Hap dyert Laboratori i ri i Spitalit Amerikan në Vlorë,  çmime preferenciale për 1900 lloje analizash

11 Gusht 2017, 12:14Shëndeti TEMA

Gjatë muajit gusht dhe shtator, oferta për check-up dhe sëmundje të veçanta

 Kur të gjithë ne,  këto ditë të nxehta, mundohemi t’i dhurojmë vetes pushimet e merituara, Spitali Amerikan ka zgjedhur pikërisht jugun, për të çelur dyert e Laboratorit më të  ri të analizave, pjesë e një rrjeti laboratorësh që do të shtrihet në të gjithë vendin. Jo pa qëllim është zgjedhur qyteti i Vlorës, i cili që prej datës 7 gusht mirëpret të gjithë  qytetarët e pushuesit në këtë zonë turistike, duke ofruar 1900 shërbime laboratorike. Nëgatishmëri të pacientëve edhe ditën e shtunë, në këtë laborator mund të kryen me standardet dhe teknologjinë e fundit, egzaminimet për të gjitha grupmoshat. Me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit diagnostik shëndetësor në Shqipëri,  laboratori i ri veç shpejtësisë dhe saktësisë së rezultateve për çdo analizë që ju kryeni, ështëipajisur  me një staf të trajnuar dhe kualifikuar. Ju,  nuk keni më asnjë arsye pse të trokisni nga njëra klinikë në tjetrën, për të kryer analiza të cilat me parë i gjenit vetëm në kryeqytet.

E gjithë gama e analizave me çmime preferenciale

Në laboratorin e ri të Spitalit Amerikan,  mund t’i gjeni të gjitha, duke kursyer kështu kohë, por edhe shpenzuar siç duhet të ardhurat tuaja. Për këto të fundit, Spitali Amerikan vjen me të tjera risi e alternativa. “Spitali Amerikan do të ofrojëçmime preferenciale që i përshtaten gjithë zonës së jugut, duke bërë të mundur që qytetarët të shpenzojnë më pak, të kenë një shërbim modern dhe efikas, e mbi të gjitha cilësor”, sqarojnë drejtuesit e laboratorait.Laboratori i ri, një investim tjetër I madh ispitalit Amerikan ndodhet nëLagjen 15 tetori, Përballe Spitalit Rajonal-Vlore. Rrjeti laboratorik i Spitaleve Amerikane është i akredituar me ISO 15189:2012, ndër standarted me tërëndësishmemjekësore. Pas Vlorës, ky projekt do të shtrihet në qytete të tjera të rëndësishme të vendit si Shkodra, Elbasani e Korça.

Paketat e check-up për të gjitha grupmoshat

Disa për neglizhencë, të tjerë se ndjehen të shëndetshëm, por vazhdimisht ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur ekzaminimeve periodike. Por nga ana tjetër, të gjithë e kemi provuar atë ndjesinë e çlirimit nga ankthi i pritjes së një analize apo disave. E  përse duhet t’i shtojmë vetes këtë stres të panevojshëm, kur me një paketë Check-up, mund të kryejmë gjithë gamën e analizave që na duhen? Të kapim në kohë sëmundje të cilat duke i lënë pas dore mund të avancojnë? Gjatë gjithë muajit gusht dhe shtator në laboratorin e ri të spitalit Amerikan në Vlorë, do të ofrohen paketa check-up si dhe paketa ekzaminimesh me ofertë për sëmundje tëveçanta. “Do të jenë një sërë paketash të specifikuar sipas të gjitha grupmoshave, por edhe sëmundjeve të caktuara”, shprehen drejtuesit e laboratorit në Vlorë. Ndaj gjatë këtyre pushimeve merrni pak kohë për shëndetin tuaj.Zgjidhni Spitalin Amerikan, lideri i vetëm në shërbimin shëndetësor!

2 komente në “Hap dyert Laboratori i ri i Spitalit Amerikan në Vlorë,  çmime preferenciale për 1900 lloje analizash”

  1. temae rames says:

    CMIME PREFERENCIALE?

    O KAfshe te temes, shkruani shqip, plerhra

  2. vera e nxehte says:

    Sa paguan per analizat? Se une ketu ku jam paguaj per te gjitha analizat vetem 2 euro dhe i marre brenda tre ditesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje