Elbasan/ Pritet sinjali, aleanca e LSI me PD rrëzon PS dhe merr mazhorancën në Këshillin Bashkiak

6 Gusht 2017, 20:42Politika TEMA
Elbasan/ Pritet sinjali, aleanca e LSI me PD rrëzon PS dhe merr

Për një këshilltar, aleanca e LSI me PD merr mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Aktualisht PS dhe LSI përbëjnë shumicën në këtë këshill.

Por, mjafton një sinjal nga qendra dhe aleanca e LSI me PD merr këshillin bashkiak në Elbasan, transmeton infoelbasani.al.

I pyetur rreth këtij fakti, një ndër drejtuesit e kësaj force politike për këtë qark, Dashamir Xhika, tha se “qëndrimi i LSI-së në këshillat bashkiak të qarkut të Elbasanit do të jetë i njëjtë me atë të shprehur nga kryetarja Monika Kryemadhi për të kundërshtuar çdo vendim që është në dëm të qytetarëve”.

Ai theksoi se “ende nuk është formësuar një qëndrim dhe nuk ka një udhëzim, por do të shikohen të gjitha vendimet dhe në rast se vendimet dëmtojnë qytetarët atëherë këshilltarët e LSI-ë do të votojnë kundër”.

Me kalimin e këshilltarëve të LSI opozita përfaqësohet me 26 këshilltarë ndërkohë që PS me aleatët kalojnë në 25 këshilltarë.

Gjithësesi në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku pjesëmarrja e anëtarëve ishte shumë e ulët nuk u pa ndonjë reagim apo qëndrim kundër vendimeve të miratuara gjatë kësaj mbledhjeje.

Shtatori pritet të vendosë nëse LSI do të vazhdojë të qëndrojë në të njëjtën llogore me PS-në në Këshillat Bashkiakë apo do t’i bashkohet opozitës. Apo te perseritet precedenti i Tiranes, ku nje keshilltar ben diferencen. /Infoelbasani.al

1 komente në “Elbasan/ Pritet sinjali, aleanca e LSI me PD rrëzon PS dhe merr mazhorancën në Këshillin Bashkiak”

  1. racionali says:

    Mund ta beni aleancen , ashtu sic e keni bere kunder reformes ne drejtesi, pro pas 20 muajsh keni zgjedhjet lokale, o te zgjebosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje