Ndryshimet në buxhetin 2017 për importin e energjisë, ja 8 ndërhyrjet në të ardhura dhe shpenzime

17 Gusht 2017, 16:45Ekonomia TEMA

Ndryshimet në buxhetin 2017 të cilat në pjesën e dërrmuese të tyre i dedikohen gjetjes së fondeve për importin e energjisë dhe shuarjes së zjarreve kanë synuar në 8 ndërhyrje në zërat e të ardhurave dhe shpenzimeve, shkruan monitor.

Sipas relacionit te Ministrië se Financave, rialokime brenda zërave te shpenzimeve te buxhetit janë bërë përkatësisht:

1- Rritjen e huamarrjes neto nga sektori energjitik me 3 miliardë LEKË, për të mundësuar përmbushjen e nevojës për energji elektrike deri në fund të 2017.

2-Rialokimin  e shpenzimeve kapitale, nga projektet me ecuri te ngadalte tek ato me ecuri te larte. Gjithashtu kemi propozuar kalimin e një fondi në masën 1 miliard LEK si kontigjencë tek projektet e investimeve publike (me financim të brendshëm apo  me financim të huaj), bazuar në performancën e tyre për periudhën e mbetur të vitit. Ky fond propozohet te përdoret me vendim te Këshillit te Ministrave.

3-Rritjen e zërit “shpenzime personeli” me 300 milionë LEK, si pasojë e akomodimit të politikës së rritjes së pagave dhe ndryshimeve strukturore të disa institucioneve.

4-Reduktimin e shpenzimeve të interesave me 4.1 miliardë lekë, si rezultat i menaxhimit efektiv te borxhit publik.

5-Rritjen e shpenzimeve korrente me 200 milionë lekë për të përballuar kryesisht shpenzime të lidhura me përfaqësimin e Shqipërisë në çështjet e arbitrazhit të Gjykatave ndërkombëtare, për të evituar krijimin e detyrimeve të prapambetura, shpenzimet të lidhura me emergjencat civile nisur dhe nga situata aktuale problematike e lidhur me temperaturat e lartë dhe zjarret në masive pyjore të vendit.

5-Reduktimin e shpenzimeve për fondin e sigurimeve shoqërore të ISSH-së në masën 600 milionë LEK, duke u bazuar në realizimin faktit të 6 mujorit të parë të vitit 2017.

6-Reduktimin me 200 milionë lekë të pagesë së papunësisë, nisur nga niveli i ulët i realizimit në 6 mujorin e parë.

7-Shtimin me 1.2 miliardë LEK të Fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, duke konsideruar realizimin faktik tij në fund të 6-mujorit, si pasojë e përdorimit të tij për arsye të paparashikuara që kanë karakterizuar gjysmën e parë të këtij viti dhe pritshmëritë e përdorimit të tij për në gjysmën e dytë të vitit. Fondi prej 1 miliardë leke parashikohet te përdoret vetëm për emergjencat qe lidhen me faktorë natyrore.

8-Shtimin me 500 milionë leke te fondit te shpronësimeve qe është një nga elementet me te rëndësishëm ne progresin e projekteve te infrastrukturës publike.

Situata e pritshme hidrike e parashikuar për vitin 2017 nuk do të jetë në nivelet e parashikuara nga KESH. Si rezultat prodhimi i shoqërisë KESH do të jetë në nivele më të ulta se sa parashikimi. Ky devijim nga parashikimi do të sjellë që OSHEE për të plotësuar nevojat për furnizim me energji, të sigurojë pjesën e nevojshme në tregun e lirë. Nisur nga nga situata financiare e shoqërisë, lind nevoja imediate për mbështetje të saj, për të garantuar shërbimin e domosdoshëm për qytetarët.

Ministria e Financave ka ndërmarrë procesin dhe ka përgatitur skenarin e rishikimit të buxhetit 2017 duke rritur fondet për importin energjisë me 3 miliard lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje