Provokacja serbe: Një rrugë e Beogradit merr emrin “Heronjtë e Koshares”, kushtuar atyre që vranë mbi 170 shqiptar

12 Gusht 2017, 18:04Rajoni TEMA

Aleksandër Vuçiç ka ndërhyrë me një provokacion folklori që të fitojë pikë tek radikalët serbë që nuk po e presin mirë nismën e tij për të diskutuar mbi Kosovën.

Siç bën të ditur B92, Vuçiç, nëpërmjet njeriut të tij të afërt që drejton Beogradin, kryebashkiakun Sinisha Mali, ka emërtuar një rrugë të rëndësishme të kryeqytetit serb në nderim të oficerëve e ushtarëve të trupave famëkeqe të Sllobodan Millosheviçit që kanë vrarë shqiptarë në Betejën e Koshares, por që pastaj gjetën vdekjen.

Mali deklaroi se bulevardi që lidh Urën Ada me rrugën e vjetër Toshin Bunar, e që të lidh me Zemunin do të quhet tani e tutje, “Rruga e herojnve të Koshares”.

Kryebashkiaku i Beogradit bëri të ditur se kërkesa ka ardhur online nga qytetarët dhe ai do t’i bindet nismave që vijnë “nga poshtë” si për rrugët ashtu edhe për ngjyrën e autobusëve urbanë.

Beteja e Koshares është zhvilluar në prillin e vitit 1999 midis ushtrisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një territor fare pranë kufirit me Shqipërinë, pikërisht në korridorin ku furnizohej UÇK me armë, municione dhe logjistikë.

Beteja e Koshares ka qenë e tmerrshme për të dyja palët, edhe të dyja shpallën fitore, si UÇK ashtu edhe Millosheviçi.

Por në fakt, në Koshare ra realisht kufiri mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke shënuar edhe gjestin simbolik të prishjeve të piramidave famëkeqe që u vendosën nga Komisioni i Kufijve i Konferencës së Londrës.

UÇK nga ana tjetër pati shumë dëme, si nga ana njerëzore, ushtarake dhe logjistike, por edhe politike.

Ende edhe sot për Kosharen qarkullojnë disa versione..

Por Kosharja ka një protagonist të rëndësishëm, të gjallë dhe me pushtet, gati për t’u bërë kryeministër.

E ai quhet Ramush Haradinaj. Ramushi, si komandant i UÇK-së për Dukagjinin përballoi betejën e Koshares së bashku dhe natyrisht me grupin tjetër të udhëhequr nga Rustem Berisha.

Por pikërisht pas Koshares nisi edhe ndarja e madhe mes LDK-së, FARK-ut dhe UÇK-së, që ishte dhe përçarja e forcave të armatosura të Kosovës. FARK me Tahir Zemajn që në atë kohë u larguan nga formacionet zyrtare të UÇK-së, e cila nga ana tjetër po shkonte gjithnjë e më shumë drejt një formacion politik i qartë.

Në Koshare u vranë mbi 170 ushtarë të UÇK-së, ndër ta edhe Agim Ramadani, komandati i Brigadës që luftoi atje, i cili ishte edhe një intelektual i njohur.

Kosharja është simbolikë e rëndësishme për shqiptarët sepse rrëzoi piramidat apo “gurët e ndarjes”, por siç duket edhe për serbët, pasi shënoi humbjen e një territori që e morën qesim nga Fuqitë e Mëdha.

Ashti si në Vidovdan, edhe në një rrugë të Beogradit ata do të përkujtojnë heronjtë që luftuan për një tokë që nuk ishte e tyrja. /tesheshi./

1 komente në “Provokacja serbe: Një rrugë e Beogradit merr emrin “Heronjtë e Koshares”, kushtuar atyre që vranë mbi 170 shqiptar”

  1. Bashkimi says:

    UCK ne menyre te padiskutueshme doli fitimtare ne betejen e koshares duke arritur te gjitha objektivat e veta.
    Kjo ishte beteja e pare ne te cilen UCK ja ishte pak a shume e armatosur pothuajse ne te njejtin nivel ashtu si edhe ushtria e rregullt serbe me nje eksperience 100 vjecare.
    Artililieret e ushtrise shqipetare bene nje pune te mrekulluesheme dhe fenomenale duke goditur ne menyre te persosur te gjitha pozicionet e ushtrise kriminele serbe.
    Ne kete beteje forcat serbe humben 3 gjenerale, 4 gjenerale-major, 6 major, dhe permbi 130 nenoficere dhe ushtare.
    Permbi 40 mercenare ruse dhe bjelloruse anetare te forcave te rregullta te shteteve rrespektive humben jeten gjithashtu.
    Forcat e UCK se dhe saktesisht brigada 138 ishte ne sulm dhe
    padyshim se duke qene force sulmuese ato humben nje numer te madh te personelit. Eshte e cuditshem se si gazeta tema e ven ne pikepyetje faktin se kush e fitoj betejen e koshares perkunder faktit se ne perfundim te saje forcat serbe iken duke marrur me vehte te vraret dhe duke lene pozicionet e mbrojtjes se piramidave kufitare. UCK I shkeli dhe I largoi me force keto piramida serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje