Petrit Vasili tallet me Ramën: Është bërë si shokët e Byrosë, që nuk e dinin se populli s’kishte bukë

10 Gusht 2017, 09:42Politika TEMA

Petrit Vasili ka reaguar par prezantimit të raportit të ankesave nga qytetarët për Tiranën, që u publikua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni…

Para viteve 90′ shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.

Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.

Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:

-që Tirana vuan dhe për ujë;

-që dhjetra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;

-që në dhjetra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;

-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s’ka siguri;

-që dhjetra shkolla s’kanë ngrohje etj etj.

Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç’ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë…”, shkruan Vasili.

6 komente në “Petrit Vasili tallet me Ramën: Është bërë si shokët e Byrosë, që nuk e dinin se populli s’kishte bukë”

  1. shvejk says:

    Ky Petriti qe i leshoi vendin Monikes sipas parimit ne fillim grate e femijet, tashti eshte ne gare me Luan Ramen per postin e lehesit zyrtar ne LSI. Sepse Monika me Ilirin tani e tutje nuk do lehin me, sepse do jene te zene me vizitat jashte shtetit.

  2. iliri says:

    Po qe per kete pune, fytyra e Petraqit eshte e pa konkurueshme si byroist.

  3. Zenel Sefa says:

    As ju O ish Ministwr nuk di gje. Sa ishit bashke ne qeveri thonit se po lundrojme drejt parajses, kur shumica e shqitareve vetem largoheshin. Ju ishit minister i shendetesise, po shendetesi ne Shqiperi nuk kishte. Ju ishit minister drejtesie, po drejtesi nuk kisdhtye. Ju, te LSI-se jeni monstrat me te cuditshme. Ia kaloni PS-sw. Ndaj me mire qepeni gojen, se tashm e nuk ka shqiptar qe u beson. Jeni monstra te cuditshme, sa ne zgjedhjet e ardhshme veshtire se do te kete shqiptar t’u jape nje vote.
    Hajt ne te s’emes edhe ju mashtrues

  4. Zenel Sefa says:

    Njw mut jeni tw dyja palet. Po vecanerisht ju te LSI=-se ua kaloni socialisteve per mashtrues.

  5. mireli n says:

    Z.Vasili i nxore byzylyqet nga senduku i zi i LSI -se ?. Mire do te ishte te porositje ndonji per vete se nuk i dihet. Vjeshta qe po vjene tregone se do kete fortune, ndaj ruhu o plak germuq .Je bere llapaqen i ndyre, se karakter ,moral dhe burrni ti nuk i ke patur kurre. Nuk e kupton se je pacaure e Monikes,si nuk te vjene pak turp o mavri kur derdellit te njejtat gjera perdite. Thjeshte je letyre.

  6. Une says:

    U bere gjalle ti moj mbeturine Saliniste! Mashtrusit e vertete i dergoj populli ne opozite.
    Keta jane LesheLi dhe PD. Me e lezecmja eshte se po bete aleance me Lesheline do e humbni dhe ate pak parti qe ju ka mbetur.
    Meta ju mori gjysmen e qeverise me 4 deputete ndersa me 19 deputete do ju marri edhe shpirtin.
    Per Petritin ose me sakte hajdutin farmaceutik nuk kam asnje koment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje