Ivica Daçiç "qetëson" serbët: Nuk është propozuar të hiqet dorë nga Kosova

11 Gusht 2017, 09:56Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se propozimi i tij rreth dialogut për Kosovën është keqkuptuar nga shumica e popullit të tij.

“Është mirë që të niset dialogu për Kosovën në mënyrë që edhe publiku të dëgjojë ide të ndryshme.

Ideja ime dhe e Aleksandar Vuçiq ka shkaktuar shumë ankth të madh për shumë njerëz, mirëpo ne duhet të përcaktojmë çka është serbe e çka shqiptare”, është shprehur Daçiç, shkruan Ekspres.

Për ‘Sputnik’, ai ka theksuar se nuk është propozuar të hiqet dorë nga Kosova.

Daçiç ka thënë se po kërkohet debat publik për të bërë zgjidhje në ‘krahinën jugore serbe’.

“Zgjidhja është që të dy palët të ndahen njëlloj pasi vetëm një zgjidhje e tillë do të ofrojë kompromis të qëndrueshëm për të ardhmen. Detajet e planit do t’i bisedojmë me presidentin kur dialogu i brendshëm për Kosovën të institucionalizohet”, është shprehur ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje