Preç Zogaj ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën Mapo.
Ai flet për aktualitetin politik, duke filluar nga humbja e thellë e zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.
Zogaj, Partia Demokratike si opozitë mori 195 mijë vota më pak krahasuar me rezultatin e 2013-ës. Çfarë mendoni se e penalizoi më shumë PD-në në këto zgjedhje?
Janë disa faktorë të peshave të ndryshme që u kombinuan për keq në tërësi dhe prodhuan këtë rezultat. Nëse do t’i rendisja nga pikëpamja e dëmit që i kanë shkaktuar PD-së apo të numrave që mungojnë në apelin e saj në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013 në vend të parë do të vendosja shitblerjen e votës, në vend të dytë eksodin e ri masiv të shqiptarëve gjatë qeverise katërvjeçare “Rama një” ku sipas mjaft vëzhgimeve dhe sondazheve zgjedhësit demokratë rezultojnë më të shumtët në numër dhe në vend të tretë disa mangësi dhe veprime të Bashës, PD-së dhe opozitës që rezultuan gabime në dritën e asaj si shkuan gjërat dhe si u zhvillua gara elektorale në këto zgjedhje.
A ndani të njëjtën pikëpamje me z. Basha se zgjedhjet janë ilegjitime pasi ato u blenë e u shitën? A ishte ky shkaku kryesor i humbjes së PD-së apo analiza duhet bërë më gjerë se sa kaq?
Që ta nis nga fundi, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë Bashën t’ia faturojë komplet humbjen shitblerjes. Ai dhe eksponentë të tjerë të PD-së po flasin edhe për gabimet e kryetarit. Në lidhje me shitblerjen, unë e kam pikëpamje, e kam bindje, e kam parë me sy, e di, të gjithë e dinë, s’ka njeri që nuk e di se shitblerja e votës në zgjedhjet e 25 qershorit, me paratë e drogës kryesisht, regjistroi një rekord të panjohur në tokën e Europës. Fakti i fakteve është zhvlerësimi me tre lekë i kursit të euros gjatë katër javëve të fushatës elektorale, një dukuri që asnjë ekspert nuk po arrin ta shpjegojë jashtë kuadrit elektoral. Ka ndodhur një çudi. Nga l janari i vitit 2017 deri në 19 maj 2017 kur bëhet marrëveshja Rama-Basha, pra për rreth pesë muaj kursi i euros ka pësuar një zhvlerësim vetëm me 0, 27 lekë. Me hyrjen e PD-së në zgjedhje dhe deri në fund të fushatës, pra për rreth një muaj, kursi në fjalë ka pësuar një zhvlerësim me tre lekë. Për të çuar në një zhvlerësim të tillë në një periudhë kaq të shkurtër kohe duhet të injektohet në tregun monetar vendës një shumë kolosale kryesisht në Euro, shumë të cilën nuk e arrin dot as një sezon shumë i suksesshëm turistik. Ekspertët e opozitës duhet ta kalkulojnë këtë shifër për të nxjerrë pastaj shifrën reale apo të përafërt të parave që janë përdorur për të blerë vota. Do të dalë që kjo shifër përfaqëson “investimin” më të madh të qeverisë në mandatin e saj. Zhvlerësimi apo kurba e Euros në pazarin e stërmadh të votave ka ecur paralelisht me kurbën e rënies së PD-së në sondazhe. Kujtohuni. Dy ditë pasi PD-ja nisi fushatën e saj, sondazhi italian i televizionit Ora News e nxirrte PD-në 36 për qind. Një javë më vonë, në sondazhin e dytë, 37 për qind. Në sondazhin e tretë regjistrohet rënia e parë e opozitës për të mbërritur te shifra 29 për qind e zgjedhjeve reale! S’ka shpjegim tjetër në këto përmasa veç efektit të shitblerjes masive dhe intensive.
Kjo periudhë sa më sipër përkon edhe me fushatën zoti Zogaj. Kritikët dhe kundërshtarët e Bashës ia vënë fajin fushatës së tij për këtë rënie…
Nuk përjashtoj gabime në fushatë, por assesi të asaj shkalle që të zbresin opozitën me tetë pikë në pesëmbëdhjetë ditët e fundit. Nuk ka ndodhur e nuk ndodh në asnjë vend demokratik të botës. Mandej opozita kishte shumë avantazhe që i përdori dhe që do të çonin logjikshëm në kompensimin e dëmeve nga ndonjë impostim i gabuar. PD ishte e vetmja forcë politike që konkurroi me një program shumë konkret, i hartuar në bashkëpunim me ekspertët e CDU-së gjermane. Erdhi vetë këshilltari i zonjës Merkel, jo shaka, dhe u bëri thirrje shqiptarëve votojeni këtë program. Vetë Basha u fokusua kryesisht te programi. Dhe kjo ishte shumë e drejtë. Zgjedhjet për këtë bëhen. Nga ana tjetër, kandidatët e PD-së zhvilluan me program në dorë dhjetëra dhe deri në njëqind e dhjetë apo njëzet takime secili, ndërkohë që kandidatët e partive qeveritare, së paku në qarkun e Lezhës bënë pak, shumë pak ose aspak. Jo, jo. Nuk ia lë fushatës unë gjithë fajin. I lë sa mund t’i lihet. E përsëris: është mekanizmi kriminal i shitblerjes faktori që shkakton këtë rënie.
Por nuk shohim që partnerët ndërkombëtarë të kenë shfaqur shqetësime për shitblerjen siç reklamon Basha, qoftë edhe për faktin se nuk janë denoncuar shumë raste.
Raste janë denoncuar, jo aq shumë është e vërtetë. Sepse nuk është e lehtë të kapen. Janë shumë të pakët ata që denoncojnë fqinjin, shokun apo të afërmin, aq më tepër kur ekziston perceptimi i bazuar në fakte se policia është me të fortët që vijnë e të bëjnë gjëmën po i padite. Por e vërteta të nxjerr kokën. Në shumë rrugë e mënyra. Zhvlerësimi i madh i Euros në fushatë është një tregues. Këtij fakti të fakteve u shtohet kapja që kanë bërë vëzhguesit e OSBE-së, të cilët nënvizuan në raportin e tyre paraprak se pesë për qind e firmave në qendrat e vëzhguara ishin vënë nga një dorë. Këto janë firma e kartave të blera ose të falsifikuara që nëse përkthehen në votë shkojnë mbi shtatëdhjetë mijë vota të blera e të manipuluara. Vetë ambasadori amerikan, zoti Lu, pati dhënë alarmin në fillim të vitit se politikanë të korruptuar dhe krimi do të blejnë vota në zgjedhjet e qershorit. Kjo ndodhi. Shitblerja është damka e këtyre zgjedhjeve dhe më keq akoma është dënimi me vdekje i zgjedhjeve si të tilla, është fatkeqësi e madhe kombëtare, duke qenë se unë nuk shoh se si mund të zgjidhet me votë blerja e votës. Nuk është thjesht fjala për PD-në, por për demokracinë. Mekanizmi kriminal i shitblerjes nuk lejon dhe nuk do të lejojë asnjë alternativë të marrë frymë nëse nuk çmontohet. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë do të vijnë te kjo gangrenë e tmerrshme e zgjedhjeve shqiptare. Unë kam kuptuar se këta partnerë, amerikanët dhe gjermanët sidomos, kanë prej muajsh si përparësi të angazhimit të tyre në Shqipëri Reformën në Drejtësi. Është padyshim në të mirë të Shqipërisë. Për këtë, dikush ka mbyllur një sy apo të dy sytë për shitblerjen e votës. Por, kjo nuk mund të zgjasë. Jam i bindur se as SHBA, as Gjermania nuk do të tolerojnë në perspektivën e afërt një qeveri që ka instaluar fenomenin e shëmtuar, fyes për civilizimin, të blerjes, dhunimit, rrethimit të votës me paratë e drogës dhe korrupsionit, duke shfrytëzuar varfërinë që vetë ka krijuar.
Aksionet e Ramës pas fitores së 25 qershorit, ku spikat shpallja e aksionit kundër kanabisit, duket se shkojnë pikërisht në këtë drejtim. Duket se kryeministri po i del përpara këtij “gjykimi” ndërkombëtar në lidhje me akuzat që opozita i ka bërë në këtë rrafsh…
Shpalljet e Ramës për të bërë tabula rasa në administratë apo për të goditur baronët e kanabisit vërtetojnë një për një akuzat e opozitës për degradimin e skajshëm të administrimit dhe për kalbëzimin e vendit gjatë qeverisjes së tij. Pyetja që nuk ka laborator politologjie që ta gjejë, nëse nuk futen në llogari paratë e drogës, është se si u rritën tri partitë e qeverisë në këtë qeverisje të degraduar? Tani që do të qeverisë vetëm, Rama ka marrë shpatën. Jam dakord me këto shpallje dhe me të tjera që do të vijnë më pas në këtë rrafsh. Më vjen keq ta them, por Rama është në pamundësi absolute për të vendosur ligjin. Ai ka fituar shumicën përmes krimit elektoral të blerjes dhe dhunimit të votës. E gjithë malavita e vendit, që jeton dhe vepron në paligjshmëri flagrante, njihet në pushtetin e tij. Goditjet që nuk prekin këtë bastion të pushtetit të tij kanë qenë, janë e do të jenë demagogji.
Gabimi im është se i besova Ramës, ka thënë Basha, ndërkohë që edhe ju keni theksuar në një prononcim tuajin se Rama e preu në besë Bashën. A jeni dakord me këtë deklaratë të Bashës?
Unë kam presupozuar se marrëveshja Rama-Basha kishte vetëm një kuptim: të ndalonte shitblerjen dhe dhunën. Kjo nuk ndodhi. E vetmja Parti parlamentare që nuk bleu vota dhe nuk ushtroi dhunë ishte PD. PS ishte në ballë të shitblerjes, ndjekur nga LSI dhe mjaft kandidatë të PDIU. Nga kjo pikëpamje kam thënë se Rama preu në besë Bashën. Por Basha nuk ka bërë gabim që e besoi. Ky është mendimi im. Njerëzit jetojnë në besim. Është mizore të mos jetosh në besim, të jetosh gjithnjë në dyshim, që është gjeja më e rëndë që mund të të ndodhë, që të shtyn pa ndjerë në poshtërsi të vogla, siç thotë shkrimtari i madh Jozef Kondrad.
Folët për veprime që kanë rezultuar gabime, a mund të rendisësh tre prej tyre sipas peshës që mendon se kanë pasur në gjithë qasjen e PD-së dhe Bashës në fushatë?
Shiko, e cekëm dhe më lart më duket: Humbja duket frymëzuese për të hedhur mbi të shigjeta. Humbja çfarë nuk mban. Kush ngrihet i pari…Ç’t’i vijë në mendje. Unë jam i rezervuar të marr pjesë në këtë festival. Jam i rezervuar nga pasiguria. Kam shumë mendime që pres t’i shtjelloj, duke pritur debat dhe kundërshtime, në analizat që do të bëhen. Për momentin, meqë nuk më shkon ta lë pa përgjigje pyetjen tuaj, mendoj se një veprim që ka rezultuar gabim është mosvotimi qëkurse u ngrit çadra i organeve të vettingut nga grupi i PD-së. Kjo krijoi ekuivoke për kauza të dyzuara të çadrës, i dha mundësi Ramës të bënte kalë beteje vettingun duke fshehur aty të gjitha rraqet dhe dështimet e tij dhe kryesorja, sipas meje, ngriti një mur me partnerët kryesorë që ishin investuar për këtë reformë. Kam parasysh amerikanët dhe gjermanët. Organet e vettingut u votuan më fund. Mendoj gjithnjë se PD-ja do të kishte patur një bonus të madh po t’i votonte në fillim. Siç e pati kur votoi reformën kushtetuese për reformën në drejtësi verën e vitit të kaluar.
Po marrëveshja me tij dhe Ramës? Shumë prej kritikëve të Bashës sulmojnë marrëveshjen si gabim të madh…
Jo, nuk e mendoj ashtu. Pse marrëveshja duhej të penalizonte Bashën dhe jo Ramën që u detyrua të lëshonte më shumë se gjysmën e qeverisë së tij?
Një tjetër debat në PD ka qenë dhe mbetet mënyra se si Basha hartoi listën e deputetëve dhe qëndrimin që ai mbajti ndaj një pjese të deputetëve demokratë që përfaqësonin një pjesë të rëndësishme të historisë së PD-së… Çfarë përshtypje ju ka lënë kjo lëvizje e Bashës?
Kam folur për këtë temë. Lista ngërthen emocione të mëdha sepse lidhet me karrierën politike. Nga ky këndvështrim reagimet kundër listës janë të pritshme, ca më shumë kur hartuesi i saj nuk është lideri karizmatik historik në pushtet, para të cilit pakkush ndihet. Në thelb, lista dhe problematika që ajo prodhon janë derivate të sistemit që kemi. Prej shumë vitesh askush nuk votohet me këtë sistem, pesha elektorale e njërit dhe tjetrit nuk matet me votë, kjo rrethanë e shton subjektivizmin e kryetarëve kur bëjnë listat. Pastaj edhe ajo rrethana tjetër, enigmatike, tjetërsuese dhe poshtëruese shpeshherë, si të kesh një vend në orbitën që popullon mendjen e kryetarit në prag të fushatës, si të hysh në zemrën e tij që ai të të rendisë në një vend të sigurt në listë, si të presësh verdiktin që nuk dihet si do të jetë…Të gjitha këto i krijon sistemi në fuqi i kryetarëve. Problemi nuk është i lehtë se ka edhe ky sistem logjikën e vet. Çdo kryetari, në çdo kohë, i duhet të balancojë dy parime, dy aksioma që duken kundërshtuese në pamje të parë: Qarkullimin e elitave në një anë dhe konservimin e investimeve politike në anën tjetër nisur nga sentenca që e përmendte shpesh Xhulio Andreoti “nuk improvizohet klasa politike”. Preferenca ime ka qenë dhe është futja e garës dhe votës kudo, pra konkurrenca për çdo nominim, për çdo post në parti. Sepse vota, sipas mendimit tim, gabon më pak se subjektivizmi i një njeriu të vetëm. Basha e ka thënë gjatë fushatës: është hera e fundit që shkohet me listën e kryetarit.
Zoti Zogaj, si nga themeluesit e PD-së dhe njohësit e gjithë historisë së saj, çfarë do të thotë një rikonfirmim i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, me një proces të kontestuar nga një pjesë e demokratëve, themelues, ish-drejtues dhe ish-ministra të saj?
Zgjedhjet për kryetar partie të PD-së përkuan në kohë nga pikëpamja statutore me daljen e saj me një humbje të rëndë nga zgjedhjet politike. Shpërthimet me tone dhe fraza ostrakiste ( dëbuese) të disa prej kritikëve e rënduan gjendjen aq sa të mos dëgjoheshin më propozimet e ndërmjetme. Kjo bëri që Basha, në vend të vullnetit të mirë, t’i referohej në germë statutit të partisë që nuk parashikon dorëheqje të kryetarit kur humb zgjedhjet. Zgjedhjet e 22 korrikut ishin statutore, Lulzim Basha u rikonfirmua me votën e shumicës dërmuese të demokratëve që morën pjesë në këto zgjedhje me parimin ‘një anëtar-një votë’. Rivali i tij në garë, Eduard Selami, i tha të gjitha ato që i kishte menduar si gabime dhe dështime të Bashës dhe i tha me një etikë dhe elegancë impresionuese që duhet të jetë standardi i luftës brenda llojit. Pavarësisht se gara nuk ishte e barabartë, sipas tij, Selami e kishte këtë avantazh se kishte përballë një rival të sulmueshëm për shkak të humbjes ku vetë nuk kishte përgjegjësi. Mendoi se u penalizua mbi të gjitha nga galvanizmi i situatës brenda anëtarësisë së angazhuar në fushatë, galvanizmim që në këtë rast ndihmoi Bashën. Fitorja e Bashës është shumë e qartë. Si çdo fitore ajo ka patur e ka edhe kundërshtarë, por demokracia brenda partisë kështu funksionon: kush fiton shumicën merr drejtimin, pakica integrohet në projektin e fituesit, palët bashkohen dhe shkojnë përpara.
A e ndan apo e ribashkon PD-në ky rikonfirmim i tij, pas humbjes së 25 qershorit dhe përplasjeve për mënyrën se si u zhvillua kjo garë në PD?
Garat gjithmonë ndajnë. Procesi që vjen prapa ribashkon. Apeli im ky është: në jetën politike brenda PD-së të gjithë të vënë PD-në të parën. Sidomos tani që është në opozitë dhe ka përballë një shumicë që është fryrë e bërë shumicë me shitblerje votash. Të vënë PD të parën jo vetëm me slogane. Me veprime, me akte, me një komunikim që shërben përafrimin, tolerancën. Si kryetar legjitim Basha duhet të japë i pari shembullin, ta udhëheqë këtë proces, duke krijuar një mjedis konkurrues në parti dhe duke reflektuar propozime racionale të kritikëve. Një identitet politik ndërtohet e forcohet përmes mosdakordësive, thotë filozofi dhe politologu konservator Skruton në librin e tij “Si të jesh i djathtë”, botuar nga UET në përkthimin e Fitim Zekthit. Po aty ai ka paragrafë të shkëlqyer për rolin e individit kritik brenda familjes politike, që ngre pyetje e shtron të vërteta të cilat konformizmi i masës nuk i percepton dot.
Çfarë mendoni se duhet të korrigjojë Lulzim Basha në këtë mandat të ri nga gabimet e 4 viteve të para? A mund të ringrihet e si mund të ringrihet PD-ja?
Basha i ka thënë më herët shumicën e gjerave që kanë thënë e po thonë rivalët dhe kritikët e tij. Nga kjo pikëpamje atij i mbetet që në vijimësi të bashkojë fjalët me aktet për çdo çështje që lidhet me demokracinë e brendshme në parti, e tjerë. Në periudhën e afërt një analizë e thellë dhe një projekt për fitoren janë emergjencë. Mandej edhe mbështetja ndërkombëtare që duhet rikuperuar. Ajo që mund të them tani është se ringritja është fati i PD-së. Nuk shoh fat tjetër. E kam ndjesi, e kam bindje të brendshme.
A mendoni se Basha tashmë i rizgjedhur duhet të vazhdojë bashkëpunimin me Ramën sipas marrëveshjes se 18 majit dhe nëse po, a e ndihmon apo e dëmton kjo PD-në?
Marrëveshja që lidhet me reformën kushtetuese dhe atë zgjedhore patjetër që duhet të vazhdojë. Në këtë rrafsh PD-së i shkon të jetë protagoniste. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, identifikimi biometrik i zgjedhësve, votimi elektronik, vota e emigrantëve, e tjerë, janë reforma dhe zgjidhje që i duhen vendit dhe PD-së njëherësh.
A keni ndonjë koment për qëndrimin e deritashëm të Berishës për zhvillimet e brendshme në parti dhe si e shihni rolin e tij në legjislaturën e ardhshme, duke qenë deputeti më i vjetër i një grupi parlamentar kryesisht me figura të reja jo vetëm në moshë, por edhe në eksperiencë politike?
Mendoj se Berisha ka mbajtur një qëndrim korrekt në respekt të statutit, të legjitimitetit të zgjedhjeve në parti, të diversitetit, të nevojës për të kontribuar të gjithë për bashkimin. Kjo legjislaturë do të jetë interesante sepse na propozon një përballje në aulën e Kuvendit të kryeministrit dhe shefit të opozitës, duke qenë se Basha është deputet. Është një situatë e re për Berishën. Për arsye politike të kuptueshme, ai nuk mund të ketë protagonizmin e legjislaturës së shkuar. I mbetet atij të gjejë pozicionin e ri. Mendoj se do ta gjejë.
A do jetë PD-ja në gjendje të bëjë një opozitë të fortë apo opozitën e fortë do e bëjë LSI në parlamentin e ri, siç edhe ka premtuar Kryemadhi dhe drejtues të tjerë të kësaj partie?
Pa diskutim. Opozita e PD-së në Kuvend dhe jashtë Kuvendit do të jetë e fortë, e pjekur, profesionale. Në grupin e PD-së ka plot politikanë me përvojë, oratorë të zotë, opozitarë të sprovuar. Ka edhe të rinj që do të spikasin. Nga ana tjetër, politikanë dhe oratorë të zotë PD ka plot edhe jashtë Kuvendit, njerëz mediatikë, funksionarë, ish-funksionarë, ish të zgjedhur dhe të zgjedhur në strukturat e saj. Besoj se edhe ky grup përfaqëson një pol komplementar të opozitarizmit përkrah grupit parlamentar. Opozita e PD-së kësaj radhe do të jetë model i forcës së argumentit dhe arsyes. LSI do të bëjë opozitën e saj. Dalja e LSI-së në opozitë është një nga lajmet më të mira të kësaj vere. E kanë seriozisht, me sa shoh unë. U pa te dorëheqja fisnike e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, te përjashtimi i këshilltarëve bashkiakë që nuk respektuan vendimin e grupit për çmimin e ujit e të tjerë. Këto janë akte. LSI-ja duhet të kalojë një provë të fortë opozitarizmi, përkundër asaj që thuhet rëndom për të sikur i tërheq kërraba nga qeveria. Besoj se do ta kalojë me sukses, pavarësisht firove.
A duhet të bashkëpunojë PD-ja me LSI-në për të qenë një opozitë në bllok ndaj qeverisë së re Rama? Cili duhet të jetë kufiri ndarës mes tyre?
Opozitat nga natyra e tyre shkojnë drejt bashkëpunimit. Për momentin është e rëndësishme që Kuvendi ka një opozitë të fortë me dy subjekte. A do të këtë dhe si do të jetë bashkëpunimi në të ardhmen, këtë le t’ia lëmë kohës.
O Preshooo. Po nga e di ti qe ata qe kan ik nga Shqiperia jane Demokrate, apo te treguan teseren e PD para se te iknin.
Ti, gjithmone merr kthesen e gabuar. Sa te tregojne se kush je dhe nuk merr ate qe te intereson, e zbraz i pari koburen kunder atyre qe te mbajne e te sajdisin. Kur e shikon qe s te ka mbetur me gje, kthehesh e merr mbrapsht gjithe cfare thua. Ik e shikon punen tende, se vetem ate se ke pare ndonjehere o i gjore. Ik
KETIJ PREÇ-it KA 50 VJET QE I KANE LEVIZE GERMAT E ASHT BA ‘PERÇ’ … … …. ANI SE KA LUJTE E NDERRU VEND PER 360º …
KETIJ PREÇ-it KA 50 VJET QE I KANE LEVIZE GERMAT E ASHT BA ‘PERÇ’ … … ….
ANI SE KA LUJTE E NDERRU VEND PER 360º …
Z. Prec, nqs i di, i ke pare dhe ke bindjen qe votat jane shitur dhe blere, ti qenke bashkepunetor ne krim dhe duhet ndjekur penalisht, te pakten per moskallzim krimi. Kjo me e plote pasi i pohon vete. Nuk ke pse del e na derdellis ne shtyp, duke hedhur balte mbi te gjithe, por bej kallzim aty ku duhet. Kjo eshte rruga me e ndershme e qe i sherben vendit.
Bravo! Sume mire e ka FATMIRI.Shko ne prokurori dhe beje kallzimin tende,me qe i dike kush ka shitur dhe blere votat.Bastard.I bene elozhe Bashes ti Preç.se te beri deputet.Ineresaxhi.Jo more jo.Pd-ke nuk vjen me ne pushtet,se i ka punuar njemij te zeza ketij vendi e ketij populli.
Ja ben shume mire qe shkruan gjate,po dhe shkurt po te shkruaje,prap e njeta gje do te ndodhte,nuk do te lexonte njeri,ti me shoke jeni kaq te pavlere ne opinionin publik qe sa ma vone ta kuptoni,aq me keq do te ndikoni ne opinion,kete e tregoi angazhimi juaj maksimal ne mbeshtetje te opozites qe si perfundim solli nje rezultat katastrofik per te ne zgjedhjet e fundit politike,ku patjeter kontributi juaj ka qene i madh.Tani jo vetem qe nuk merrni mundimin te analizoni shkaqet e humbjes,po i qendroni alibive qe krijuat keto kater vjet,duke e ditur shume mire qe ky popull me ju e ka te mbyllur kontraten,se ju ka pa mire se cjeni ne gjendje te beni.Prandaj kap ndonje qoshe dhe rri rehat,se sje me as per politike dhe as per opinion.Gezuar Baftjar.
Flm Rrok Cubi, per repliken koncize, te sakte dhe te mprehte.
Ke plotesisht te drejte. Preci &Co ne krah te krimit mediatik, me deformimin qe i kane bere situates politike te vendit, jane nje nga faktoret baze te tehuajsimit te elektoratit nga boset e inkriminuar te PD-se dhe lakejt e tyre.
Po flet prape ti o Kurve…o njeri pa seder…o njeri koti
Njeri Me dy fytyra mjere demokratet me cnjers duan te mbahen
Po mire more legen burre cfare na derdillis me gjithe kete carcaf qe ke shkruajtur ketu, mjaftonte te theksoje me te madhe qe edhe sikur Edi Rama jo ti kishte blere votat por dhe me polici dhe dajak ti kish marre Europa dhe Amerika do ta mbeshteste,sepse kishte dy vjet qe harxhoi para dhe energji per te bindur mostrat e politikes shqipetare te votonin Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi. Cfare kujton ti more bythqire se nuk e dinte Europa dhe Amerika se me cfare politikanesh bythqira kishte te bente?ata dijne se ku te shkerdhehet fisi ty dhe jo me per vrasjet-vjedhjet-grabitjet te pronave te shqipetareve dhe me e keqja se filluan te shitnin dhe shqiperine.largohuni nga syte e shqipetareve ju spiuna bythqira se populli ju njeh fare mire ju pseudopilitikanet e djathte.
Kush mbeshtetet te “polit – analist” e ka fitoren e “sigurt”. Njeri pa shtylle kurrizore.
Akoma ky jargaxhiu flet qe u be si ato kurvat qe e bene gopin si kuti votimi.
Nuk ke turp.Mund te jeshe ne bote njeriu I pare qe akuzon BE E SHBA per mbyllje te syve ne zgjedhejet ne Shqiperi.Vjedhja e votave nuk prodhon Demokraci por anarshizem e korrupsion maksimal.Prandaj nuk besoj se BE e SHBA kan mbyllur syte.Ti duhet ta dish dhe jam I bindur se edhe ti e din se PD eshte garnizon hajdutash,vagabondash e vrasesish qe kan ne perberjen e tyre edhe njerez shume te mire e te nderuar e jane pakice e vogel fare.Kto deklaracione te tuajat jane shume per tu habitur se nuk ka asnje denoncim ne organet kompetente,ndofta ndofta mentaliteti yt e ADN e prejardhja yte eshte ajo qe influencone mendimet tuaja
Po ik more Gomar.
Dhe ke goje e flet.
me mire hesht e na le te mendojme qe ke ndryshuar.
Me keto konkluzione tregon se je nje idjot i vertete , packa se e heq veten per njeri te letrave dhe analist e mendimtar politik. Humbja e Pd -es erdhi se ju me politiken tuaj nga se keni ardhur . ka qene politike shkaterruese per kete vend dhe ju duhet te ishit qeruar me kohe nga skena politike, ashtu sic ne fakt ka ndodhur ne gjithe vendet e tjera te lindjes. Por ju keni qendruar kaq gjate , jo se ju kane dashur e ju kane votuar, por nga qe kini vjedhur e manipuluar sa e si u ka dashur qejfi. Kjo eshte e verteta mor zoti gazetar spiun. Zgjedhjet e tjera do themi na ish nje Pd. Cdo gje tjeter eshte brockullisje dhe mbahu Muco me gajret i themi ne nga anet tona. se zgjedhje me te lura e me te ndershme se kete here nuk jane pare ndonjehere. E po asnjehere nuk eshte pare qe ti thuhet opozites hajde e drejtoji ti zgjedhjet ne te gjitha hallkat qe lidhen me to.
LAMTUMIRË ????♂️
PRESH ZOGAJ!!??
. Lamtumirë????
Presh- ZOGAJVE!!!!!???
Dikur kame pas pak respect per te si gazetare.Tashme kapesuar nje trasformacion dhe eshte bere nje nga analistet me pavlere.. turp!…Ata qe ikin thot jane demokrate”‘hajde gazetare hajde…
Akoma nuk e ke kuptuar more Presh se je bere si lecke e shtrydhur. Po ik ore spiun se e dime se sa te vlen lekura.
PRESHI KA TE DREJTE….GJITHE PD ESHTE MINISTRI E BRENDESHME,,,,KY I PARI ME DOSJE DHE SHUME E SHUME…
Vertet te habisin keta te zgjuarit e PD. Por me shume habitem me gazetarin qe i ben pyetje “me dorashka”. Si eshte e mundur more politikan i regjur qe te paskan ikur votuesit demokrate? Per cfare deshmon ikja e votuesve demokrate? Une e di pergjigjen, po ky Preci se dika: se ata qe iken nuk kane shprese tek PD, Luli dhe tek Preçi! Nqs ti Prec nuk jep shprese atehere eshte faji i Rames, prandaj ikin ata? Po si nuk doli nje gazetar tja perplase ne fytyre kete pyetje ketyre jusifikimeve qe e perserisin me dhjetra here, e ne fakt bejne autogol.
Kam shume, po shume vite qe nuk lexoj asgje nga ky bashkepunetor i ish sigurimit famekeq te shtetit shqiptar. Edhe se ka kerkuar ndjese publike per te qenurit spiun, perseri nuk ka vlere! Dhe e dini pse? Sepse, nga qe ishte marre vesh ne opinion atebote se ishte spiun, njerzit i lagoheshin, ose flisnin me shume kujdes….dhe ky duke qene se nuk jepte me materiale per sigurimin: spiunoi te motren qe qepte pantallona ne shtepi…. Cfare mund te mesosh nga ky sojsez…?!
Mos dil mo ne skene mor presh i zogajve te kurvajve.
Ruaj nje minimum dinjiteti!
Ooooo PERC Zogaj! Eshte problem i madh kur nuk mbush nga mendja njeriu dhe kur i pelqen vetja.Ti je njeri nga ata.Meqenese je njeri nga themeluesit e parkut (shumengjyresh)demokratik,dmth te PD-se dhe mbasi themelove dhe Aleancen Demokratike dhe perfundimisht u ktheve si i dhjere prape tek Berisha, qe e cilesoje si autotarist dhe si person jo demokratik etj etj dhe aresyet apo shantazhin qe ai te beri ty,Imamit etj i di ti dhe ne te tjeret mund t’i marrim me mend,tani se fundi i lepihesh padrinos si keshilltar i tij dhe ben here pas here dhe rolin e anal-istit..Nuk e di pse je tredhur ne kete menyre dhe arrin deri atje sa te thuash qe zgjedhjet e votat jane vjedhur,kur keto zgjedhje i organizoi vete lyli me ministrat e tij teknike…Po mire o bandill,po te pakten ajo pak cipe qe mund te te kete mbetur,nuk te frenon pak dhe thua te tilla idiotesira,qe nuk pershtaten me nivelin tend aresimor,pa sa per ate ideollogjik,ate e ke derguar tek xhuzi per lesh.
Zgjedhjet u manipuluan nga nderkombetaret per te bere te mundur vetingun.
Nuk ka diskutim
Ty mor Prec te skllaveroi Sali Berisha.Te siguroj qe sherreti nuk e shkaterroi qeverine e koalicionit ne 1991 aq prej Gramoz Pashkos,se sa prej Prec Zogaj, si minister kulture ne ate qeveri.Te ka perdorur si GOMAR per te bart uje ne dasem,dhe cdo here qe ka marre qeverine prec zogaj ka qene jashte,asnjehere nuk ka qene deputet i kesaj partie.Ne themi nje fjale te urte ne Peqin:Ajo gjelle qe s`asht per mu,i rafte miu mrena.
Nuk e ka fajin ky njeri, të cilit nuk i rrin bytha në një vend. E njeh Lezha, prandaj e nxori dy herë si një gëzhoje të ndryshkur. Prej këtij e njerëzve si ky PD-ja nuk vjen në pushtet asnjëherë.Çfar besimi mund të krijojnë njerëz si ky i lartpërmenduri, apo N.Ndoka e G.Pollo e D.Shehu? Njerëz, të cilëve u është bërë fytyra bythë kusie dhe përsëri dalin e japin direktiva…
Gjith jeten legen . nuk fole njehere te verteten
Njeri medioker banal dhe teper i vogel.
Do te perpiqet gjithnje te justifikoje humbjen me hicin.Pervec dhimbjes se kokes nuk le asgje tjeter ne ligjerimet e tije te lengezuara televizive.Eshte nga ata qe shumkush qe e degjon dhe e shikon thote -boll me o trap se na cave b…..