Në një intervistë për gazetën gjermane, “Die Welt” ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet se kufiri bullgaro-turk do të duhet të ndahet në pesë zona. “Në secilën nga këto zona ne do dërgojmë një trupë të armatosur në madhësinë e një kompanie që të mbikqyrë brezin përkatës kufitar. Atje do të jenë prezente edhe trupa speciale luftarake.”
Në tërësi Bullgaria parashikon të angazhojë 600 ushtarë për ruajtjen e kufirit. “Kemi parë në praktikë, se ushtria është më efektive në sigurimin e kufijve se policia”, thotë ministri bullgar. Ai bëri të ditur, se për mbikqyrjen e kufirit do të përdoren edhe drone dhe kamera. Në të njëjtën kohë Karakachanov kritikoi BE që nuk ia ka dalë deri më tani të mbyllë rrugët e Mesdheut për migrantët. “Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve.”
Vlerësimi i ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov për gazetën gjermane, është se shumica e atyre që vijnë në Europë përmes Mesdheut janë migrantë ekonomikë. “Ata nuk përndiqen, nuk kanë nevojë për mbrojtje të jetës së tyre, ata duan thjesht të vijnë në një vend të pasur perëndimor.”
Dhe me jetet tona do i mrojme kufijte po te jete nevoia
si puna juaj qe bashke me rumune e sllovake etj etj, u futet ne BE medemek qe ti ngrihej kufiri tek thana rusit por ju mbeteni shtete jevgjite me keq se ne se te pakten shqiptari kush ka dale ka dale por ju jeni me miliona dhe per shkakun tuaj fitoi dhe Brexit sepse u turret te gjithe ne BE. Prandaj dhe ata aziatiket dhe afrikanet mire ua bejne. Edhe ata kane shpirt dhe duan te hane dhe te kene kushte per femijet e tyre. filloi racizmi nga ca qe deri dje ankoheshin se ishin te tjeret racista.