Fotot-Voskopojë/ Efektivët e Forcave të Armatosura, ‘heronjtë’ e luftës me zjarret në të gjithë vendin

18 Gusht 2017, 19:44Kronika TEMA
Fotot-Voskopojë/ Efektivët e Forcave të Armatosura,

Forcat e Armatosura gjatë gjithë verës kanë qënë në terren, në luftë me flaket. Me të gjitha mjetet e mundshme dhe me forcat aktive, duke kontribuar fort për të shpëtuar jetë njerëzish, banesa, pyje dhe kullota.

Ata kanë qënë heronjtë e vërtetë të luftës me zjarret, pa pushuar për asnjë moment, pa asnjë pretendim, nga toka dhe ajri duke treguar efikasitetin e bashkëpunimit me qytetarët, pushtetin vendor dhe emergjencat civile.

Kështu dhe sot, kur një zjarr masiv në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë në Korçë ka vënë në rrezik masivin pyjor në këtë territor.

Vatrat e zjarrit ndërmjet Lekasit dhe Voskopojës, bashkia Korçë kanë vazhduar të jenë aktive pasi flakët kanë përfshirë një territor me pisha të larta dhe tepër të thyer, i vështirë për t’u aksesuar nga mjetet zjarrfikëse.

Në operacion ka qenë edhe një helikopter, efektivë të Forcave të Armatosura si dhe forca zjarrfikëse, nga pyjorja, bashkia, të cilat kanë shuar shumicën e vatrave të zjarrit.

Operacioni është në vazhdim për fikjen e plotë të zjarrit, ndërkohë që po japim përmes fotove efektivitetin e efektivëve të ushtrisë për shuarjen e flakëve.

1 komente në “Fotot-Voskopojë/ Efektivët e Forcave të Armatosura, ‘heronjtë’ e luftës me zjarret në të gjithë vendin”

  1. angjelini says:

    Brravo djema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje