Andi Bejtja tallet me Bashën: Na është bërë si editor i sociales te Mapo.... Çim Peka: Mos prisni gjë nga Basha, është i kapur

8 Gusht 2017, 09:11Politika TEMA

Nga nje mbeshtetes i çadres se liderit te PD Lulzim Basha, ne nje kritik te forte te tij qe nga momenti i daljes nga çadra dhe sidomos pas rezultatit katastrofik te opozites me 25 qershor.

Gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe rënien e saj në një gjumë letargjik të thellë.

Duke marrë indicie nga një shkrim i shqetësues i gazetarit Çim Peka, në lidhje me heshtjen e partisë, Bejte thotë se kjo heshtje nuk po ndodh vetëm sot, por që pas humbjes i vetmi që po bën opozitë është vetëm Petrit Vasili.

Bejte gjithashtu ironizon rolin e Lulzim Bashës, teksa e krahason me editorin e sociales në Gazetën Mapo, ndërsa Ramën me editorin e National Geographic që merret me shpërndarjen e fotove nga bukurite shqiptare.

Më poshtë postimi i plotë i Andi Bejtjes:

“Kush eshte lideri I PD-se!?

Sapo lexova nje shqetesim te drejte te Cim Pekes ne lidhje me heshtjen e Partise Demokratike, Peka thote per diten e sotme, por po ta veme re me kujdes jo vetem sot.

Qe pas fitores se Edi Rames ne keto zgjedhje i vetem, opozite te perditshme po ben vetem Petrit Vasili i LSI…

Duket sikur Vasili eshte kryetari i Partise Demokratike, ndersa Lulezim Basha editor i sociales ne Gazeten Mapo…

Ndaj dhe kryeministrit nuk i mbetet gje tjeter, vec te beje kete qe ka bere kto dite: editorin e National Geographic, duke pershendetur shqiptaret ne Facebook me foto nga bukurite e Shqiperise…”

Ndërsa Çim Peka shkruan:

Improvizoi nje proteste me bidona para bashkise, e sot kur te gjitha mediat flasin per “Me te madhin” ne Tirane, qe sipas pergjimeve te sherbimeve partnere eshte shefi i trafikut te droges, opozita nuk ben asnje deklarate per shtyp.

Uroj te jem gabim ne analize por ky perfundimisht eshte i kapur, ose eshte i vonuar e ne kerkojme shume prej tij”.

3 komente në “Andi Bejtja tallet me Bashën: Na është bërë si editor i sociales te Mapo…. Çim Peka: Mos prisni gjë nga Basha, është i kapur”

  1. Deri dje ishte i ngrire.Edhe i ngrire ju a futi ju servilave te cadres.Kur shkriu qelbi gjthe partin me fitoren e ti,dolen llumra hajdut si patozi zhelezfina bajalld imam tankisti e sa sa te tjere qe po qelbin Shqiperin me te vjellat e tyre kunder yllit ne ngjitje qe shpresonte te na udhehiqte pa taksa me rritje drastike pensionesh .do ta bente socializemedhe nje her.

  2. spartaku says:

    Budallajt,kur i thua,pse rri si i shushatur, si budalla,atij i hipin kacabunjet,dhe per t’u dukur para te tjereve se eshte i zoti, bene marrezira si i fuqishem,ve perpara çdo gje qe gjene,godet me grushta,shqelma,shan ofendon etej. Keshtu do ndodh edhe me Bashen.Ai sa te vij shtatori,do filloi te gerthase e bertas,çirret e nxehet,skuqet si lafsha e gjelit,dhe do beje namin,per t’u thene demokrateve se ai eshte i zoti por edhe i “rrezikshem”.Ja ky eshte bukuroshi Basha,qe perveç pasqyres te lyej floket me xhel,nuk ka gje tjeter.

  3. goni says:

    Gazeta Tema,eshte nder Gazetat e pakta,qe lejon komente!Pra lexues,ju ltem shkruani komente dhe jepni mendimin Tuaj,duke shkruar aty ku edhe lejohen komentet.Ju bej thirrje gazetave te hapin rubriken e komenteve.Kerkoj nga Lexuesit,qe te rrespektojne median,duke mos perdorur fjale fyerse,ne komente.Lexuesit,te cilet deshirojn lajme,nga gazetat,por shkruajne ne fejsbok,ju kerkoj qe per shkak rrespekti,te pakten te jene te pranishem edhe ne gazeta,ku lejohen komente.Sepse ka raste,kur nje komentues,jep shpjegime,shum te sinqerta,dhe mund te shkruaj Shum me teper se artikullshkruesi.pra deshiroj te mos nenvleresohet kjo pune,dhe te shkruajne te gjithe komente ashtu si i mendojne.Per kete kerkoj nga Kryeministri Edvin Kristaq Rama,qe te shkruaj edhe ne rubriken e komenteve tek gazetat,ku edhe kjo do te kishte domethenjen ,ku pas ketyre shkrimeve,do te pasonte nje rritje e komenteve ne gazeta.Pra pak me teper rrespekt per Gazetaret,dhe sigurisht edhe per rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje