Më pyesin shpesh “‘pse u ktheve në Shqipëri?” por edhe “pse nuk kthehesh në Shtetet e Bashkuara”, meqë ai vend i mrekullueshëm, m’u bë atdhe i dytë. I dua të dy fort, sepse jam 100% shqipo, por edhe 100% Yankee, sepse Amerika ashtu funksionon e unë jam ndjerë atje në shtëpi për 12 vjet. Ende e shoh si shtëpi madje. Si vendin tim. Zgjedhjet e mia janë vetëm personale, jo patriotike apo politike. Jam kthyer me optimizmin që kam në natyrë dhe nuk kam asnjë pishman. Jam kthyer se doja ta jetoja Shqipërinë më mirë se ç’e lashë më 1997-ën. Sepse Shqipëria mund të jetë (ishte?) një vend i mrekullueshëm. Për të qënë pranë prindërve.
Jam kthyer se dua të ushtroj profesionin për të ndikuar sadopak pozitivisht në vendin tim. Pa përkrahje, po bëj diçka të vogël. Jam kthyer edhe sepse më kishte djeg malli për Tironën teme. Shoh me trishtim të madh kur njerëzit braktisin Shqipërinë, kolegë të mirë, njerëz me botë që ikin botës. Shoh me trishtim kur servilët katapultohen në krye të punëve të shtetit. Nuk i them kurrkujt rri, apo ik, kjo më duket e pavend.
Këtë muaj bëhen 9 vjet që jam kthyer nga Amerika. Optimizmi më mbetet, mbase sepse ime më quhet Shpresa e unë jam shpresëmirë për vendin tonë, për popullin tonë. Por a jam i kënaqur? Jo. Jam i zhgënjyer, po të thoja ndryshe do ju gënjeja. Jam zemërthyer sepse kam besuar se mund të bënim më mirë, mund të vraponim si Komb, të modernizoheshim, demokratizoheshim, por po hiqemi zvarrë, breshkash e gënjeshtrash. Tek politikanët shqiptarë shoh kaq shumë falsitet, manipulim, kontroll dhe frikë. Shoh babëzi, injorancë, makinacione dhe pandershmëri.
Marrëdhënia e pushtetit me qytetarët është e pasinqertë, manipulative hi syve, arrogancë, fodullëk dhe marketing. Foto, video, facebook live, por sa pak përkushtim real, përulësi dhe sinqeritet. Promovimi i fëlliqësirave më fyhen e më shpon. Por në një vend pa traditë lirie, sundimi vjen natyrshëm. Turmat brohorasin për kocka. Kjo më dhemb shumë, sepse, siç thashë në fillim Shqipëria mund të jetë një vend fantastik për të jetuar, por duket sikur ata duan vetëm ta shftytëzojnë, për të bërë euro, pilaf e kofsha pule. Them kështu sepse e përçmoj makutërinë pa fre, ngrefosjen si gjela majë plehut në vendin që mban ende sot rekordin si vendi më i varfër i kontinentit. Përse krenonen?! Nuk arrij ta shoh. A do iki unë? Jo! Unë mund të iki nesër, bashkë me familjen, me avionin e orës 5:00. Por nuk e kam ndërmend, sepse më pëlqen një betejë edhe pse ne qytetarët nuk kemi armët e tyre, paratë, mediat, militantët. Nëse do ikja do t’a konsideroja humbje të madhe personale dhe do më trishtonte pafundësisht.
Po ik për famijen, më thonë ca, ik për djalin. Por unë për djalin po rri! Dua të qëndroj, të bëj pjesën time të vogël, natyrisht. Dua të flas shqip në radio dhe në rrugë. Shpresa vdes e fundit thonë, unë them nuk vdes kurrë. Por në u bëftë Shqipëria, do bëhet nga njerëzit e thjeshtë, ata që i shtrohen punës çdo ditë. Nga sipërmarrësit, inxhinierët, të rinjtë e mrekullueshëm. I keni parë si u ndrinë sytë? Po kërkojnë rrugën dhe dinjitetin. Duhet të luftojmë bashkë me ta që t’i kenë. Në u bëftë Shqipja, do e bëni ju, ne. Nga tangërlliksat me pushtet politik e ata bosat pas tyre që u bënë me të vjedhur nuk pres asgjë.
https://peshkupauje.com/t/rri-pse-sik/3121
vape e madhe
Na mbyten mushkonjat….
… kon lujt menc njerzit????
Nuk iken sese nuk i pelqen te punoje ???
O trap mediatik mos na jep mend se ti nuk e ha dot ameriken, nuk je asi sume qe ta shtrosh dhe ta perballosh vendin ku merita e vetme eshte te shtrosh sumen dhe ti pervishesh punes. Ti vetem ne Shqiperi mund te vegjetosh duke bere analistin e trapistin mediatik e te thithesh ato paga milioneshe. Ndaj zoteri mbahe per vete moralin qe shitesh te na e sjelles me siper..Hipokrit, moralist e profesionist shterp, ja cafare je ti dhe gjithe gjithologet e sojit tend qe vetem pune nuk beni por prallisni gjithe naten sa ne njerin ekran idiot mediatik tek tjetri. Oj Salblend, ti ri ne Shqiperi se ja ndjen lezetin duke thithur miliona po ne te tjeret nuk kemi pse te jemi skellever per tju ushqyer ju dhe keta sharlatane politike qe ju perdorin ju si zagare. Bej tfala Fizes Blendsal…
Bravo
Plako, ky ka pas punu te Boston Globe kur ka qen knej ene neve u shokum kur iku. Mos fol kot pa dit gjo.
Po pastaj ca o Boston globe.
Eshte nje nga gazetat me prestigjioze ne bote o Tape Topi.
Ketu tek tema ka nje teme per korrupsionin me naften ne vlera 5 milione euro dhe s’ka komente por robt si puna jote diskutojne personin qe shpreh ndjenjat e veta. Mizerje milet! Fare e ndyre.
Ky qe nuk do me ike, jane akoma duke e mbajtur me shprese… Sa t’ja beje bam shume shpejte dhe ne Chicago do e mbaje frymen
????BRAVO!
Ti jep kontributin tënd.!
Figurë që pëlqehesh.!
I mënçur dhe modest.!
I duruar dhe optimist.!
Kritik dhe rracional.!
ZOTI(natyra, po deshe), këtu na lindi.!
Vend me të këqiat dhe të mirat e veta.!
Të përpiqemi të bëjmë dhe ti lemë diçka të mirë ,nga vetja.!
FËMIJËT, EMIGRANT, NË VEND TË HUAJ????
S’MA LEJON SHPIRTI!!!
Thirrje dinjitoze e nje intelektuali pavaresisht bindjeve politike.
Une akoma dua te largohem nga ky vend, sepse edhe plazhin tim te preferuar qe per shume vjet e kam shijuar me familjen, dhe jo vetem une, kete vit ma kishte blokuar trari i nje biznesmeni, qe bashke me token ka blere dhe shtetin. Po flas per plazhin e Palases se vjeter, per te cilin me kot shpresuam se i kishte shpetuar babezise qe po shkaterron cdo gje ne kete vend.
Mos, se po ike dhe ti, ketij vendi do i vije fundi….ajde L…, ajde! Amerika nuk do t’e mbash dhembet jashte dhe te ulesh ne kafene gjithe diten dhe te presesh te te paguajn…..
Njerezit po vdesin per buke kurse ti paske ardhur per beteja. Dil nga blloku o njeri dhe shih Shqiperine qe eshte cope cope. I ke shqiptaret rrugeve te Europes si qen neper barraka e neper ura. Rrine atje vetem e vetem mos te kthehen ne Shqiperine e “shpreses dhe betejave”. Po c’beteje ke bere ti ne shqiperi o xhan qe te parashutuan drejt e ne pune sa u ktheve nga Amerika? Flet ti per tangerllikun politik, ne fakt ajo qe i vret shqiptar eshte tangerrliku ne nivelin tend qe nuk kupton qe nuk i kane te gjithe kushtet e tua. Si more u beka Shqiperia kur ste japin asnje shans per te jetuar? Ti je ne rregull dhe vetem interesi ta do sot te rrish ne Shqiperi, kurse neser meqe i paske dhe letrat, ti shkon tek “atdheu i dyte”. E ke bere gati dhe argumentin. Kam “atdhe te dyte” thua. Eshte e lehte te flasesh nga ky pozicion. Po te tjeret qe jane shumica qe s’kane nje lek ne xhep, spaguajne dot faturat, jetojne dhjete vete ne nje apartament me pleqte dhe femijet, pa pune dhe qe skane as letra, c’te bejne? Apo te rrijne te shohin ty ne televizor duke treguar perralla me mbret?
Ti flet per shprese. Ke mbi 200 000 vete qe bejne llotarine amerikane cdo vit e mijera te tjere qe duan tja kercasin me vrap. Ja ky eshte niveli i shpreses tek ne.
Agron! Avash,se e ke mare me shume te perpjekur.Nuk paske pik patriotizmi ne shpirtin tend.
çdo njeri flet nga pozicioni i vet. Edhe ti o Agron nga pozicioni yt po flet.
Po, edhe?
Italianet e Amerikes kane thene e vazhdojne edhe sot te thone qe Italise i vlen 10 fish me shume italiani ne Amerike se sa ne Itali.Kurse zoterote nuk ke bere gje tjeter vetem nje dyfish gabim ,,e para ke lene nje pune le te themi 2000-3000 doll ne USA qe mund te ndihmoje edhe pjestar te tjere te familjes ne Shiperi dhe e dyta je kthyer dhe i ke zene punen dikujt tjetri shqiptar ne Tirane.Leri denglat ..nuk e ke perballuar dot Ameriken dhe na shet llogje kavaje tani ne Tirane.
BRAVO! Shkurt e sakt, eshte e tepert te zgjatesh.
Nje plak emigrant shqiptar, i cili kishte kishte shkuar qe i ri ne Amerike, para shume vitesh erdhi si turist dhe na thoshte: “Ju pergezoj qe jeni akoma ne gjume”. Kjo ka ndodhur ne kohen e diktatures, por mesa duket, populli shqiptar eshte akoma duke fjetur. Une shpresoj qe autorit ti kete dale gjumi ne Amerike dhe i uroj ti shkoje mbare Shqiperia ..
Motra:
Dridhe,, dridhe vallen o
Topemadhi I motres o
Nusja:
Mos e mburr mos u levdo
Neser mbrema do t’ja shoh
Bravo blendi! Jeta ka disa permasa dhe kenaqsia nuk I do gjerat e gatshme, duhet dhe te vuash qe ta ndiesh, te punosh, te humbasesh, te rrexohesh, te ngrihesh, te arrish suksesin, ti besh punet vet qe kir te ikesh ti kesh lene ato me mire se kur erdhe. …..
Ne Shqiperi horrat ose mediokrit si puna jote lulezojne
Z.Blendi Salaj thote:
“…..Por a jam i kënaqur? Jo. Jam i zhgënjyer, po të thoja ndryshe do ju gënjeja. Jam zemërthyer sepse kam
besuar se mund të bënim më mirë, mund të vraponim si Komb, të modernizoheshim, demokratizoheshim,
por po hiqemi zvarrë, breshkash e gënjeshtrash. Tek politikanët shqiptarë shoh kaq shumë falsitet, manipulim,
kontroll dhe frikë. Shoh babëzi, injorancë, makinacione dhe pandershmëri. Marrëdhënia e pushtetit me qytetarët
është e pasinqertë, manipulative – hi syve, arrogancë, fodullëk dhe marketing. Foto, video, facebook live, por sa pak
përkushtim real, përulësi dhe sinqeritet. Promovimi i fëlliqësirave më fyhen e më shpon…..Turmat brohorasin për kocka.
Kjo më dhemb shumë, …..”
Te lumte Blendi!
Urrejtja dhe zhgenjimi ndaj kastes politike,eshte teper e madhe,mbi 50% e shqiptareve nuk votuan,fakt qe
e deligjitimon kete kaste.
Ne nje Shkrim tjeter,Z.Blendi Salaj thote:
“Vë re një depersonalizim tek njerëzit që punojnë në shtet dhe i bëjnë like, love, share çdo postimi të shefit.
Në hapësirën e tyre në rrjet ata nuk mund të mos pëlqejnë diçka që shefi e pëlqen, apo të duan diçka që shefi e urren”.
Ne fakt,depersonalizimi i punonjesve publike,eshte ligjeruar(de facto),ndryshe te flakin jasht,pa as nje shkak.
Atje ku ka servilizem,ka diktature.
Nuk besoj se dikush mund te kete nerva ta mbaroj se lexuari shkrimin e mesiperm ! Nje pall gomari I vertete . Hej zot I madh , çna ka gjet me fluturak si ky 52-dhëmbshi !
Edhe pse se Thua qe ke pare piciren ne atdheun tend te dyte se ke frike te tjerat i ke thene sakte
Sigurisht e ke bere per P.R mediatik,ose nuk duhet te jesh mire.Kane 27 vjet qe e shkaterrojne dhe prape duhet ti degjojme se jane ne parlament,edhe vetem kjo do te mjaftonte te ikje nga syte kembet.
Moderatorit te gazetes Tema.
gabimisht kam shkruar nje koment tek shkrimi i Z.Blendi Salaj. Ne se eshte e mundur te ma vendosni kete koment timin Engjellit, tek shkrimi i Prec Zogajt. Ju faleminderit ne se e beni kete. Pra, komentin tim, Engjellit te ma vini tek shkrimi i Zogajt. Ju faleminderit
Do ta vene ata ku te duash ti, po mos u merzit …
Jane ekzaktesisht mendimet e mia!!
e terci e verci…ha ha ha, po ik ore por dhaman se Amerika s’eshte per ty! Amerika do pune jo llogje Kavaje ne internet dhe muhabete kafenesh!
Pse te ikesh ti Blendi Salaj, kur ke Partine pas?! Ndonje talent nuk ke. Motra jote este chef personnel ne QSUT. Ketu behet para, por nuk punohet1
Pirdh se shfryhesh o Blendi…… Nese ne ’97ten kerciste dyfeku dhe te bente te largoheshe sot te kercet cfaredo gje e paligjshme qe eshte bere e ligjshme….. Good Luck!!!!
te gjithe duan te ikin kur ua paguan harxhet shteti qe i pret. kur sua paguan kthehen te gjithe ne shtepi dhe “o sa mir me ken shqiptar”. a doni me moral patriotik?
Bravo!
Poshte llotaria amerikane
Ky eshte djale i mire. E njoh kete familje te thjeshte. Edhe prinderit. Bravo.
Njeriut i behet mire aty ku ai e ndjen veten me mire. Blendi shpreson tek nje e ardhme me e mire e shqiperise. Mua me duket realist shkrimi i Blendi Salaj as nuk ben be per patriotizem as ngre ne qiell atdheun e dyte. Mirpo kritiket nuk pushojne , megjithse keto perjetime te Blendi Salaj jane nje experience personale.
Me interes eshte te shohesh se krittiket e Blendit jane ata qe ngrinin ne qiell shkrimin e valltares dhe Hushit qe nxinin cdo gje per shqiperine.
Po une cfar te them qe jetova ne Amerik 40 vjetdhe vij ne vendin tim per te jetuar mbasi dola ne pension nga
Amerika dhe nuk kame dokumenta ne Shqipri dhepo heq te zin e ullirit per nje kart Identiteti , kame pashaport Amerikane ,
kame kart Identiteti ne Greqi se aty jetoj prej disa vitesh , ku jam lindur dhe ritur me sjedhin lloj lloj pengesash
Ti cfar te besh,come back to America and enjoy your retirement in the land of the free,kete te besh.
Deri diku e ke mire dhe une jetoj ne usa prej 10 vitesh me mer malli per vendin tim per shoket miqte familjaret etj..por jo te gjithe kane munesi te marin miliona shumica me zi nxjerin buken e gojes kurse ne usa vetem nje dembel mun te ankohet qe ska pune jo se ketu ja hodhe bythes por te pakten ste dridhet dora per te blere dicka .shpresoj qe nje dite te behet vendi im qe te kthehem te jetoj aty
Ky person donte qiqra ne hell,po i doli huq parazit me asistenc nga shteti amerikan jetonte,dhe tani na del e bo si atdhetarin,ne o mik e kemi len atdheun por pjesen tone te atdheut e kemi mare ne vete,thuji popullit se si eshte i respektuar shqiptari atje ku ti jetove qyl per 12 vjet,you Nesti shit head.
Shkrim i sinqerte dhe i arrire si analize e mendim.
Media dhe nje propagande depresive e vulgare nga nje pjese e politikes ka bere qe nje pjese e popullsise te bjere ne gjendje depresive duke pare vetem anen e zeze te realitetit shqiptar, mendoj se politika e shteti jane nga arsyet kryesore te gjendjes se keqe.Shifni si e ndryshoi dhe po e ndryshon Tiranen Erioni.Me nje tufe politikanesh e shtetaresh te mencur e te ndershem filloin edukimi i gjithe popullsise.
Berisha ka 27 vite qe vetem shan, akuzon dhe e ben zi.Kjo eshte anti shqiptare.
E dini se amerikanet tani kane filluar te thone qe do ikin nga amerika e Trumpit, e dini se ka familje ne amerike qe ankohen se femijet kane filluar te sillen ndryshe .Kjo eshte c’ka mund te shkaktoje nje udheheqesi.
Ne nuk jemi ndonje popull i civilizuar e modern i klasit te pare, por me nje udheheqje moderne mund te ecim shume.
Ky mender Bleni na ka care trapin per vite me radhe neper blloqet e komenteve te gazeteve -Shekulli-Panorama etj,-dhe keto 3 vjete e fundit tek kjo mender gazeta Tema,ky mender gjithmone ka qene nje qene langua besnike I PS dhe Edi rames personalishte se bashku me nje tjeter lando nga Vjena qe tani ka 4 vjete qe eshte zhdukur nga rjeti sepse eshte I zene me ato mbeturina qe I ka edhe rama nga si keshilltar culture.nga na u be kaqe patriot ky mender sote kur ai s’ka qene I tille ne 1997,prisni e shifni ju qe njifni kete lloje MUTI se si do veproje kur Rama dhe landot e tij te humbin pushtetin,ne mose ne Amerik me siguri kane per te perfunduar ne Berlin ose ne Moske atije ku ju refe Zemra
vari mor karrt se s s bohet shqipnija!
kuuurrrr..
bota po mendo per me shku turist ne planet tjeter kurse shqiptart ala mendojn me lon atdheun.
fjala atdhe esht e bukur, edhe ajo memedhe.
por per ne ,per shqipnin ,duhet me u shpik nje fjal tjeter, “qimdhe”,ose “shkerdhdhe”.apo “kardhe”…
dhe do te kendonim ate kengen
shqiperi kardheu I’m
mbushur plot me kareni..
…………….
apo kenga:
per qimedhene
per qimedhene
vraponi burra
se s ka me prit..
……….
dhe do quhet shqipnija “shkedhdheu I shqiponjave”
Edhe Cani thote:..”nuk rrihet ne Shqiperi!!!” por a mendoni se Cani mund te ike nga Shqiperia??? Po blendi perse te ike?? Ah po Agim Hushi ka bere mire qe ka ikur…Po te qendroj nja 3-4 vjet ne Shqiperi do perfundoj me ata qe kendonin per “Mao ce dunin”
O blendi o te pjerdhsha ne vesh,te qafte skrapari te qafte, ne memedhe u ktheve te besh para pa punuar, ne jankees te hapej verra sa nje pus per te bere $100 ne dite, kur qeraka e apt, eshte $1500 ne muaj, prandaj te pelqen mememuti [dheu].
O blendi o te pjerdhsha ne vesh,te qafte skrapari te qafte, ne memedhe u ktheve te besh para pa punuar, ne jankees te hapej verra sa nje pus per te bere $100 ne dite, kur qeraka e apt, eshte $1500 ne muaj, prandaj te pelqen mememuti [dheu].
U largua nga vendi i meritokracise per vendin e te rekomanduarit.Patriotizmi nuk hyn fare ketu ,zgjedhje personale,sipas karakterit qe ka autori (turkoman).
Bej te pa munderen per te gjetur rehatin e shpirtit, sepse do te jete vone dhe a do te kesh energji per te filluar ne kerkim te nje jete siç e kerkon. Mos shpreso me o shqiptar kur nuk ka sy per qabe. Po i kalove te 35-tat atehere qofte fati me ty.
Ata qe kane kohe te shkruajne, kane vene diçka ne vije ose jane perfshire ne llumin e krijuar ne kete vend.
IK! LARGOHU O NJERI DHE JETO JETEN !
P R O V O !
Nuk jam fans i Agim Hushit dhe ikja e tij tere mllefe nuk ishte e duhur, megjitate te ikurit do ti marr pak ne mbrojtje sepse jane stigmatizuar gjithmone me patriotizma boshe dhe patetike nga te mbeturit ne Shqiperi.
Degjon budalliqe te tilla si “guri i rende ne vend te vet”; nuk ka lumturi ne dhe te huaj; ose “pse nuk flisni shqip ju me femijet” etj. Te ishte ashtu vende si Amerika, Australia, Kanadaja nuk do populloheshin se guri na qenkerka i rende ne vend te vet. Njeriu pershtatet gjithmone diku ku atij i pelqen, pavarsisht se cfare vendi. Jetojme ne nje bote te globalizuar dhe Shqiperia nuk eshte kerthiza e botes. Nje njeri qe e njeh ndopak historine e di qe vendet e perendimit pesojne nje lulzim ekonomik e kulturor duke filluar qe nga Mesjeta e vone, nderkohe qe zona te tjera te botes pesojne nje stanjacion te madh. Dhe une nxjerr perfundimin se ne keto 500 vite ne Shqiperi nuk ka ndodhur asgje e jashtezakonshme qe do ia vlente te jetoje. Dhe nuk ka per te ndodhur as ne vitet ne vazhdim sepse ai popull ate bylmet ka, nuk ka fare potencial per asgje nga ato qe bota perendimore ka krijuar e shpikur. Neve nuk jemi as te afte te kopjojme te pakten zhvillimet perendimore sic po ben Kina e jo me te tjerat.