Turizmi, kulti i budallallëkut dhe lehtësia e padurueshme e sharjes

10 Gusht 2017, 20:20Blog TEMA
Turizmi, kulti i budallallëkut dhe lehtësia e padurueshme e sharjes

Lorenc Vangjeli

Dikur, në kohën e komunizmit, ishte parrulla: “Gjithë populli ushtar”. Sot në kohën e teknologjisë së lartë, mund të perifrazohet parrulla tjetër bashkëkohore: “Gjithë populli gazetar”. Por as atëherë ushtarët nuk ishin ushtarë të vërtetë, pavarësisht kallashnikovit dhe uniformës që mund të mbanin, dhe as sot “gazetarët” popullorë nuk janë të tillë, pavarësisht hapësirës që gjejnë për botim. Kjo lloj gazetarie e re nuk është problem vetëm shqiptar. Madje në Shqipëri ajo ka mbërritur shumë kohë mbasi ka bërë “namin” nëpër dynja duke u shndërruar dhe një nga arsyet kryesore të krizës së rëndë të shtypit të shkruar në veçanti, por dhe të komunikimit publik në përgjithësi.

Pak ditë më parë, gjeti hapësirën e publikimit në të gjithë median letra e një “turisti”, të vetëprezantuar si emigrant kosovar në Gjermani që kishte ardhur për pushime në Shqipëri. Letra është një kult i vërtetë i budallallëkut. Jo vetëm në formë, jo vetëm për dialektin që nuk është as andej dhe as këtej, jo vetëm për gabimet e frikshme drejtshkrimore, por edhe për thelbin e tij. Për vërtetësinë e dyshimtë të dëshmisë së dhënë. Dhe mbi të gjitha, për ngutin tërësisht budalla të botimit dhe të ribotimit kudo në portale dhe në media të tjera të saj, përgjithësi nga redaktorë të cilët kanë po të njëjtin nivel dijeje edhe për gjuhën shqipe, edhe çfarë rrethon Shqipërinë dhe ndodh nëpër atdhe.

Letra-denoncim, siç e quan “turisti”, ka disa detaje. Fillon me çmimin e taksisë. Pretendon se ju afrua shtrenjtë, por me pak pazar pothuaj e përgjysmoi. Natyrisht që ndodh edhe kështu, por ka me dhjetra taksi, por dhe transport tjetër shumë më të lirë, që do t’i afronin turistit ankues një çmim pranë realit për udhëtimin. Ankohet pastaj se në një bar i dhanë kafe, por jo ujë çezme, ndërkohë që me klientët e tjerë nuk ishte ky problem. Thotë se nuk e bëri “të madhe” një gjë të tillë, … “Un e kaperdij kete sepse kam ardh ne shqiperin time,tek vellezrit shqipetar,ne shqiperin e Skenderbeut.!!”. (Në thonjëza është citimi korrekt i letrës). Denoncuesi ende nuk kishte arritur në kulmin që e kishte bërë të tmerrohej nga Shqipëria. Sepse ai tregon episodin e rradhës kur ankohet se bileta e autobuzit ishte më e shtrenjtë për të, se në një dyqan, kasapi nuk i kishte dhënë vetëm një kilogram mishi sa kërkonte, por i thoshte se shiste vetëm mish në tre kilogram çdo porcion dhe po kështu, nuk i kishin dhënë ilaçin që kërkonte në farmaci sepse nuk ishte kuptuar me farmacisten. \

Çdokush që jeton në Shqipëri do të qeshte me këto ankesa. Në Shqipëri ka më shumë farmaci se kafe dhe kafe ka pafund në çdo cep rruge, mish mund të merret si dhe sa kërkon gjithkush, ndaj ankesat e tipit, janë tërësisht qesharake. E megjithatë, pjesa tragjike e denoncimit vjen me ardhjen e “turistit” në QSUT. “…shkoj me tiran te spitali Nene Tereza sepse nuk dija se ku ta bej nje kontroll,aty me derguan mga nje vend me vend tjeter,ku me than se duhet ti bej fotografi zemres pa pas asnje problem me zemer,edhe e lash se kisha frik mos me fusin ne operacion per zemer pa pas nevoj”. Po! Edhe pse kushdo e kuypton çfarë mufke është kjo, denoncuesi në fillim dhe botuesit e tij në vazhdim, e shesin si të vërtetë. Dmth, që denoncuesi kishte frikë se mjekët shqiptarë që rrinin tek dera, sapo ta shihnin që po afrohej, do ta kapnin me vrap, do ta fusnin në pavion, që andej në sallën e operacionit, do ta fusnin në anestezi dhe do t’i bënin një xhiro për qejf tyë qejfit me bisturi në kraharor. Thjesht për kuriozitet për të parë sesi e kishte zemrën.

Të jetë kaq gomar denoncuesi apo të mendojë se janë kaq gomerë shqiptarët që të besojnë marrëzi të tilla? Apo dhe me keq akoma, kjo letër e botuar kudo, ngjan normale për botuesit e saj që e tregtojnë marrëzinë e pastër me lehtësinë e padurueshme që jep budallallëku.

Eshtë bërë e udhës që në çdo sezon vere në Shqipëri të botohen diku fatura të ekzagjeruara lokalesh, ankesa për ushqimin e keq, për shërbimin e dobët, për arrogancën e pronarëve të hoteleve dhe kamarierëve të tyre, për mungesë uji, energjie, për plehra të pahequra, për lloj-lloj problemesh të pafundme, shumë nga të cilat edhe shumë të vërteta. Turizmi shqiptar nuk shkëlqen. Ai është shpesh shumë makut dhe grabitës. Eshtë i të njëjtit standart dhe në të njëjtin standart që Shqipëria ka rrugët, shëndetësinë, arsimin, adminstratën, qeverisjen. Shkurt, është në të njëjtin standart që është dhe jeton edhe shoqëria shqiptare në Tiranë e gjetkë. Ashtu siç ka dhe shembuj të shkëlqyer sipërmarrjeje në turizëm të standarteve evropiane.

Ligësia e trajtimit të problemeve të tij, nga ana tjetër, është më shumë se budallallëk. Shpesh është dhe krim. Shpesh është dhe sopata idiote që pret degën ku është ulur druvari. Shpesh është ai vesi i ri prej lypsari, që rri në kryqëzim dhe tregon plagët, vurratat apo gjymtimet për të marrë pak keqardhje nga kalimtarët. Ndodh edhe që e merr, por rrallë. Përgjithësisht kalimtarëve, një lypës i tillë, ju jep më pak keqardhje dhe më shumë neveri. Dhe nëse nuk është neveri, çfarë ndjesie tjetër mund të japë mbyllja legjendare e letrës – denoncim nga tipi i turizmit fatkeq. Ky është paragrafi i fundit, sipas origjinalit: “…marr te pergadis ushqim,e vendos tengjeren ne zjarr edhe futem ne dhom te pushoj pak,,kur dal mbas 15min Zonja nga Bulqiza e ka hek tengjeren time nga zjarri dhe e ka vedos te veten,pa asnje pik respekti e asnje pik kulture…Mirpo gjitha keto qe i permenda nuk me bejn qe mos ta dua Shqiperin Time,sepse keta jan nje perqindje e vogel qe i duhet edhe pak koh te vetdijesohen,keta persona nuk me bejn te pendohem qe e mbaj ne krah shqiponjen dy krenare dhe mbi te perkrenaren e Gjergj Kastriotit,un prap dot vij ne shiperi edhe nuk dot ndalem kurr!”

Nuk ka budalla në botë që të besojë se është vërtet budalla. Duhet megjithatë dikush që t’ja tregojë se të jesh budalla, fundja, nuk është zgjedhje vetjake. Përgjithësisht është dhe çështje fati. Dhe deri këtu ky është problem individi. Por kur zëri i këtij individi dhe të ngjashmëve si ai shumëfishohet, siç ndodhi në këtë apo në shumë raste të tjerë të ngjashëm, atëherë ky është problem që dëmton gjithë shoqërinë. Me lehtësinë e padurueshme të saj për ngritjen në piedestal të kultit të budallallëkut dhe mungesës totale të frikës për ta ekspozuar atë siç bën lypësi fatkeq me plagët.

9 komente në “Turizmi, kulti i budallallëkut dhe lehtësia e padurueshme e sharjes”

  1. jazek says:

    Turp te kini]Po beni ndonje koment ju kam rixha ,se s,po ja varni fare] Pse kaq keq eshte]

    1. adi says:

      Po Lorenc
      Edhe kane te drejte qe ne fakt tallin trapin me kete popull.
      Ne nje vend qe fillon dhe mbaron sezioni turistik numri i artikujve negative kunder turizmit shqiptar nga “shqiptaret” eshte te pakten 20 here me i madh se i artikujve pozitive qe vijne nga gjithmone nga te huaj.
      Ku shqiptaret i ankohen kryeministrit ne FB per cmimet e ” larta ” te turizmit dhe nuk I ankohen per plehrat qe mbysnin vendin, nuk I ankohen per ujrat e zeza qe derdhen ne det edhe kur ato shperthejne.
      Ankohen per cmimet e larta te turizmit kur gjithe bota e di qe shqiperia ka cmimet me te ulta , bile shume te ulta te turizmit ne europe.
      Ne nje vend ku ne zonat turistike si ne llogara zjarri dukej 2 dite rrjesht sa nje kacube po nuk nderyri njeri deri sa rrezikoi parkun.
      Ku emergjencat civile shqiptare per zvogeluar deshtimin me zjarret behen akademia inxhinierike me è zhvilluar ne bote sa arijne te parashikojne termetet.
      A e kupton qe ne kete vend cdo gje eshte qesharake dhe e vetmja gje serioze qe mund te besh eshte qe ta maresh me te qeshur.

    2. korçari says:

      Mendoj se Lorenci ne pergjithesi ka te drejte por nuk duhet mohuar se sherbimi ,kultura,edukata ,paraqitja e kamarjereve,bankiereve,guzhiniereve,pronareve le shume per te deshiruar (keto jane bazat per nje turizem cilesor ku turisti largohet i kenaqur dhe me deshiren per te ardhur perseri).Pra mendoj se eshte urgjente te organizohen pse jo dhe kurse te shkurtra per formimin dhe sherbimet qe ju ofrojme turisteve,pasi duhet ta’ pranojme se eshte shndruar ne bisnesmen dhe fshatari pa anje lloj arsimimi por qe ka patur fatin te jete pronar i tokes,dhe kjo eshte urgjente nqs duam te jemi konkurente me fqinjt e me gjere

  2. hallall says:

    A EDINI SE Hitleri urrente me shume spikerin e Radio Moskes sesa Stalinin-

  3. sikter says:

    Ja A Ivodh,i Po pse i thua BRAVO

  4. TNT says:

    Ik o gomar shan gazetat e gazetaret qe publikojnne kete idiotin nga Kosova dhe na shkruan Edhe nje here letren e debilit…. Ik nga presidenca boj ftesk floririt se vape e madhe

  5. Bambi says:

    Thuhet “duke u shderruar ne nje…” dhe jo “duke u shnderruar dhe nje…” . ooo gazetar profesionist.
    Logjikisht, procesi i shnderrimit presupozon nje transformim nga dicka ne dicka tjeter.
    Shkoni ne shkolle, perpara se te merrni kurajon te shkruani.

  6. Nuk jam me PD says:

    Ne ne fund z.Lorenc ka bere ate qe di te bej me mire, te shkruaj, por pa cekanin qe i rri mbi koke. Se po degjove partine as punen nuk e ben si duhet. Te detyrojne e te bejne qe nuk te lexon me njeri.

  7. Saraci says:

    Ik or debil se e kalove masen e idiotesise tende. Ti nuk ke status moral gazetari pasi ti je ne sherbim te El Chapos dhe e mer cekun e shkrimeve te tua idiote nga ai. Me statusin qe ti ke me shume e demton El Chapon se sa e favorizon. Shko ik caj dru ne Dukat me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje