LSI sulmon sërish Ramën për zjarret, Vasili: Kryeministri turist bën qejf sa ngopet

6 Gusht 2017, 10:04Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën nga zjarret në vend.

 

Ish-kreu i LSI-së thotë se ndërsa Maqedonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të shkak të situatës me zjarret, kryeministri bën qejf me pushime.

Sipas Vasilit, Rama do ikë sërish dhe do e lërë Shqipërinë të djegur.

“Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret.

Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.

Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.

E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë: Shqipërinë të djegur të tjerat….do t’i marrë sigurisht me vete dhe për vete…”, shkruan Vasili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje