomuar ne Fakultetin e Letrave V D Profesioni Dekane. LB Mbaruar UK fakulteti Drejtesise – Kristal??? Si ka mundesi qe nje gazete e ketyre permasave te botoje pa lexuar keto xhevahire? Nuk paragjykoj kompetencen e S.RR. V.D. apo LB por gazeta Panorama apo burimi i informacionit nuk mund ti standartizojne lexojne e redaktojne materialet para botimit? Profesioni: Dekan???

  6. Mesonjtorja e pare shqipe says:

    Parlamenti shqiptar eshte pasqyra e Shqiperise dhe Rilindjes nen Edi Rama.Ca ka per tu merzitur ketu.

  7. jazek says:

    po ti pse nuk flet hapur cili eshte apo do te na besh interesantin,derri do plumb, me kete stil te shkruari qelbesh ti e atdheu s,ka hajer ,or Tunxh_

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Edhe ti afrim e ke knaq me keshillat qe i ke dhene presidentit
    Ju jeni 800shja e famshme qe po’ i shplani truuute ketij populli
    Fukaralliku me nje ane maskaralliku me Anen tjeter populli ka mbet Duke tundur koken sa andej ketej.
    Por Sic e paté ne keto zgjedhje nuk shkuan as30 %
    Ne te tjerat as 15%.

  9. Bogonica says:

    Z.Krasniqi jo gjithmone jam me mendimet e tua sado qe jeni me afer objektivitetit,por me kete qe shkruani per deputetet sot nuk i heq asnje presje.Njoh disa deputete e ish deputete ,kultura e tyre le per te deshiruar.Ka nga ata qe nuk kane dale kurre ne foltoren e parlamentit, vec se ne komisione qe justifikojne qenien si parlamentare dhe marrin honoraret.Pse ndodh keshtu?Eshte ne filozofine e atij qe kerkon te mbaje pushtetin,kryetarit te partise i cili ka te drejten e futjes ne liste,eshte ai nuk perthith e zgjedh jo me te miret,por me te bindurit,tek ata ka besim se nuk i kundervihen se ata nuk kane ide,nuk i rrijne kryetarit neperkembe,mu per shkak te inferioritetit,te kultures se ceket qe te perzgjedhurit e tij kane.Dhe kjo ka ndodhur po thuaj ne te gjitha partite.Pa le kur duan ta mbulojne perzgjedhjen e mediokerve me raporte,moshe,gjinie,profesioni,krahinave,relixhionit e kudhedi se sa e sa “teorive”.Me e papranushme eshte qe ne parlamentin, ku mendohet te jene “baballaret e kombit”,mendjet e ndritura,shikojme deputet 20 vjecare.Ky njezet vjecari do beje ligje?Pika!.Po kujt do t’i jap mend 20 vjecari?A e dijne ata se deri ne 27 vjec tek njeriu “koka e vogel” drejton koken e madhe?Nga 27 deri ne 45 vjec,drejton here njera e here tjetra(varet nga origjina dhe edukata familjare),pas moshes 45 vjec,eshte koka e madhe qe drejton “koken e vogel”.

  10. Eri Dukat says:

    Ky eshte shkaku ,qe ne te perpiqemi sa te plasim dhe shtet me nivel europian nuk mundemi . I veme te tere sic jane atje thjesht ne nje” diktim” si benim ne dikur ne klase te dyte fillore dhe do te kuptoni ku jemi dhe sa larg mund te shkojme.Ketu duhet e ngrihen mendjet dhe ata profesorat e fakulteteve jo te rine vetem te shohin sa do fitojn ,por te ngrihen dhe ta thone fjalen e tyre sepse ketu humbasin edhe femijet,niperit ,pasaardhesit e tyre.Dhe ju te mediave kerkojuni mendim me teper dhe insistoni tek ata dh jo te botoni opinionet pa buke te disa personave pa pike interesi .Kultura dhe qytetaria ketu eshte ne grahmat e fundit.

  11. Ilirjan says:

    Per cdo person me te dhena te tilla te dyshimta, pas verifikimit menjehere te ndeshkohen per mashtrim dhe mos dhenie mandati per deputet.
    Nuk ka rruge tjeter per mashtruesit, aq me teper per rangjet e kupoles se shtetit, pjese e te ciles jane edhe deputetet.

  12. alphade says:

    Z. Krasniq ! Me siguri ky zoteria per te cilin beni fjale Ju ne kete
    shkrim duhet te jete i LSI-s per faktin ethjeshte se Ju citoni ne
    shkrimin tuaj ” Me qetesi e dashuri, ‘bejme shtet’ dhe ‘republike
    te re’ ” ?! Po eshte keshtu keni nje fare te drejte ,por aluzioni juaj
    i drejtohet me teper qeverise dhe deputeteve te mazhorances
    sepse me sa kam vene re ne intervistat Tuaja here- pas-hete te
    gazetarja Ilva Tare , i ke meshuar shume kritikes “asgjesuese”
    kunder Edi Rames ,dmth kunder shumices parlamentare duke
    gjetur ne fund te ” kazanit” nje shembull ilustrues . Por e ke kot ,
    mos kerko “qimen ne qull” ! Je i nje anshem, subjektiv qe ben
    pjese ne ” kazanin mediatik” ……! Qent le te lehin sa t’ju plase
    gerrmazi karvani te shkoje perpara … ! Plehrat Shqiperise,
    as i kane munguar dhe as do t’i mungojne ndonjehere ! Histo-
    ria e ka vertetuar kete katerciperisht !!

  13. korbi says:

    Ja.nje.zeus……

  14. Ilo says:

    Profesioni: dekan??. Arsimi: fakulteti Letrave? Universiteti: UK I Korces apo Kristal???? Pa paragjykuar asnje nga tre deputetet si mundet te shkruhen sa me siper i nderuari Politolog!

  15. Landi says:

    E po kshtu vajti puna, ne shqipri ska nevoje ti lexosh CV-ne ktyre pseudo politikaneve, mjafton ti shohesh ne surrat dhe lexon analfabetizmin e tyre.

  16. ledina says:

    Gjithe armata e Drejtoreve te Drejtoreve te Ministrive dhe Drejtorat Rajonale te LSI eshte pajisur me diploma nga ky Universitet i ” Famshem” i Struges.. Mjafton te beni nje kerkim… Shumica e tyre jane pa shkolle te mesme!

  17. vera e nxehte says:

    Ke thene gjithe keto gjera o Afrim, por nuk je afruar fare tek emri qe ka ky njeri. Valle kaq frike e paske sa mos ti thuash as emrin? Ne nga anet tona i themi kesaj menyre te shprehuri thash-e-them. Sot po dalin grate e vajzat lakuriq fare pa breke, burrat genjejne tere diten dhe ti nuk thua dot nje emer! Hajde pastaj ta rregullojme kete pune. Derri do plumb, Afrim, prandaj mos shkruaj kot se nuk rregullohet gje, po nuk fole troç. Kemi 25 vjet qe denoncojme veprimet e Sali Berishes deri dhe kriminale ( ai i denoncon vete se ka vrare, vjedhur e shitur vendin me dokumenta e fakte) dhe nuk i leviz as nje qime, e jo me keshtu si shkruan ti. Kush eshte ky deputet?! Kot, ta dime po nuk i bejme dot gje.

  18. perkthyesi says:

    Nje pyetje kisha: Pse, u zhduken intelektualet e vertete te ketij vendi, qe te merrni e te beni deputete nje tufe injorantesh dhe batakcinjsh? C’behet keshtu? A ka te zot ky vend, apo e terheqin zvarre delenxhinjte e te gjitjha ngjyrave? Ku po shkojme keshtu? A e vret mendjen njeri qe po i leme brezave nje vend te pabanueshem? Historia do na gjykoje rende, por masat duhen marre qe tani. E kam fjalen per nje pastrim radikal te politikes nga maskarenjte dhe hajdutet me kollare, si dhe nga banditet e rruges! Perndryshe, renien perfundimtare ne gremine, e kemi te sigurte!

  19. Pa emer says:

    Te arsimit te sotem tetevjecar,se attij te pare nentedhjdtes i merr te keqen.Atehre behej jo vetem drejteshkrim por edhe bukurshkrim

  20. xhulio says:

    Kjo qe po ndodh ne vendin tim eshte tragjike dhe komike njekohesisht.Keta deputete, po dhe ministra, lere pastaj poshte, tere administrata mbushur me njerez parazit, bije pasanikesh qe figurojne me diploma te blera qe po i vene kazmen edhe atij pak shteti te trasheguar .Turp.Keta duhet te ishin objekti i pare i vettingut. Te shohim.Te kete denime per mashtrim ndaj shtetit dhe perfitime te paligjshme. Te gjitha fjalet e tjera jane fukarallek.

  21. kleptofagos says:

    Kjo qe shkruan Krasniqi eshte edhe nje argument me shume se shqiptaret nuk jane as profesionalisht te afte te ndertojne shtet. Shume deputete te parlamentit shqiptar. sot edhe dje, kane fallsifikuar dokumenta dhe deklaruar fakte te paverteta per CV-te, sikurse kane vepruar edhe me pasurite e tyre. Mjafton te hetosh dhe mashtrimi del zbuluar. Ligji thote se duhen denuar fajtoret, por edhe ata qe kane dijeni por nuk kane treguar. Pse, nuk i dine Rama, Meta, Berisha, Basha, etj. keto gjera? Ata vete i kane vendosur neper lista dhe poste pasi i kane studiuar .. se keshtu u sherbejne me mire dhe me kosto fitimprurese .. Pastaj ne presim qe te bejne shtet ata qe duhet te jene ne burg .. Pret gomari, te rritet bari ..

  22. sulo Permeti says:

    Nga kokat deri tek kokemadhi,jane njerzit me te pasur,por edhe me te iluminuar.Pa punuar asnje dite,dhe pa lexuar asnje liber,sot jane nder njerzit”me te nderuar”ne Shqiperi.Jam i sigurt qe librin e MOLIERIT,Borgjezi fisnik,se kane lexuar kurre,por e kane kuptuar shume mire.

  23. alphade says:

    ” Xhulio” , me gjithe mend Ti i beson vetes qe ka patur ndonje here
    shtet ne te kaluaren e afert ?! Mos e ke fjalen per anarkine berishia-
    ne te ” nakatosur” me bajraktarizmin primitiv, tribalist , nje “shtet”
    halldupce !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje