Barinjtë i vunë zjarrin zonave të mbrojtura, Balla: Ja puna për lokalizimin e flakëve

7 Gusht 2017, 13:21Politika TEMA

Temperaturat e larta vijojnë të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit, duke shtuar kështu rrezikun e zjarreve.

Edhe në Librazhd vahdojnë të jenë ende aktive disa vatra zjarri, ku po punohet me intensitet të lartë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e tyre.

Gjatë ditës së sotme, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndjekur nga afër situatë e krijuar nga rënia zjarreve në Librazhd, ku autoritetet vijojnë punën për shuarjen e tyre.

Deputeti Balla theksoi se vazhdon beteja me zjarret në Gjashtë-Lis në zonën e Rrajcës. Nga djemtë heronj të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura të Librazhdit u informova se tre vatrat e zjarrit po vendosen nën kontroll dhe vazhdojnë monitorimin për t’u mos u riaktivizur. Edhe në Xhyrë nuk ka tendecë më për t’u përhapur.
Ndërsa në Kostenjë edhe pse zjarri vazhdon në disa pjesë, nuk rrezikon pyjet poshtë rrugës”- theksoi Balla.

Sipas Agjensisë së Zonave të Mbrojtura të Librazhdit zjarri është vëndosur nga disa barinj të Bulqizës dhe pastaj ka depërtuar në territorin e Kostenjës.

1 komente në “Barinjtë i vunë zjarrin zonave të mbrojtura, Balla: Ja puna për lokalizimin e flakëve”

  1. Alban says:

    Futuni mer ne burg keta ndyresira qe vejne zjarr!!! Te vejn ne BUUUURG!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje