Rama "thumbon" Vuçiç për njohjen e Kosovës (dhe shokon serbët me kërkesën e tij)

15 Gusht 2017, 09:37Rajoni TEMA
Rama "thumbon" Vuçiç për njohjen e Kosovës

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic’ ka deklaruar se e ndien dhimbjen e Presidentit Vucic për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vucic për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Iniciativa e Vucic për nisjen e dialogut të brendshëm për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë.

Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale” u shpreh ai.

Por cila është zgjidhja më e mirë sipas Ramës për Kosovën?

Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”.

Kryeministri shqiptar foli edhe për deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë Dacic për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Zhurma rreth deklaratës për ‘bashkimin e Shqipërisë me Kosovën’ ishte një konkluzion trivial, e jo një plan, kërcënim apo dëshirë. Por, nëse mbyllet horizonti i integrimit të rajonit tonë në BE nuk është e vështirë të parashikohet rizgjimi i fantazmave nga e kaluara” tha ai.

Ndërsa përsa i përket raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rama u shpreh se janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje