Deputetja e Bashës "kryqëzon" ministrin e LSI: Papërgjegjshmëri totale, shokon çdo shqiptar

5 Gusht 2017, 22:34Politika TEMA

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ne nje reagim për zjarret në qarkun e Dibrës, ndër të tjera ka thënë se qeveria ka edhe një ministri për mirëmbajtjen e pyjeve.

Teksa nenvizon se qeveritarët po pushojnë nëpër plazhe duke mos u shqetësuar për zjarret.

Statusi i deputetes se PD ne rrjetin social:

Dibranët në këmbë për të shpëtuar pyjet nga zjarret, qeveria i vështron nga bregdeti.

Dibra po perballet me një situatë të papreçedentë të zjarreve masive në malësitë e saj.

Ditët e fundit hektarë të tëra me pyje janë shkrumbuar nga flakët.

Sikur mos mjaftonin prerjet pa kriter në pyje, gerryerjet apo gërmimet, tashmë zjarret po e shkatërrojne këtë pasuri të jashtëzakonshme.

Flakët kanë përpirë hektarë të panumërt në pyje ndërsa përpjekjet e banorëve të këtyre zonave për ti shpëtuar jane heroike.

Ku është shteti me shërbimet që ka si detyrim për taksapaguesit e tij.

Ta mendosh që shqiptarët paguajnë edhe një ministri për mirëmbajtjen e pyjeve e kullotave. E

kjo ministri nëse do të ishte sadopak e kujdesshme duhet të merrte masa për dëmet ekologjike dhe mjedisore që po i shkaktohen vendit tonë nga djegia e pyjeve.

Strukturat per mbrojtjen e pyjeve dhe kontrollin eshte minimalist. Ne Bulqize ka vetem 3 specialiste ne mijera hektarë pyje. Edhe në Diber e në Mat e njëjta situatë. Mungesa e theksuar e ndërgjegjes nuk justifikon papergjegjshmerinë totale e cila shokon çdo shqiptar.

Fati i pasurive publike tashmë duket që është destinuar. Pas djegies dhe shkatërrimit të kurorave të gjelbërta më pas do të filloj koncesioni apo privatizimi.

Dibranët janë kujdesur vetë për pasuritë natyrore te tyre dhe gjej rastin tju bej thirrje qytetareve Dibrane: Duhet bërë cdo përpjekje për ta ndaluar këtë situatë.

Nëse prisni qeverinë do të jetë shumë vonë.

Qeveria ka nisur pushimet dhe plazhet janë larg nga kurorat e gjelbërta të Dibrës apo çdo zone tjetër malore.

2 komente në “Deputetja e Bashës “kryqëzon” ministrin e LSI: Papërgjegjshmëri totale, shokon çdo shqiptar”

  1. Prerjet dhe shkatrrimet i beri pd ne 27 vjet,edhe ai pak pyll qe ka ngel po i ven zjarrin njerez cmirzinj.

  2. Mersin says:

    Mos i vene zjarrin vete keta te PD. E bejne keta, e kane ne praktiken e frymetarit te tyre. Nuk u dhimbset vendi, mundi, djersa e popullit. Vetem te vijne ne pushtet dhe ta mjelin deri ne piken e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje