Tekniku i PD-së shkel rregullat, ja se çfarë parashikon ligji pas përplasjes me Ramën

5 Gusht 2017, 14:22Politika TEMA

Vendimi i kreut të qeverisë, Edi Rama, për të anuluar vendimet e ministrit teknik të Drejtësisë, është i bazuar në ligjin numër 9000 të vitit 2003.

Sipas këtij ligji, kreu i qeverisë ka të drejtë të anulojë vendimet e ministrave, apo drejtuesve të institucioneve në rastet kur konstaton shkelje të Kushtetutës, ligjeve apo akteve të tjera të Këshillit të Ministrave.

Në nenin 2 të ligjit “Për organizimin dhe funksionin e Këshillit të Ministrave thuhet se: “Kryeministri, përveç kompetencave të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligje të veçanta, ushtron edhe këto kompetenca:

a) përfaqëson dhe drejton Kryeministrinë;

b) u kërkon ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative, për çështje të fushës që ata mbulojnë;

c) pezullon zbatimin e akteve të ministrave, të drejtuesve të institucioneve qendrore, në varësi të tij ose të ministrave, me nismën e vet ose me kërkesë të subjekteve të interesuara, kur konstaton shkelje të Kushtetutës, të ligjeve, ose të akteve të Këshillit të Ministrave”.

Në këtë rast ministri i Drejtësisë ka shkelur Kodin e Etikës, të cilin kreu i qeverisë e ka miratuar me VKM që në mbledhjen e parë kur formoi kabinetin e parë, në vitin 2013. Sipas këtij Kodi Etik, çdo vendim i ministrave nuk mund të kalojë më parë pa aprovimin e kreut të qeverisë.

Ndërkohë që në ligjin nr. 9000 theksohet se në mbledhjet e qeverisë, qëndrimi i ministrave: “Vlerësimet, debatet dhe raportimet mbeten konfidenciale”.

1 komente në “Tekniku i PD-së shkel rregullat, ja se çfarë parashikon ligji pas përplasjes me Ramën”

  1. Informacion says:

    1. Mos abuzoni me termin “teknik”. Ministrat ne detyre jane ministra me te gjitha atributet qe parashikojne ligjet dhe rregullat perkatese.
    2. Cdo minister ka ne varesi direkte institucionet qe varen nga ai dikaster dhe cdo drejtor perkates eshte nomenklature e ministrit.
    3. Emerimi dhe shkarkimi i drejtoreve eshte kopetence e ministrit dhe nuk ka lidhje me Kushtetuten, VKM-te dhe aq me pak me kodin e etikes.
    4. Cdo punonjes i shkarkuar ka te drejte ligjore, kur nuk eshte dakord me vendimin e eprorit, te ankimoje shkarkimin e tij ne instancat e parashikuara nga ligji (gjykata administrative, etj.) dhe vetem ato mund te prapsojne vendimet e ministrit.
    5. Kryeministri nuk ka asnje te drejte ligjore te prapsoje vendimet e ministrave, per emerim-shkarkimet e personave ne varesi te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje