Tabaku: PS e kopjoi programin nga PD, shkarkimet vërtetojnë korrupsionin 4 vjeçar të Ramës

5 Gusht 2017, 14:54Politika TEMA

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, u shpreh se turi i dëgjesave të kryeministrit Edi Rama dhe shkarkimi në bllok i drejtorëve më të rëndësishëm në vend, është dëshmi e dështimit të qeverisë në 4 vitet e shkuara.

Tabaku thotë se problemi qëndron tek sistemi i korruptuar qe lulëzoi nën qeverisjen 4 vjeçare të socialistëve, ndërsa sipas saj fajtor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.

“Në këto 4 vite, administrata publike ka qenë më e politizuar se kurrë dhe të gjithë ata persona të cilët sot po pushohen me shumë zhurmë kanë poste politike në Partinë Socialiste, të gjithë ata persona kanë zbatuar vizionin e Partisë Socialiste, të gjithë ata persona janë mishërimi më i mirë i Rilindjes, i mënyrës se si funksionon, si mendon Edi Rama me të tijtë për të ndërtuar shtetin”, tha Tabaku.

Ajo akuzoi Ramën se i ka vjedhur PD programin katër vjeçar. Por pavarësisht kësaj, Tabaku thotë se asgjë nuk do të ndryshojë, pasi vizioni i Ramës është i dështuar dhe fokusohet tek abuzimi. “Për mua, çfarë do të kopjojë edhe në kuadrin fiskal, edhe në ristrukturimin e administratës publike do të mbetet një kopje e shëmtuar sepse vizioni që ekziston për qeverinë përçohet nga ai që është në krye.

Do të vazhdojë të mbetet po e njëjta qeverisje abuzive e 4 viteve të shkuara. Unë shpresoj shumë që shqiptarët të fillojnë ta kuptojnë dëmin që po shkaktojnë”, tha ajo. Deputetja u shpreh se Shqipëria sot nuk është atraktive për investimet e huaja dhe ka nivelin me të lartë të informalitetit si shkak i rritjes së taksave.

“Studimi më i fundit që krahasonte Shqipërinë me Maqedoninë për informalitetin ishte shumë shqetësuese sepse ato kritika që ne kemi pasur për sistemin e taksave i kishte reflektuar nga pikëpamja e bizneseve. Sistemi i taksave me 6 nivele krijon premisa për informalitet shumë të lartë”, tha Tabaku.

4 komente në “Tabaku: PS e kopjoi programin nga PD, shkarkimet vërtetojnë korrupsionin 4 vjeçar të Ramës”

  1. monika says:

    si ka mundesi qe botoni idiote bte tille…turp turp mi madh qe gazeta boton keto lloj holbash qe nuk ^dine as te flasin.

  2. emigranti says:

    ah moj zonja jorida po pse nuk e zbatuat po lejuat korupsionin, drogen, hajdutlliqet, krimet, prostucionin dhe shkateruat shqiperine e katandiset si afrika tani beni kritika sepse ju iku karrigia.

  3. LORA says:

    ,,,,,nuk kane kaluar dy muaj nga votimet,e kjo biba nuk dashka fare qe t’a kuptoje verdiktin e shumices se shqiptareve.
    Uroj qe mos te ckulet nga istikami i ketij artikulimi idjot,pergjate ketij mandati,se shqiptaret e dijne vet se cduhet te bejne me voten e tyre.

  4. shigjeta says:

    Cprogram kish PD-ja ?? cadren dhe llafe bosh ??? , ky qe programi i pd-se , bla bla bla , biseda no limits , pa taban , llafe te pergjithshme , qe kjo zonja na e emeroi program , vapa ben te sajen ………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje