Kisha Ortodokse në Rumani përfshihet nga skandalet seksuale

18 Gusht 2017, 21:09Rajoni TEMA

Kisha Ortodokse e Rumanisë përballet me një krizë besimi, pasi këshilli i saj kreu një takim dy-ditor të enjten dhe të premten për të diskutuar disa raste të klerikëve të akuzuar kohët e fundit për përfshirje në skandale seksuale.

Rasti më i njohur lidhet me Corneliu Birladenau, peshkopin e Husit, në Rumaninë lindore, i cili u regjistrua teksa kryente marrëdhënie intime me një ish-seminarist, i cili aktualisht është prift.

Videoja u shfaq në qershor kur prokurorët anti-korrupsion arrestuan tre priftërinj në varësi të peshkopit, që u përpoqën ta shantazhonin në këmbim të parave ose pozitave në Kishë.

Metropolitani i Moldavisë dhe Bukovinës i ka ndaluar sakaq peshkopit të gjitha detyrat klerike dhe administrative, por këshilli mbetet të marrë vendimin përfundimtar.

Zëdhënësi i Patriarkanës Ortodokse Vasile Banesku tha se peshkopi ishte informuar se rrezikonte largimin nga detyra nëse nuk ishte në gjendje të paraqiste prova për të hedhur poshtë akuzat serioze.

Peshkopi mori pjesë në takimin të premten për të paraqitur prova që mbështetin pretendimin e tij se videot ishin të rreme. Sesioni qe i mbyllur dhe të gjithë anëtarëve iu kërkua të linin telefonat jashtë telefonët dhe pajisjet regjistruese.

“Kjo është hera e parë në historinë e Kishës Ortodokse Rumune që një klerik i lartë është në gjyq në këshill për një shkelje të tillë morale dhe disiplinore”, vuri në dukje Banesku të enjten.

Ai tha gjithashtu se kishte këshilluar peshkopin të jepte dorëheqjen, që skandali të mos dëmtonte imazhin e Kishës, por prelati kishte refuzuar.

Në një rast tjetër, Cristian Pomohaci, një prift në një fshat në qarkun e Mures, në Transilvani, u regjistrua teksa përpiqte të joshte një 17-vjeçar që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Prifti është nën hetim nga zyra e prokurorit. Ai i ka mohuar akuzat.

I njëjti prift u përfshi në vitin 2013 në një eksorcizëm, një praktikë që Kisha Ortodokse Rumune e ndalon. Ndaj një komision i disiplinës së Kishës e dërgoi atë në një manastir për lutje dhe pendim.

Abboti i një manastiri në rajonin verior të Maramures, ndërkohë është akuzuar nga një student i teologjisë se ka provuar ta joshë atë. Studenti publikoi një regjistrim të bisedës në internet, por abati e ka mohuar akuzën dhe ka thënë se do ta provojë pafajësinë në një gjykatë laike.

Patriarku Daniel i Kishës Ortodokse Rumune kërkoi publikisht falje më 28 korrik për “shqetësimin” e krijuar nga skandalet tek besimtarët ortodoksë në Rumani.

5 komente në “Kisha Ortodokse në Rumani përfshihet nga skandalet seksuale”

  1. Laveri says:

    Po hapet rende dhe daullja ortodhjakse, prisni se shume histori do degjojme edhe per hiresine e tij Janulle

  2. PO,PO says:

    Nuk cuditet askush nga keto skandale . Ka kohe , qe ngjarje te tilla , nuk perbejne
    lajm , sepse nuk jane ndonje gje e rralle ! Kisha greke , por edhe ajo latine , jane bere
    qesharake ne syte e gjithe botes , ne saje te skandaleve te tilla te perditeshme !
    Janullatosit ndoshta s`i punon “cekici” , por “daullja” me siguri i punon !

  3. Xboom says:

    Po pse or skandale, janë gjera normale per orthodhiakët.

  4. nje lexues i zakonshem says:

    E megjithate , as ortodokset e as katoliket , nuk jane fabrike terroristesh e kamikazesh , qe te dalin ne rruge e te masakrojne njerez te rastesishem e te pafajshem . Ju myslot , duhet t’a kyçni gojen , se nuk kini fytyre te merreni me fete e tjera , jine te dhjere e te menderosur nga koka ne kembet me fene tuaj te vrasjeve , masakrave e tmerreve , qe beni çdo dite ne çdo cep te botes . Madje kur nuk kini se cilin te vrisni nga besimet e tjera , hidhni ne ere xhamite , kur njerzit jane me bythe perpjete duke u falur (shiitet kunder suniteve dhe sunitet kunder shiiteve ) . Vazhdoni derisa te shuheni plotesisht , se njerezimit nuk i hyni ne pune , perkundrazi , kushedi sa perpara do te ishte bota , pa ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje