Biseda e Fadil Paçramit me tim atë: Momenti kur jam ndjerë ma ngusht në jetë s’ishte para Enver Hoxhës

18 Gusht 2017, 18:33Politika TEMA

Nga Alma Nikolli

Në dimrat e ftohtë, doja shumë që mbrëmjeve të fikeshin dritat dhe ne sypishtarët të strukur nën batanije të dëgjonim histori nga im atë. Dritat fikeshin, padyshim. Kështu jam njohur më së tepërmi me komunizmin, në terr.

Për Fadil Paçramin s’më kishte mësuar asgjë shkolla, as librat e autorëve të huaj që na rekomandoheshin në 8-vjeçare e gjimnaz. Dosierët e gazetave varfërisht më japin pak informacion edhe sot.

Ai u dënua se ishte liberal, në art, në politikë, në jetë. Në vitin 1974, ish-Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor u transferua në Fushë-Arrëz në postin e Drejtorit të Minierës së Bakrit ku qëndroi për 4,5 muaj për t’u dërguar më pas në Minierën e Tuçit si punëtor. Fadil Paçrami për një vit, para se të futej në burg seleksionoi me çekiç mineralin. Pa bërë zë, pa përtuar dhe i papenduar.

“Unë nuk bëra autokritikë si Ramiz Alia, e kam ditur se çfarë më bën Enver Hoxha por nuk doja të dorëzohesha”, i kishte treguar ai babait tim 18-vjeçar që ishte përgjgjes turni.

Babai më tregon sot që rishfaqa interes për atë histori, se herë pas here ai me qetësi i kërkonte leje vetëm 5 minuta para që të arrinte autobuzin e orës 3. Im atë, ende i ri në terrin komunist, i panjohur dhe aq mirë me pasojat e njerëzillëkut por edhe fort i dashur për Fadilin e mirë që në fshehtësi e donte kush e njihte, ia falte një 5-minutësh.

Por jo kushdo kishte guximin që t’ia falte Fadilit atë 5-minutësh. Në jo pak raste, kur edhe shoferët e makinave të rastit, komunistët e thekur refuzonin ta merrnin në kabinat e tyre, ai ecte 3 orë në këmbë që më në fund të kalonte nëpër pazarin afër shtëpisë, ku e shoqja vetëm se ishte gruaja e tij punonte pastruese. Asaj nuk i fliste njeri, kishte vetëm fshesën dhe shpresën që i shoqi do të kishte fatin të nisej në 3 pa 5.

Shtëpi-autobus-punë. Punë-autobus-shtëpi. Kjo ishte jeta e jashtme Fadilit, ç’i bluhej në mendjen shumëngjyrëshe, bashkëkohësit nuk e patën fatin ta zbulonin. Nuk kishte asnjë shok. Me bukën e mbështjellur nën krah hante i vetëm. Larg mensës e kolektivit. Fshatarët me siguri mendonin se i vinte zor, por jo, unë mendoj se ai ka dashur t’i ruajë ata nga vetja e tij.

Pak ditë pas mbërritjes në fshat, Fadil Paçramin e shpallën armik të partisë dhe popullit. Partia kishte vendosur që populli të detyrohej të kishte armik njeriun më të paqtë, të urtë e fjalëmirë që kishin njohur.

“Veten ma ngusht në jetë e kam parë kur u cilësova armik i popullit, se sa në përballjen me Enverin. Para atij jam ndjerë më i fortë”, i kishte thënë Fadil Paçrami babait tim në një nga bisedat e “padyshimta” gjatë orarit të punës.

Me qetësi e mençuri, ai tregonte gjithmonë aq sa duhej të fliste një armik populli. Populli në fshehtësi e kishte shumë mik, por komunizmi i egër i tregonte dhunshëm vetëm armiqësinë.

Fëmijë të mbrapshtë të kohës e qëllonin ndonjëherë me domate…

E dini cilat ishin fjalët e Fadilit? “Dale, dale…”…Dhe vijonte rrugën pas autobusit të ikur. Në këmbë, duke thithur ajrin therës të pishave të një malësie që e vrau dhe pse e deshi.

13 komente në “Biseda e Fadil Paçramit me tim atë: Momenti kur jam ndjerë ma ngusht në jetë s’ishte para Enver Hoxhës”

  1. Mateo Te lumte goja.Po kujt ia thua. pula skane e bejne … “shet”.
    Ai 5%apo 10% i ka bere zap, 80 apo 90%. e shumevuajtur.
    Po dihet durimi ka fund. Ata 95 % do ta thone fjalen e tyre…
    …po KUR ?!
    Dhimbia e madhe.

  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Vetem babai yt sylesh dhe I patrembur guxonte to falte 5 minuta. Idiote. Shko tregoja shokeve te tu kto2budallalleqe jo ne qe e kemi jetuar

  3. pete says:

    ai ishte Burr i Zoti Dhe ti zotri nuk ke haber kush ishte komunisti dhe e pardje e kush eshte demokrati dot e neser….

  4. nori says:

    O torrollake sipas teje , komunisti Fadil ishte antikomunist ? Kete na sqaro dhe leri me kucedra qe kane zene burimin e ujit.Nuk kritikohet sistemi komunist me komunista si Fadil Pacrami. Aty ne internim behej engjell ai dhe te tjeret.

  5. joel shkodra says:

    Ashtu mund te kete qene ne anen e jashtme, pasi kishte “rene nga fiku”, por ju nuk e dini sa vete ka marre ne qafe Fadili.

  6. Komunisti says:

    Nje BRAVO moj vajze,eshte e vertete qe te nderuarin F. Pacrami, edhe me mbrapa e kane lavderuar nen ze,por ai ishte sistemi,qe jo kushdo e ngrinte zerin se e pesonte. Ja psh dhe tani ne pseudodemokracine berishiane,pak veta iken per lesh, nga kryekomunisti?

  7. Thanasi qe t'a plasi says:

    Kujt i tregon përralla moj vajzë. Fadili qe fliste kundër Enverit dhe babai yt qe e degjonte. Duket qe nuk e ke idenë e komunizmit .

  8. Dritani says:

    Ne shume komente te kesaj gazete vihet re fryma violente komuniste e trasheguar. Mungesa e tolerances dhe e respektit per mendimin e tjetrit dhe historine eshte tipike per shoqerite qe kane nevoje te zhvillohen e nencurohen. Jane komente pa asnje lloj vlere. Prane dijes i pa nxene…..edhe pas 27 vjet demokraci.

    1. Para Laci says:

      E mir, mir… Prandaj jemi ketu ku jemi. Ose paskemi kaluar nje komunizem tejet te eger (qe prap ka lene pasoja) qe edhe na shkeputi nga Europa, ose paskemi qene kaq shume te prapambetur dhe te shkeputur (tashme) nga europa para L2B, sa qe komunizmi (me perjashtim te njerzve qe kane vuajtur pasoja te medha) na dha nje shtytje drejt europes.
      Besoj se me kupton.

  9. Mary Tereza says:

    Alma,
    eshte humane te ndjehesh keq,
    kur sheh a degjon per vuajtjen apo fyerjen e Njeriut…
    Kushdo qofte ai…
    Edhe pse viktima e pershkruar sinqerisht nga ju, brenda dijes dhe rrezes suaj te shikimit, eshte Fadil Pacrami…
    Jam e sigurt se do ta shkruaje pak me “ftohte” , sikur te dije se si i eshte drejtuar F Pacrami ne Lidhjen e Shkrimtareve, talentit te pafat Bilal Xhaferi…
    Por, serish, ne duhet te ba vij keq per Njeriun, cilido qofte ai…

  10. NO PASION says:

    NORMALISHT TE VERTETAT E DENIMEVE TE RREGJIMIT KOMUNIST NUK DUHESHIN LENE NE DORE TE ISHKOMUNISTEVE …POR TE DETYRUAR NGA AJO QE AI SISTEM NUK LA GJALLE ASNJE QE ISHTE ME TE VERTET KUNDERSHTAR RREGJIMI POR SHPETUAN VETEM KOMUNISTET FATKEQ QE NGELEN BURGJEVE VETEM SE NUK DININ TA SHPREHNIN SIC DUHEJ DASHURINE E MADHE PER ENVER HOXHEN .. .TE CILET CUDITERISHT TALLEN EDHE PAS 50 VJETEVE DUKE NA I TREGUAR EDHE NEVE QE E JETUAM ATE KOHE TE DEFORMUAR DHE ME LULE E NGJYRA TE LARMISHME… QETE JEMI REALIST PER TE TREGUAR BEMAT E KOMUNIZMIT DUHEJ GUXIM E BURRERRI NE RRADHE TE PARE NGA ATA PAK BURRA QE ISHIN PJESTAR TE KETYRE DENIMEVE ME QELLIM QE TE ISHIN TE BESUSHME PER TE GJITHE POPULLIN
    …NJEKOHESISHT EDHE ATA DO E KISHIN SADOPAK SHPIRTIN TE LEHTESUAR SI DHE DO ISHIN SI NJE LLOJ FALJE NE HESHTJE PER ATO CMENDURI QE ATA BENE JO SE NE KEMI PER DETYRE TI FALIM POR ZOTI LART QE ISHTE DESHMITAR..,GJITHSESI UNE KAM QENE NE GRABIAN TE LUSHNJES PER TE BERE PRAKTIKEN DHE NE DARKE NE QENDER TE FSHATIT LUANIN DOMINO APO SHAH SHUME NJEREZ TE VESHUR BUKUR E ME SHIJE DHE PYETA NJE SHOKUN TIM NGA GRABIANI SE KUSH ISHIN KETA KAQ TE PASTER E TE VESHUR ME THA KETA JANE ARMIQ TE PARTISE E TE POPULLIT… SI DHE BINTE NE SY NJE ME MBIEMER KARAMELI ISH AMBASADOR. ,,,SHOKU IM ISHTE KANDIDAT PER KOMUNIST ISHTE PAK EKSTREMIST POR KUR BINTE FJALA PER VAJZEN E PETRIT DUMES ME FLISTE ME ADMIRIM AJO QE DITEN E PARE ISHTE CAKTUAR NE NJE ARRE PER PRASHITJE NE RRADHE ME ME TE DALLUARAT E FERMES PER KETE PROCES AJO CUDITERISHT EDHE PSE VINTE NGA KRYEQYTETI DHE NGA AUDITORI DOLI E PARA NE GJITHE FERMEN …..PER TA OFENDUAR PERGJEGJESI I FERMES ERDHI I HIPUR NE KALE DHE I THA KESHTU DO TA PESOJNE TE GJITHE ARMIQTE E POPULLIT …AJO ME NJE BUZEQESHJE IA KTHEU ..ZBRIT NGA KALI DHE HYPJA PRAP …AI ZBRITI POR QE TY HIPTE PRAP E NDIHMUAN PUNTORET QE ISHIN ATY….E SHIKON I THA AJO TE DUHET NDIHMA TE HYPESH PRAP …NDERSA UNE I HYPI PA NDIHME …DHE ME NJE LEVIZJE I HIPI KALIT …

  11. spartaku says:

    E lexova dy here kete artikull,por nuk kuptova,kush ishte babaj saj qe paska biseduar Fadil Paçramin,dhe fadili paska patur konsiderat te mire? A nuk mund te thuhej edhe emri tij? Ne artikull dalin tre emra,Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Fadil Paçrami. Artikull i paqarte.E per çfare eshte botuar ky shrim?.Ato qe thot kj vajze,i dim te gjitha dhe madje me mire se ajo.Shkrim koti,gjoja po luftojne Komunizmin,kur sote gjoja antikomunizmi qenka me i mire.Me mizerabel se keta sot nuk ka.

  12. Flor says:

    Fadil Pacrami ishte nje figure tejet e spikatur e regjimit tiranik enverist. Kishte qene partizan ne luften e 2 boterore dhe shok me Alqi Kondin.
    Fadili ishte kryetar i kuvendit Popullor dhe dramaturg i njohur. Kishte vetedije per gjithcka dhe natyrisht ishte trim, ndaj dhe u perball me ahpifjet-akuza te kriminelit paranojak Enver kerma.
    Fadili u internua fillimisht ne Fush Arresi.
    Bisha Enver i kishte lare duart me gjakun e “kllases se permbysur” dhe tani po hante me te njejtin zell nga “kllasa e tij e dashur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje