Pasi tërhoqën avionët, zjarret “kalojnë” kufirin. Grekët: Flakët na erdhën nga Shqipëria

12 Gusht 2017, 00:27Rajoni TEMA

Disa orë pasi tërhoqën avionët, të cilët i kishin dërguar në Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, do t’i aktivizojë sërish, por këtë herë në kufi me Shqipërinë, ku siç shprehen autoritetet greke, zjarret janë përhapur pasditen e së premtes nga Shqipëria.

Madje, një ndër gjeneralët më në zë në Greqi shkon deri aty sa të fajësojë shqiptarët për zjarrvënie të qëllimshme në zonat minoritare, duke mos marrë parasysh as shtrirjen gjeografike të zjarreve në Shqipëri, ku prej ditësh janë shkrumbuar qindra hektarë nga veriu në jug.

Ish zv-komandanti i Përgjithshëm i forcave zjarrfikëse të Greqisë, Adrianos Gurabasis i shkruan një letër ministrit grek të Mbrojtjes së Qytetarit, ku shprehet se zjarret e ndezura në fshatrat e minoritetit vlerësohen si të vëna qëllimisht prej grupeve kriminale, që sipas tij kanë synim për të çrrënjosur popullsinë vendase në këto zona.

Ai i kërkon ministrit dërgimin e avionëve dhe hetuesve në jugun e Shqipërisë. Zyrtarisht, sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, zjarret që digjen prej disa ditësh në territorin shqiptar në orët e pasdites së të premtes janë përhapur edhe në Greqi.

Që prej orës 14:20, sipas asaj lokale, një vatër zjarri është regjistruar në vendin e quajtur “Palamba”, ku ka marrë flakë një sipërfaqe me shkurre të thata në malet midis Janinës dhe Igumenicës. Një vatër e dytë u regjistrua pak kilometra më tej, në zonën e Limerit, ku ka marrë flakë një zonë pyjore.

Zjarrfikësit kanë depërtuar në zonë me ndihmën e buldozerëve dhe pritet të kthehen avionët, por vetëm në territorin grek.

5 komente në “Pasi tërhoqën avionët, zjarret “kalojnë” kufirin. Grekët: Flakët na erdhën nga Shqipëria”

  1. lomi says:

    Sa komike qe behen

    1. adi says:

      Keta greket jane race e poshter.
      Ne vend te na falenderojne qe ju beme nderin qe fiken zjaret per ne po kane edhe pordhe tani.
      Ja erdhen turqit i fiken e as nuk u ndien fare as I mori vesh njeri .
      Po gjeja me è zgjuar qe ne shqiptaret mund te bejme qe te renojme ekonomine greke nga karburanti i avioneve eshte ti veme zjarrin shqiperise.
      Dhe ketu ka plot ” shqiptar ” qe jane kaq te zgjuar dhe “patriote”.

  2. The Punisher says:

    Mire gomari qe na ngordhi, por nuk na lene rehat as mizat. Pritet deklarata e ministrit te jashtem shqiptar, qe te kerkoje falje tek gerrket.

  3. fantoma says:

    “Ekei pou mas hrostousan, mas piran kai to vodhi” (Në vënd të na kthenin borxhin, na morën dhe kaun) – thonë grekët…!!! Kjo është vetëm për ata që u ka mbetur një fije llogjike njerëzore dhe qoftë edhe tipikisht, dinë të thonë “faleminderit”… Kafshët e xhunglës, jo vetëm që nuk dinë “faleminderit”, por hanë edhe bamirësin e vet…! Thjesht i shkruaj që t’i lexojnë “koqekandarët” debila të TEMËS, sepse nuk m’i botojnë…!

    1. BB says:

      Ore Fantomas ,”pios se xrostouse kai se pire to vodhi malaka , tha mas matheveis kai ta elivika ta legoumeva”. Ketu i thone Shqiperi dhe ule bythen te sillesh si shtetas shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje